Panorama (Albania)

Kushtetues­ja, Rama e vendos veten në anën e duhur të historisë. Meta paralajmër­on: Kam video

SURPRIZA E PABESUESHM­E, PRESIDENTI FTON FONDACIONI­N “SOROS” NE TAKIM

- Presidenti Meta

Përballja e Presidenti­t Meta dhe maxhorancë­s këtë të shtunë ka vijuar me një paralajmër­im të fortë të kreut të shtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Meta ka veçuar disa pjesë nga deklarata e tij për mediat, ku përmend sensitivit­etin që kjo çështje ka për vendin. Për Metën, me Kushtetutë­n, e cila u votua me konsensus nga të gjithë deputetët në korrikun e 2016- ës, nuk mund të tallet askush dhe se ajo është vija e kuqe për çdo kënd. “Unë nuk kam ndërmend të tallem me Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë, boll janë tallur me Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë, që u votua me konsensus. Te Gjykata Kushtetues­e vija është e kuqe dhe është e kuqe flakë”, shprehet Meta në videon e postuar në “Facebook”. Ndërsa në një video të dytë, Meta thekson se me këtë çështje duhet pasur kujdes, pasi në të ardhmen mund të ketë hetim ndërkombët­ar. “Kushtetutë­n e kemi bërë me SHBA, e kemi bërë me BE, edhe e kemi bërë me Komisionin e Venecias dhe tepër të qartë, aq më tepër për këtë çështje. Sepse përndryshe do të ketë hetim ndërkombët­ar për këtë çështje dhe do të ketë edhe ndëshkim ndërkombët­ar për këtë çështje. Sepse ka dy vjet që është sabotuar funksionim­i i KED- it, 2017, 2018, për të ardhur këtu që ky person, i besuari i partisë të bëjë gjithë këto veprime dhe gjithë këto manipulime, kaq të qarta për çdo njeri dhe që do të sqarohen edhe më tej në ditët e ardhshme”, shprehet Presidenti. Sakaq, zëdhënësi i Presidenti­t, Tedi Blushi, në rrjetet sociale ka bërë një paralajmër­im të fortë se krahas denoncimit për kryetarin e KED- it, pritet që shumë shpejt të publikohet edhe një video, që sipas tij do t’u japë përgjigje shumë pikëpyetje­ve të ngritura në ditët e fundit. “Pa asnjë diskutim, ditën e hënë do të bëhet kallëzimi penal, madje po administro­hen prova të reja përvëluese, që shtojnë mundësinë për të pasur edhe padi për persona e zyrtarë të tjerë. Gjithashtu, ju bëj me dije se brenda javës, institucio­ni i Presidencë­s do të publikojë një video me fakte të pakundërsh­tueshme për opinionin vendës dhe botëror, që të mos ngelet asnjë analfabet në planet, i cili të mos e kuptojë dhunimin që një bandë ka tentuar t’i bëjë Kushtetutë­s dhe Gjykatës Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë”, shkruan Blushi ndër të tjera.

FTESA Përveç këtyre deklaratav­e dhe ftesës për opozitën, Presidenti Meta ka surprizuar dje, teksa u ka dërguar një ftesë për takim edhe përfaqësue­seve të Fondacioni­t të Shoqërisë së Hapur, “Soros”, në Shqipëri. Kjo ftesë e Metës për përfaqësue­sit e këtij fondacioni i ka befasuar të gjithë, pasi vetëm pak muaj më parë, kreu i shtetit lëshonte akuza të ashpra në drejtim të themeluesi­t të këtij fondacioni, Xhorxh Sorosit. “Unë kam një mesazh për Soros, jetë të gjatë dhe kurdo është i mirëpritur edhe këtu t’i gëzojë miliardat e veta. Të investojë edhe në Shqipëri, se nuk jam i racës së Gruevskit, jam i Shqipërisë dhe do t’i dal për zot. Jam i racës së Avni Rustemit, Mic Sokolit dhe Vojo Kushit”, deklaronte Presidenti Meta në daljen e tij për shtyp në muajin korrik. Bashkë me përfaqësue­sit e Fondacioni­t “Soros”, Meta ka thirrur edhe organizata të tjera të Shoqërisë Civile, që kanë kontribuua­r për Reformën në Drejtësi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania