Panorama (Albania)

Amnistia, përfitimi për shtëpitë para e pas ‘ 93

Ç’ndodh me vlerësimin e apartament­eve para dhe pas 93 ‘ me miratimin e amnistisë fiskale. Si ndryshon llogaritja e rivlerësim­it dhe sa mund të përfitohet

- TIRANE

Ndonëse ende nuk ka një draft paraprak mbi vlerën që do të ketë detyrimi tatimor, pra nëse rivlerësim­i do të bëhet me 2 apo me 3 për qind, ajo që dihet dhe që mund të thuhet me siguri është se nga 1 janari do të nisin efektet e amnistisë.

Ashtu si edhe në 2017, ligji i ri për rivlerësim­in e pasurive të paluajtshm­e pritet të ulë detyrimin tatimor nga 15 për qind që është aktualisht, në 2 për qind. Rivlerësim­i i shtëpive është mundësi për të gjithë ata, që duan ta sjellin pasurinë në vlerat reale të saj për ta shitur më pas. Kjo, sepse në momentin e shitjes vlera e detyrimit tatimor reduktohet me disa herë më pak. Ministria e Financave është duke punuar për hartimin e draftit dhe ende nuk dihet nëse do të përfshihen në amnisti bizneset, dyqanet, garazhet.

SHEMBUJT Gazeta ilustron sot përmes shembujve se si do të llogaritet detyrimi tatimor për ato familje, që duan të rivlerësoj­në banesën. Si bazë për rivlerësim­in e shtëpive të para ' 90 dhe për apartament­et e reja do të shërbejnë çmimet fiskale, që aplikohen për zonën kadastrale, në të cilën ndodhet objekti. Nga shumëzimi i kësaj vlere me sipërfaqen del edhe vlera e sotme e banesës. Për shtëpitë e para ' 90- ës ka një specifikë. Për shkak të amortizimi­t, duke qenë se kanë kaluar gati tri dekada, nga shuma zbritet 30 për qind. Pra, vlera reale është 70 për qind e vlerës së dalë nga shumëzimi i sipërfaqes me çmimin fiskal minimal, që aplikohet për metër katror.

AMNISTIA Pas viteve ' 90 janë ndërmarrë 3 amnisti për rivlerësim­in e shtëpive dhe trojeve. Qeveritë, përveçse si një mënyrë për të nxitur qytetarët dhe bizneset të deklarojnë çmimet reale të pasurisë së tyre, e kanë parë edhe si mekanizëm për të arkëtuar para. Ministrja e Financave, Anila Denaj, tha se prej saj parashikoh­en të arkëtohen 4 miliardë lekë ose rreth 40 milionë dollarë. Denaj shtoi po ashtu se efektet e amnistisë do të nisin në 1 janar dhe do të zgjasin deri në muajin shtator të vitit të ardhshëm. Por pavarësish­t amnistive të ndërmarra, ajo që vihet re është se çmimet e shtëpive dhe pronave në Kadastër vazhdojnë të jenë shumë të ulëta, kjo sepse pronat e para vitit ' 92 u privatizua­n me vlera shumë të ulëta dhe nuk u rivlerësua­n. Po ashtu, qytetarët me vetëdije i kanë deklaruar shtëpitë më pak në raport me vlerën reale që kanë, me qëllim uljen e detyrimit tatimor. Nëpërmjet rikthimit të kësaj nisme synohet që të gjithë qytetarët të kenë mundësi të përditësoj­në vlerat e pronave të tyre në Kadastër me vlerat reale të tregut, si një mundësi për të ulur edhe detyrimin tatimor në momentin e transaksio­nit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania