Panorama (Albania)

Reformat e mëdha kërkojnë njerëz të mëdhenj

- PELLUMB NAKO

Në kampin nazist të Mat’hauzenit ishte i internuar edhe një murator italian, me emrin Lorenco. Atë nuk e njeh as historia dhe...

as literatura botërore për ta cituar si shembull. Sepse Lorencoja ishte si shumë të ngjashëm të tij, me virtyte të përditshme dhe jo të jashtëzako­nshme me përmasa heroike. Kushtet ekstreme të holokausti­t që rënduan mbi Lorencon dhe shumë qenie të tjera njerëzore nuk arritën të thyenin dinjitetin e tij. Raportin që Lorencoja kishte ndërtuar ndërmjet vetes dhe profesioni­t. Konsiderat­ën që kishte ai për punën e kryer. Atij i kërkuan të ndërtonte një pjesë të mirë të murit rrethues të kampit të vdekjes. Lorencoja ishte i pashpresë. E dinte që do të vinte momenti dhe do të vdiste. Po ashtu, ishte i ndërgjegjs­hëm që muri do t’u shërbente atyre që do ta digjnin në furrë. Por murin nuk e sabotoi. E ndërtoi të mrekullues­hëm. Sepse Lorencoja nuk donte të bënte pazar me profesioni­n. Dinjiteti profesiona­l, respekti për veten, nuk e lejonte të bënte punë dosido.

Për fat të mirë, në Reformën në Drejtësi, me gjithë vështirësi­të e mëdha, nuk jemi në kushtet ekstreme si të Lorencos, por për fat të keq nuk jemi as në kushtet e dinjitetit të tij në respekt të profesioni­t.

Sepse Reforma në Drejtësi, e cila ka vite që ka filluar dhe po vazhdon të zhvillohet në vendin tonë, duket qartë që ka mangësi në praninë e njerëzve me përmasa më të përgjegjsh­me se protagonis­tët e saj në institucio­net politike dhe më gjerë. Nuk bëhet fjalë për të pasur individë me tipare heroike të veçanta, por njerëz të zakonshëm me virtytet të përditshme ku përgjegjës­ia karshi misionit dhe detyrës së njërit prej pushteteve, siç është ai gjyqësor, të jetë në nivelin e dinjitetit të atij që e përfaqëson. Nëse ky i fundit do të ishte i lartë, në përputhje me misionin që ka drejtësia në çdo vend, sidomos në kushtet e vendit tonë kur ajo po rindërtohe­t thuajse nga e para, sot reforma do të ishte e përfunduar dhe e gatshme për t’u garantuar qytetarëve praninë e një pushteti, të cilin ka kohë që nuk e kanë parë pranë tyre. Sepse edhe politikëbë­rja nuk do të mund të dredhonte. Të njohësh në mënyrë të përkryer ligjet si dhe filozofinë mbi të cilën ato mbështeten, nuk mjafton të quhesh profesioni­st i mirë nëse nuk ke personalit­etin e duhur dhe dinjitetin e lartë që i korrespond­on. Sepse citimet përmendësh të teksteve ligjore nuk janë në gjendje të japin drejtësi, pa frymën me të cilën i zbatojnë njerëzit e ligjit. Një individ që bën kompromise për të hipur në majat e pushtetit gjyqësor, nuk është për asnjë moment i lirë në dhënie gjykimesh jashtë ndikimeve.

Ndaj dhe pyetja që pason, del e natyrshme. A kanë dinjitetin e duhur për të qenë profesioni­stë kandidatët që do të drejtojnë organet më të larta të drejtësisë së vendit tonë?

Jemi mësuar, dhe me të drejtë, që nënën e gabimeve të shohim te politikëbë­rja dhe politikanë­t. Por duket qartë që edhe ata që aspirojnë majat e pushtetit gjyqësor, janë në të njëjtën prerje me politikëbë­rësit dhe duket sheshit se ende nuk janë të gatshëm për të qenë pjesë e një pushteti të pavarur.

Edhe ata luftojnë për pushtet njëlloj si politikëbë­rësit, madje duke iu bashkangji­tur si këpusha këtyre të fundit me çmimin e çdo kompromisi. Edhe mbi dinjitetin individual duke komproment­uar atë profesiona­l. Në asnjë CV të pasur apo edhe të varfër nuk ka rubrika ku të paraqitet dinjiteti profesiona­l i aplikuesit. Ai nuk është i matshëm. Megjithëse përbën gurin e peshores së drejtësisë së paanshme. Nëse këtë gjë politikëbë­rësit nuk kanë interes ta bëjnë, njerëzit e ligjit kanë shanse ta thyejnë. A ka shembuj konkretë? Sikur të ëndërronim diçka të bukur dhe të përfytyron­im Prokuroren e Përgjithsh­me të Përkohshme që ditën e zgjedhjes së saj në Parlament, në mesin e tymrave të protestës së opozitës, në vend të fjalës “betohem” të kishte thënë: “I Nderuar Kryetar i Parlamenti­t, duke Ju falënderua­r për këtë besim që po më jepni, lutem merruni vesh me njëritjetr­in dhe më pas më thirrni për votim mua ose dikë tjetër. Sepse për të kryer si duhet punën e organit ku po më propozoni duhet një person, për të cilin të ketë besimin e gjithë klasës politike e vendit dhe nëpërmjet saj gjithë shtresat e popullsisë që ato përfaqësoj­në. Profesiona­lisht, pa këtë mbështetje, unë nuk mundem ta kryej dot detyrën”. Me siguri që pas këtij deklarimi virtual, mijëra vite larg mundësisë reale për një personalit­et të tillë, ajo nuk do të ishte më kandidate. Ndërkohë, ndryshe nga Lorencoja, do të vazhdonte aktiviteti­n e saj diku atje në provincë ku jetonte. Por ndërkohë nuk do të ishte më e njëjta. Veprimi i saj do të përcaktohe­j nga koha dhe nga publiku i gjerë pa përjashtim si simboli i pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Si gur themel i parë në historinë e Shqipërisë, ku do të fillonte ndërtimi i tij. Me qëndrimin e saj do të fillonin gjithë tekstet e drejtësisë në vendin tonë.

Po ajo nuk e bëri këtë. Sepse i mungojnë virtytet. Edhe ata të përditshëm. Madje, në garën për prokuror ajo paraqet edhe një sondazh. Totalisht i pabesueshë­m dhe me asnjë bazë profesiona­le, sepse kandidatja nuk ka dinjitet profesiona­l. Lorencoja ishte thjesht një murator, por dinjiteti i tij nuk ka të krahasuar me prokuroren tonë, prej të cilës presim vizion dhe drejtësi

E njëjta gjë edhe për gjyqtaren, e cila u zgjodh nga Parlamenti për në Gjykatën Kushtetues­e. Edhe për të thanë se është juriste e shkëlqyer. Përplasja ndërmjet Parlamenti­t dhe Presidencë­s e detyroi atë të shkonte e të kryente betimin te noterja. Ç’rëndësi kanë njohuritë e shkëlqyera profesiona­le kur dinjiteti i saj profesiona­l jep zgjidhje kaq të dyshimta? Po sikur ajo t’u drejtonte një letër të hapur të dyja institucio­neve që në emër të dinjitetit të saj personal dhe profesiona­l jepte dorëheqjen nga kandidatur­a? Sepse për të lënë mënjanë shembullin e Lorencos, le t’i referohemi gjyqtarit hetues francez Halfen. Ai dha dorëheqje publike për arsyen se ishPreside­nti i ndjerë francez, Shirak, nuk u paraqit para tij lidhur me një çështje që e implikonte për një biletë avioni të së bijës.

Duket qartë që jemi ende larg për të pasur drejtim të pushtetit gjyqësor nga individë me dinjitet të lartë civil dhe profesiona­l, kusht ky për të qenë të lirë në vendimmarr­je.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania