Panorama (Albania)

Rama: Jemi me SHBA e BE, Meta është edhe një herë tjetër në anën e gabuar të historisë

Kërcënim për shpërndarj­e të Kuvendit? Rama: Më kujton Xhike Qamilin, që thoshte sa të kem këtë e atë katund, nuk pyes për Francën dhe Anglinë

-

Kryeminist­ri Rama iu përgjigj dje akuzave të Presidenti­t Meta në lidhje me ngritjen dhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e.

I pyetur nga gazetarët rreth deklaratav­e të Presidenti­t, Rama tha se çdo gjë e ka bërë në një linjë me partnerët SHBA dhe BE, ndërsa qëndrimi i Presidenti­t sipas tij, tregon se nuk është në anën e duhur të historisë.

Zoti Rama, keni besim te votimi elektronik? Mendoni se do të jetë i implementu­eshëm për zgjedhjet e ardhshme?

Ne kemi përgatitur një proces të tërë përpara zgjedhjeve që kaluan, pra zgjedhjeve vendore shumë kohë përpara, për të qenë të gatshëm t’i përgjigjem­i pozitivish­t një kërkese të shumëpërsë­ritur e të shumëkëndu­ar, por pastaj të harruar, njësoj siç u harrua dhe himni kombëtar për votimin elektronik. Na ka rezultuar i mundshëm. Natyrisht, për ta shtrirë në të gjithë Shqipërinë do të duhej ta kishim pilotuar që në zgjedhjet që shkuan, por ju e dini historinë e zgjedhjeve që shkuan. Kështu që, mbetet për t’u parë në të ardhmen. Por është absolutish­t një votim i mundshëm. Nuk është online siç e dini, është offline, është mekanik dhe është i papenetrue­shëm nga forcat e errëta.

A keni ndonjë qëndrim për sa i përket reagimit të Gjykatës Kushtetues­e pas rezolutës së votuar dje në Parlament?

Do më lejoni t’ju rikonfirmo­j atë që thashë dhe dje. Ky është një konflikt i radhës, i shkaktuar nga një i njëjti burim konflikti, për të njëjtat arsye që dihen. Por unë nuk mendoj që ne duhet të përfshihem­i më tej në këtë konflikt dhe nuk mendoj që ky është një konflikt që mund të zgjidhet me beteja dhe me polemika në fushën e komunikimi­t, pasi natyrisht, njerëzit duan të tjera gjëra dhe unë dua që njerëzve t’u japim gjërat që ata duan, duke filluar nga data 25 nëntor, kur do të prezantoj platformën kundër KÇK- së, e cila nuk do të jetë një program, por do të jetë një paketë e tërë ligjore, mbi bazën e një ligji special kundër krimit të organizuar dhe të gjithë atyre që kanë kryer vrasje, kanë kryer akte të rënda përfshirje­je në trafiqe e kështu me radhë, për të cilët ka ardhur koha të japin disa llogari të pambyllura.

Për më tepër, sigurisht do t’ju jepet mundësia të mësoni se kur do të publikohet edhe ligji special, i cili do të çelë siparin e një lufte të panjohur më parë në territorin e Republikës së Shqipërisë kundër krimit të organizuar dhe atyre eksponentë­ve të krimit, që deri më sot ia kanë dalë të përdorin dhe të kenë në dispozicio­n pasuri të paligjshme.

Presidenti dje paralajmër­oi një padi për zotin Dvorani, për të cilin tha se nuk ka vepruar me kokën e tij për sa i përket mosdërgimi­t në të njëjtën ditë të emrave për Parlamenti­n dhe për Presidenti­n. Keni ndonjë koment për këtë? Dhe e dyta, për sa i përket Arta Vorpsit, e cila nuk figuroi dje në njoftimin e Gjykatës Kushtetues­e.

Mbase nuk më dëgjuat, ose mbase doni të dëgjoni atë që ju dëshironi, legjitime është edhe kjo, unë nuk dua që ne të përfshihem­i në këtë konflikt si dy palë që japin e marrin bam e bum për çështje, të cilat nga njëra anë janë shumë të qarta dhe nga ana tjetër janë çështje që tanimë duhet t’u përkasin proceseve legjitime dhe ligjore. Sepse gjithçka që ne mund të bënim nga ana jonë, e bëmë dhe përsëris, e kemi bërë të linjëzuar 100% me ata që janë mbështetës­it dhe garantët e Reformës në Drejtësi, partnerët tanë, SHBA dhe BE. Është një tjetër rast kur ne jemi në anën e duhur të historisë, ndërsa fatkeqësis­ht, Ilir Meta është edhe një herë tjetër në anën e gabuar të historisë.

Zoti Meta deklaroi dje se me një dekret mund të shpërndajë Parlamenti­n. Keni një koment?

Më kujton atë që ju kam thënë më parë, Xhike Qamilin, që thoshte sa të kem këtë e atë katund, nuk pyes për Francën dhe Anglinë.

Zoti Kryeminist­ër, a keni marrë ditët e fundit ndonjë mesazh kërcënues në telefonin tuaj? Ka një person të arrestuar nga Antiterror­i.

Nuk janë tema që më shqetësojn­ë dhe as tema që më interesojn­ë. Çka më shqetëson dhe më intereson, më besoni, është dhënia e një shtyse të re procesit qeverisës për një përfundim me sukses të këtij mandati, shtysë e cila fillon me ligjin special kundër të gjithë atyre që janë shpërndarë nëpër territore të caktuara dhe kujtojnë se llogaritë i kanë mbyllur, por llogaritë janë të hapura dhe tani është koha për të bërë llogaritë.

Llogaritë e çdo pasurie të vënë përmes veprimtari­ve kriminale. Kjo është ajo që më intereson.

Teksa PS është në proces riorganizi­mi, keni menduar të vendosni filtra në mënyrë që kandidatët tuaj për bashki të mos i kapë më ligji i dekriminal­izimit?

E kam thënë, e rithem, të gjitha virgjëresh­at që thonë të kundërtën u ngjajnë atyre përgjegjës­eve të shtëpive të qejfit që predikojnë moral, se kjo është një çështje që mund të zgjidhet vetëm përmes fuqizimit të ligjit në raport me individin, duke e kthyer vetëdeklar­imin e rremë në një vepër që dënohet dhe dënohet qartë, ashpër, drejtpërdr­ejt dhe nga ana tjetër, duke i çliruar të gjitha partitë politike nga kjo barrë për të lexuar mendjen e individëve, që në mënyrë të papërgje

Ky është një konflikt i radhës, i shkaktuar nga një i njëjti burim konflikti, për të njëjtat arsye që dihen. Por unë nuk mendoj që ne duhet të përfshihem­i më tej në këtë konflikt dhe nuk mendoj që ky është një konflikt që mund të zgjidhet me beteja dhe me polemika në fushën e komunikimi­t, pasi natyrisht, njerëzit duan të tjera gjëra dhe unë dua që njerëzve t’u japim gjërat që ata duan, duke filluar nga data 25 nëntor, kur do të prezantoj platformën kundër KÇK- së, e cila nuk do të jetë një program, por do të jetë një paketë e tërë ligjore

gjshme i shmangen së vërtetës kur vetëdeklar­ojnë, përmes një ndërhyrjej­e në ligj, që do t’u japë mundësi institucio­neve ligjzbatue­se të bëjnë verifikimi­n pasi partitë të çojnë listat e kandidatëv­e për t’u zgjedhur në një kohë më përpara sesa fillimi i fushatës, në mënyrë që kur të fillojë fushata, të gjitha listat të jenë të verifikuar­a nga agjencitë ligjzbatue­se. Partitë nuk kanë kapacitete për të bërë punën e Policisë apo të Prokuroris­ë. Nga ana tjetër, Policia dhe Prokuroria duhet të futen në këtë proces më parë. Kjo është e thjeshtë dhe e qartë. Kush pastaj predikon moral, jua thashë, është një shëmbëllty­rë njësoj si ato përgje- gjëset e shtëpive të qejfit, që te dera e shtëpisë predikonin virgjërinë e vashave, që ofronin brenda shërbime.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania