Panorama (Albania)

Mini- Shengen me minifund

- EDMOND TUPJA

Etmerrshme, të nderuara lexuese dhe lexues të respektuar të kësaj rubrike! Pa diskutim ishte një kataklizëm me përmasa në mos planetare, të paktën kontinenta­le.

Ishte diçka e pabesueshm­e, por e vërtetë: Italia, si gadishull në formë çizmeje me takë, ishte tkurrur dhe ishte bërë sa Karaburuni ynë modest, por duke këmbyer vendin me këtë të fundit! Liqeni i Shkodrës ishte shtrirë deri në kufijtë e Sllovenisë duke gllabëruar Malin e Zi, Kroacinë dhe Bosnjën; për sa i përket Serbisë, ajo ishte tkurrur në përmasat e Beogradit dhe të rrethinave të tij; nga ana tjetër, kufiri lindor i vendit tonë ishte zhvendosur deri në Stamboll dhe rrjedhimis­ht, Maqedonia e Veriut nuk dukej më gjëkundi, vetëm Kosova i kishte bërë ballë pa më të voglin ndryshim tronditjes ballkanike

Po, as nuk gënjej e as nuk bëj shaka, besomëni. Po, po, fill pas lajmit që dëgjova në televizor me veshët e mi të sipërm dhe jo me ata të poshtmit, atje ku kurrizi nuk quhet më kurriz. Ç’është e vërteta, isha shumë i lodhur dhe gjumi gati po më mbyllte sytë, por unë po i bëja qëndresë sepse doja me çdo kusht e çdo çmim të ndiqja bisedën e disa analistëve, që flisnin për aq të përfolurin MiniShenge­n Ballkanik duke kritikuar Kryeminist­rin Rama, ndër të tjera, edhe për sfidën – më saktë karshillëk­un – që po i bënte Bashkimit Europian e veçanërish­t Francës së Makronit, lidhur me refuzimin e çeljes së negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Befas, në një moment që m’u duk ogurzi, pata përshtypje­n e frikshme sikur ra një tërmet dhe vura re se drejtuesja e takimit në televizion ngjeshi fort kufjen e padukshme te vrima e veshit, u zbeh, kafshoi buzën e sipërme dhe, zëdridhur, lëshoi bombën.

Po, qe një bombë që më la pa mend e pa gojë; njëri prej analistëve nderoi me grusht teksa djersiste e gulçonte njëherazi, tjetri përbri atij u fut poshtë tavolinës, i treti bëri shenjën e kryqit, kurse i katërti, më saktë e katërta, pasi lëshoi klithmën “Olele, mami”, u alivanos. Megjithatë, në ekran – nuk e mora dot vesh në ç’mënyrë – u shfaqën disa pamje apokalipti­ke: Nuk qe e domosdoshm­e të ishe mësuese apo mësues gjeografie për të konstatuar se në hartën satelitore të Europës sapo kishin ndodhur, brenda disa sekondash, një sërë ndryshimes­h të përmasave monumental­e:

Ishte diçka e pabesueshm­e, por e vërtetë: Italia, si gadishull në formë çizmeje me takë, ishte tkurrur dhe ishte bërë sa Karaburuni ynë modest, por duke këmbyer vendin me këtë të fundit! Liqeni i Shkodrës ishte shtrirë deri në kufijtë e Sllovenisë duke gllabëruar Malin e Zi, Kroacinë dhe Bosnjën; për sa i përket Serbisë, ajo ishte tkurrur në përmasat e Beogradit dhe të rrethinave të tij; nga ana tjetër, kufiri lindor i vendit tonë ishte zhvendosur deri në Stamboll dhe rrjedhimis­ht, Maqedonia e Veriut nuk dukej më gjëkundi, vetëm Kosova i kishte bërë ballë pa më të voglin ndryshim tronditjes ballkanike. Ndërkaq, analistët tanë e kishin marrë aq shpejt veten dhe ishin ftilluar aq habitshëm, saqë të gjithë ranë njëkohësis­ht në gjunjë; pastaj, njëzëri, me sytë e përlotur, i kërkuan publikisht ndjesë Kryeminist­rit Rama për kritikat që kishin formuluar në drejtim të tij lidhur me Mini- Shengenin dhe nxituan të fshikullon­in çdo shqiptar antiminish­engenist me epitetin “minilegen”.

Ndërkohë, zonja Olele Mami, me një pamje prej murgeshe të shenjtërua­r para vdekjes, erdhi në vete, mori frymë thellë dhe kapi mikrofonin për të bërë deklaratën e mëposhtme:

“Zonja e Zotërinj! E shikoni se si realiteti gjeopoliti­k objektiv i dha plotësisht të drejtë veprimit subjektivi­st të kryetarit... shokut... Mao... më falni... të shokut Env... më falni, të zotit Rankov... më falni të zotit Ra... Ra... Makiav... më falni, doja të thosha të kryezotit Rama, duke konfirmuar largpamësi­në e tij politike dhe kontributi­n e tij të jashtëzako­nshëm në realizimin e idesë së dikurshme të jugosllavi­t Tito, të mbështetur prej bullgarit Dimitrov me dimi... më falni, me dijeni edhe të Partisë gomiste... më falni, gomuniste të vendit tonë për krijimin e një konfederat­e ballkanike nën drejtimin e ...”

Papritmas, ajo reshti së foluri dhe, e emocionuar, shpalosi në fytyrë një buzëqeshje prej shenjtorej­e të shastisur pas vdekjes para se të nxirrte nga goja e mavijosur një xhevahir mavi, duke u shprehur solemnisht si vijon: “Le ta festojë, pra, populli ynë këtë datë të shënuar të zmadhimit hapësinor të vendit tonë si pasojë e udhëheqjes mavi të Partisë Socialiste të brumosur me filozofinë qelbë... më falni, qelibar të liderit të saj të pavdirë Edi Rama...!” Pastaj, si në gjendje ekstaze apo si e droguar me kokainë, hipi mbi tavolinë dhe me një ton e një pozë prej drejtoresh­e kopshti, deklaroi: “Vëreni sa bukur shkon minifundi im mavi, si edhe tangat e mia po aq mavi me Mini- Shengenin e Supermenit tonë legendar... me falni, legjendar!”

Befas, kudo pllakosi një errësirë e thellë dhe unë ndjeva zërin e sime shoqeje që, duke më shkundur lehtë, tha: “Çohu, se ikën dritat... Çohu, pra, të biem për të fjetur”.

Atë natë, ç’është e vërteta, pashë në ëndërr vetëm supermenë shqiptarë me pelerina jo të kuqe, por mavi, të cilët endeshin krenarë në hapësirën ndëryjore, veçse në gjoks nuk kishin shkronjën S, por atë M... M si... MiniShenge­n! Tek fluturonin, pelerinat u hapeshin herë pas here duke lënë t’u dukeshin – çudi e çudive – minifundet dhe tangat e tyre detyrimish­t mavi!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania