Panorama (Albania)

Zija Çela, në Panair me “Lavjerrësi i qytetit”: Këtu më solli mirënjohja

Grida Duma: Jemi në një moment të errët, Zija ka arritur ta përshkruaj­ë në mënyrë të përsosur se si është kjo errësirë

- ANILA DEDAJ

Në Panairin e Librit "Tirana 2019", në stendën e "Toenës", ndërsa promovohet vepra më e fundit e Zija Çelës, një grumbull i madh njerëzish presin me padurim të firmosin librin e të shkëmbejnë dy fjalë me autorin.

Shkrimtari dhe politikani Nakim Dokle, i cili së bashku me Grida Dumën do të tregojnë për lexuesit përshtypje­t e tyre rreth veprës, por edhe mirënjohje­n ndaj një prej autorëve më të dashur shqiptar, për ta përshkruar këtë moment sjell në vëmendje takimin e famshëm të Gabriel Garsia Markez me Ernest Heminguejn( 1957), kur Markez ishte vetëm 28 vjeç e sapo kishte botuar novelën e parë. Për të do ishte e vetmja herë që do ta takonte shkrimtari­n, të cilin e adhuronte. "Ndërsa ne jemi mbledhur për të promovuar romanin e kësaj stine letrare të mjeshtrit të prozës shqipe, Zija Çela. E theksoj, roman i kësaj stine, por jo i fundit, sepse e di se kur Zija nënshkruan autografe për librin e sapobotuar, mendon ose ka filluar romanin e ri. Nuk mund të ndodhë ndryshe, sepse Zija Çelës letërsia i rrjedh në gjak", thotë Dokle. Të tillë vlerësim për letërsinë e Çelës ka edhe kolegu i tij, akademiku Mehmet Kraja, i cili ka shkruar gjithashtu edhe parathënie­n e librit. "' Lavjerrësi i qytetit' sjell një dramë me konotacion universal, e krijuar nga ligësitë dhe vanitetet njerëzore, kur e mira dhe e keqja ndërrojnë vendet, kur vesi ia zë vendin virtytit, kur e pandershmj­a ngrihet mbi të ndershmen, në një shoqëri ku vlerat morale këmbehen me pasionet e ulëta, duke humbur çdo masë për të identifiku­ar të drejtën dhe të vërtetën", shkruan akademiku. Vlerësimin që paraprin romanin e ri të Zija Çelës, shkrimtari Mehmet Kraja nuk mundi t'ia rrëfejë vetë publikut gjatë promovimit në këtë Panair, për shkak të ndarjes së parakohshm­e nga jeta të vajzës së tij, Arzanës. Kjo ngjarje e hidhur thërret në kujtesë largimin fizik të djalit të shkrimtari­t shkodran, 13 vite më parë. "Unë e di që ju menjëherë bëni analogji me fatin tim, por duhet ditur se jeta e tillë është: Me gjasë, dhimbja mbetet gjithmonë e re, edhe pse vdekja është shumë e vjetër", u shpreh Çela, duke i shprehur ngushëllim­et mikut të tij... E ndonëse vuajtja ngre kokë në vështrimin e mjegulluar e zëri i dridhet kur flet për Arzanën 38- vjeçare, Zija Çela përcjell në fjalët e tij, ashtu si edhe në vepër, fisnikërin­ë, e mban si qëllim parësor humaniteti­n. "Në fakt, ky është romani im i dytë, është një botim postum... Unë reshta së qeni e megjithatë, ja ku jam! Kadareja e ka sanksionua­r ringjallje­n, që është edhe në kulturën tonë popullore, përmes motivit të besës (" Kush e solli Doruntinën?") si forcë nxitëse. Sot, në kuptimin metaforik "Kush e solli Zija Çelën këtu", ka një motiv më tepër..., është mirënjohja", u shpreh letrari mes emocionesh. Të tilla vlera njerëzore, vërshime dhimbjesh të shndërruar­a në forcë e letërsi elitare ia njeh Zija Çelës edhe politikani­a e autorja Grida Duma. "Unë besoj se ka një pakicë njerëzish, të cilëve u jepen sprova e vuajtje njerëzore, që nuk i meritojnë personalis­ht. Unë besoj se arsyeja se pse kjo ndodh fshihet te një mision më i madh sesa vetë ata. Është biblike, por edhe më shumë se aq, unë besoj se Zija Çela ka vuajtur në vetvete për të na treguar neve, për të lënë një trashëgimi të fisnikëris­ë së lartë të ndjenjës humane përmes të shkruarit. Të humbësh për të dhënë, me siguri ky mision nuk është zgjedhje, por pa dyshim është zgjedhje të vazhdosh, të dish të vazhdosh të shkruash. Shumë njerëz humbin në jetë, shumë njerëz gjenden përballë vendimit të fortë: Nëse mund të jenë të ndriçuar për të ardhmen, apo të errësuar nga dhimbja. Mirënjohja që unë kam për veprën e Zija Çelës, është se ai është i ndriçuar nga dhimbja, na jep neve ndriçim pas dhimbjes së vetë. Dhe kjo ndodh shumë rrallë në Shqipërinë tonë", thotë Duma.

"' LAVJERRËSI' S'KA NJË PROGNOZË MBARIMI"

Për Grida Dumën, romanet e Zija Çelës nuk janë romane që tregojnë ngjarje, pasi e tejkalojnë këtë kufi letrar e shndërrohe­n në romane- ide. Ndërkaq, Duma u sjell dashamirës­ve në vëmendje një frazë të romanit "Lavjerrësi i qytetit", që e shtjellon më shumë arsyetimin e saj: "Dhe ishte shumë shpejt t'i thosha vetes: Prit o kalorës, je vetëm në fillimin e fillimeve, vetja s'ta rrok diagnozën dhe prognozën e mbarimeve".

"Unë mbeta aty në një moment, por mandej kuptova se i gjithë romani nuk ka një prognozë mbarimi dhe kjo është e vetmja frymëmarrj­e. Edhe pse e gjithë vepra përçohet nga një diagnozë e momentit të errët të vlerave të shoqërisë shqiptare. Jemi në një moment të errët dhe Zija ka arritur ta përshkruaj­ë në mënyrë të përsosur se si është kjo errësirë", shton më tej Duma.

 ??  ?? Gjatë promovimit të romanit “Lavjerrësi i qytetit”
Gjatë promovimit të romanit “Lavjerrësi i qytetit”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania