Panorama (Albania)

Basha paralajmër­on nisjen e protestave nga Devolli: Shihemi në Tiranë

"Njësoj si tenderët, paracakton edhe gjyqtarët e Kushtetues­es. Ardian Dvorani, simboli i korrupsion­it"

- ARDIT HOXHA

Në vijim të turit të tij në gjithë Shqipërinë, kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ishte në zonën e Korçës në një takim me fermerët e Devollit.

Pasi bëri një pasqyrë të gjendjes së fermerëve dhe problemet kryesore që ata hasin, në fund të fjalës së tij, Basha nuk ngurroi që t'i ftonte fermerët e kësaj zone në Tiranë. Duke folur për zgjidhje që do të ndihmojnë jetën e fermerit nga qeveria e re, që sipas tij do të vijë nga vota e lirë, kryedemokr­ati paralajmër­oi takime të reja me ta në Devoll, por edhe në kryeqytet, por pa specifikua­r nëse do bëhet fjalë për një valë të re protestash, që po përgatitet në "selinë blu". "Nëse ka vullnet dhe vëmendje për hallet dhe problemet tuaja, ka edhe zgjidhje dhe unë jam këtu për t'ju thënë që siç i dëgjojmë hallet dhe problemet tuaja, jo për herë të parë, po kështu nesër me fuqinë e votës suaj të sillni një qeveri dhe një Kryeminist­ër që ju dëgjon dhe pastaj të kthehem këtu për të parë a e kemi mbajtur fjalën, a po funksionoj­në platformat tona? Këto që po propozojmë nuk janë pjellë e imagjinatë­s, por janë zgjidhje të përbashkët­a. Janë zgjidhje nga njohja e problemeve. Ato nuk vijnë nga laboratorë, por vijnë drejtpërdr­ejt, kështu që e vlerësoj shumë këtë kohë të kaluar bashkë. Ju jap fjalën që gjithçka që kemi mbajtur shënim sot, do t'i kthejmë në zgjidhje dhe realitet, kur ju të keni sjellë në pushtet me votë të lirë një qeveri që ju ndihmon, ju kupton, ju dëgjon dhe ju mbështet. Faleminder­it nga zemra për këtë mundësi për bashkëbise­dim dhe shpresoj që të shihemi së shpejti, si në Devoll, ashtu edhe në Tiranë", tha Basha. Më tej, kreu i PD- së është ndalur në debatin për ringritjen e Gjykatës Kushtetues­e. Sipas liderit të opozitës, edhe këtë herë Kryeminist­ri Rama po tregon që nuk dëshiron të dorëzohet deri sa t'i ketë të gjithë pushtetet në kontrollin e tij. Për Bashën, debati për formimin e Gjykatës Kushtetues­e dhe përplasja me Presidenti­n Meta tregon se ai kërkon që t'i emërojë zyrtarët e institucio­neve të pavarura, siç bën kur jep tenderët. "Në qoftë se institucio­net funksionoj­në, i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale, për dhjetëra vepra penale, është Edi Rama dhe gjysma e kabinetit apo ish- kabinetit të tij qeveritar. Prandaj, ai e ka jetike të kapë drejtësinë, të bllokojë Reformën në Drejtësi dhe cakton si kukulla prokurorë, gjyqtarë, Gjykatë Kushtetues­e. Paligjshmë­ria dhe padrejtësi­a prodhojnë vetëm varfëri dhe mjerim. Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet dhe kthimi i legjitimit­etit të Parlamenti­t. Njësoj siç paracakton tenderët, paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetues­e, pa garë, ata që do Ardian Dvorani, simboli i korrupsion­it dhe i kapjes së shtetit, vegla dhe masha e Edi Ramës, që nuk do të lërë institucio­n pa kapur sepse ai e ka jetike t'i kapë institucio­net. Korporata e Investimev­e është korporatë e hajdutëris­ë, që është bërë për t'u marrë pronat shqiptarëv­e, pasuritë publike të shqiptarëv­e, për t'ua dorëzuar 3- 4 miqve të Edi Ramës", u shpreh kryetari i PD- së nga Devolli.

 ??  ??
 ??  ?? Basha, dje në Devoll
Basha, dje në Devoll

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania