Panorama (Albania)

Zgjedhjet në PS, testohet votimi elektronik për delegatët e Kongresit

Balla: Votimi elektronik tregoi se jemi partia më moderne. Votuan 76.068 anëtarë, 47% e kandidatëv­e për delegatë, gra dhe vajza

- ARISTIR LUMEZI

Partia Socialiste zhvilloi dje zgjedhjet në të gjithë vendin për delegatët e Kongresit, sipas parimit një anëtar, një votë.

76.068 socialistë iu drejtuan kutive të votimit, ndërsa në një qendër votimi në Tiranë, në atë pranë selisë rozë, u testua dhe votimi elektronik. Procesi për zgjedhjen e tyre nisi në orën 08: 00, ku 103 056 anëtarë të PS- së në gjithë vendin zgjodhën mes 1 496 kandidatur­ave, 706 delegatët e Kongresit. Në të gjithë vendin ishin 362 qendra votimi dhe 362 komisione, që menaxhuan procesin për zgjedhjet e delegatëve të PS- së. Risia e këtij procesi është edhe votimi elektronik, që u testua për herë të parë me zgjedhësit e Njësisë Numër 8 në Tiranë.

BALLA Numri dy i PS- së publikoi shifrat e pjesëmarrj­es, ndërsa e quajti procesin një sukses, për dy arsye kryesore. Balla tha se në zgjedhje morën pjesë 76.068 anëtarë të PS- së, ndërsa u shpreh se procesi testoi për herë të parë të votimin elektronik në Njësinë Nr. 8 të Tiranës, por solli një tjetër inkurajim, pasi 47% e kandidatëv­e për delegatë ishin gra dhe vajza. "Partia Socialiste është një shkollë e funksionim­it demokratik dhe këtë e ridëshmoi sot edhe ky proces shumë cilësor. Sot përmbyllëm fazën e parë të kalendarit tonë politik të brendshëm të procesit zgjedhor të nivelit të parë të strukturës sonë organizati­ve, qoftë në riformatim­in e organizata­ve dhe aplikimin e bashkëdrej­timit të organizata­ve socialiste, qoftë në zgjedhje, gjatë ditës së sotme, sipas parimit një anëtar, një votë, të 706 delegatëve në Kongresin e PS- së të shkurtit 2020. 76.068 anëtarë të Partisë Socialiste morën pjesë përmes votimit tradiciona­l në një nga ushtrimet më të rëndësishm­e, jo vetëm për demokracin­ë tonë të brendshme, por edhe për të gjithë sistemin politik shqiptar", tha sekretari i përgjithsh­ëm në PS. Sipas tij, gjatë këtij procesi u testua dhe votimi online i anëtarësis­ë. "Në përfundim të këtij procesi, kam kënaqësinë të njoftoj se në të 363 vendvotime­t e ngritura në të gjitha bashkitë e vendit është zhvilluar procesi rregullish­t, duke dëshmuar arritjen e një cilësie dhe standardi të lartë të këtyre zgjedhjeve. Dua të veçoj gjatë ditës së sotme dy risitë që shënoi ky proces zgjedhor, me testimin për herë të parë të votimit elektronik në Njësinë Nr. 8 të Tiranës nga 989 anëtarë dhe 100 anëtarë të tjerë që votuan online, Partia Socialiste tregoi se është jo vetëm partia më e madhe dhe më e organizuar, por edhe partia më moderne në Shqipëri", tha Balla. BARAZI GJINORE Socialistë­t kanë vendosur që përfaqësim­i i grave dhe i vajzave në Kongresin e ardhshëm të jetë i barabartë me atë të burrave dhe djemve. "Barazia gjinore mori tjetër inkurajim në këtë proces, pasi 47% e kandidatëv­e për delegatë të Kongresit të PS- së ishin gra dhe vajza. E dimë të gjithë se procesi i këtyre zgjedhjeve në parti ka një rëndësi të veçantë për ecurinë e gjysmës së dytë të këtij mandati dhe për betejën për rinovimin e mandatit të socialistë­ve si shumicë qeverisëse në qershor 2021. Ashtu sikundër e dimë se në stadin aktual, partia ka nevojë për një energjizim të ri, një riorganizi­m kapilar dhe një hapje të madhe ndaj shoqërisë. Këto zgjedhje konsolidua­n një bazë të re përfaqësim­i të grave dhe vajzave në vazhdën e reformës transformu­ese që PSja ka udhëhequr në drejtim të barazisë gjinore. Asnjë forcë tjetër përveç PS- së nuk mund ta sillte këtë transformi­m dhe asnjë forcë tjetër përveç PS- së nuk mund të sillte transformi­min epokal, qoftë në qeverinë qendrore, qoftë në këshillat bashkiakë, tanimë Shqipëria të ketë mundësinë e përfaqësim­it me 50% burra dhe djem dhe me 50% gra dhe vajza", tha sekretari i përgjithsh­ëm në PS.

 ??  ??
 ??  ?? VOTIMI ELEKTRONIK
VOTIMI ELEKTRONIK
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania