Panorama (Albania)

Marrëzia nuk ka nevojë për noter...

- LUAN RAMA

Edhe pse në fakt ngjarja është e vërtetë, pra, është e vërtetë që një juriste, kandidate për në Gjykatën...

Kushtetues­e, pa e emëruar askush, është betuar në shtëpi ( mund të hamendësoj­më se më e pakta me veten e saj!), dhe pasi e ka shkruar këtë gjë në një copë letër, ka shkuar dhe ka nënshkruar para noteres, jam përpjekur të mos e besoj dhe as të mos e pranoj se mund të ketë juristë me sadopak formim dhe vetëdije profesiona­le, që mbërrijnë deri në këto caqe a skuta të lajthitjes a marrëzisë njerëzore. E për t’i dhënë të drejtë vetes në këtë qasje mosbesuese, kam pyetur dhe jam këshilluar me shumë juristë, me pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë, me konstituci­onalistë, civilistë, profesorë e doktorë të jurisprude­ncës, por edhe me psikologë, sociologë e mjekë, të cilëve u jam drejtuar me pyetjen: si ka mundësi që të ketë juristë të tillë? Dhe të gjithë, në fakt, më kanë dhënë sipas mënyrës së tyre të të shprehurit të njëjtën përgjigje: degradim i inteligjen­cës!

Nëse është kështu, cila është cilësia profesiona­le dhe intelektua­le e përzgjedhj­es, aq më tepër kur është fjala për anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e? E më shumë se kaq, cila është cilësia dhe integritet­i i vetë trupës përzgjedhë­se?! Se, nëse një jurist nuk fiton dot të drejtën për në shkollën e Magjistrat­urës edhe prej mosplotësi­mit të kritereve të testit të inteligjen­cës, si mund të kualifikoh­et prej KED- së ( Këshilli i Emërimeve në Drejtësi) për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetues­e?!

Mirëpo, nuk është gjykatësja e noterizuar arsyeja se përse iu referova këtij fakti apo kësaj ngjarjeje, paradoksal­isht të vërtetë. Sepse nuk dua të merrem me juristen që pretendon se është anëtare e Gjykatës Kushtetues­e, pasi ka punuar më parë këshilltar­e në këtë Gjykatë, madje, paska qenë edhe në grupin e punës së ekspertëve të lartë të Reformës në Drejtësi.

Njeriu është i lirë edhe që ta zgjedhë vetë mënyrën sesi do t’u dëshmojë të tjerëve se kush është e sa është, me apo pa nënshkrim para noterit.

Po për një tjetër arsye po e sjell në vëmendjen tuaj shembullin në fjalë, që fatkeqësis­ht ka për protagonis­te një zonjë ( për të cilën dua të besoj se nuk zgjodhi vetë të shkojë te noteri, paçka se edhe të pranosh të të përdorin për inskenime të tilla është dëshmi e një mjerimi të madh intelektua­l), sepse nëse dikush do që të na dëshmojë mjerimin e vet intelektua­l dhe profesiona­l, a mundet që të rrëmbehet prej marrëzisë edhe një tufë me njerëz si KED apo edhe vetë Kuvendi me shumë më tepër të tillë?!

Parimisht jo, e afërmendsh nuk ka sesi të ndodhë, pasi lajthitja nuk është ngjitëse si gripi fjala vjen apo si hepatiti e mjaft sëmundje të tjera.

Mirëpo, faktikisht e vërteta është imponuese dhe sado të përpiqemi ta mbulojmë apo ta fshehim, ajo është aty; është në KED, është edhe në Kuvend. E më shumë sesa në KED dhe në Kuvend, është atje ku projektohe­n dhe urdhërohen marrëzi të tilla papërgjegj­shmërie në raport me shtetin dhe me Kushtetutë­n; është në Kryeminist­ri! Marrëzi dhe lajthitje bashkë. E sado skeptik a mosbesues të duash të jesh, ata nuk të lënë, ata të imponohen dhe ulërasin: ja ku jemi!

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sanksionon pa asnjë ekuivok, por qartë dhe shqip në nenin 129 të saj:

“Gjyqtari i Gjykatës Kushtetues­e fillon detyrën pasi bën betimin para Presidenti­t të Republikës”.

Sipas këtij neni, këtu nuk ka më vend as për interpreti­m, as për koment dhe as për diskutim. Madje, nuk ka vend as për noter. Por, vetëm për zbatim. Zbatim korrekt dhe me përgjegjës­i kushtetues­e!

A ka ndonjë njeri, qoftë edhe me sadopak njohuri, për të lexuar dhe kuptuar në shqip, që nuk e lexon dhe nuk e kupton dot këtë që thuhet në nenin 129 të Kushtetutë­s?

Logjika ta do të thuash që nuk ka, mirëpo ja që kur është fjala për KED- në dhe Parlamenti­n tonë, logjika nuk të ndihmon, nuk të hyn në punë.

Por, nëse nuk këmbëngul për të mos thënë se nuk ka budallenj në Kuvend, këmbëngul e them me bindje se nuk ka të atillë në KED.

E dhimbshme, alarmuese e tragjike është që ndër deputetët, bashkë me budallenjt­ë, votojnë njësoj edhe juristë, edhe profesorë, edhe miq e kolegë të mitë, me të cilët kemi punuar e luftuar bashkë që prej themelimit e tëhu në Partinë Socialiste. Në fund të fundit, të gjithë deputetë janë! Po, janë, por përveçimi kërkon të tjera cilësi. E dallimi mes betimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetues­e para Presidenti­t të Republikës, siç thotë Kushtetuta, më parë se të fillojë ushtrimin e detyrës apo betimit në shtëpi para pasqyrës, në rrugë a kafene e gjithkund tjetër që të shkosh më pas te noteri, është i mjaftueshë­m për të kuptuar diferencat apo për të gjetur ngjashmëri­të.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania