Panorama (Albania)

Veliaj: Në PS ka garë, forcë e gjallë aktive

"Sot qesh me ata që dje shanin stadiumin e sot kërkojnë bileta"

-

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh edhe anëtar i Kryesisë së PSsë, votoi dje pranë Njësisë 2 në kryeqytet, për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit të kësaj force politike. Pas votimit, përmes parimit "një anëtar, një votë", Veliaj dha një prononcim për mediat, ku theksoi se ky proces tregoi edhe një herë se PS është një organizëm aktiv, që lejon garën brenda vetes dhe që promovon më të mirët. "PS është një organizëm aktiv, që rigjeneroh­et, që lejon garën brenda vetes dhe që promovon më të mirët. Sot kemi lajme fantastike për PS- në e Tiranës: Jo vetëm një pjesëmarrj­e mbi 50% para mesditës, por nëse në shtëpi burri dhe gruaja ndajnë peshë të barabartë në vendimmarr­je dhe menaxhimin e asaj familje, ashtu edhe në familjen tonë politike, kemi burrat dhe gratë që do të kenë peshë të barabartë. Pra, është një ide fantastike e

Kryeminist­rit Rama, e votuar në Kryesinë e PS- së, që u jep mundësi të shkëlqyer të gjitha zonjave e zonjushave të partisë sonë që të afirmohen dhe të marrin realisht 50% të kontrollit të PS- së", tha Veliaj. Ai nënvizoi se është pikërisht gara e brendshme që e bën PSnë një forcë politike gjithmonë fituese. "Arsyeja pse PS fiton non stop në këtë qytet, por edhe në të gjithë Shqipërinë, është se stërvitet dhe garon me veten. Ne nuk i bëjmë kurrë llogaritë mbi një kundërshta­r të zvetënuar, por i bëjmë me çfarë ishte dita jonë më e mirë dhe sesi e nesërmja mund të jetë më e mirë se e djeshmja për PS", tha Veliaj, teksa shprehu bindjen se mbas zgjedhjeve për delegatët dhe krijimit të strukturav­e të reja, PS do të shkojë për herë të tretë në krye të punëve të vendit për të çuar përpara të gjitha projektet për Tiranën dhe Shqipërinë. "Gjërat ndryshojnë kur je në arenë, kur je pjesë e një ekipi që transformo­n qytetin dhe jo duke komentuar nga tribuna. Mbas këtyre zgjedhjeve për delegatë, do të krijojmë Kongresin e ri, Asamblenë e strukturat e reja drejtuese të PS- së dhe do të kemi fillimin e garës së radhës për ta bërë Edi Ramën Kryeminist­ër për herë të tretë dhe PS- në për herë të tretë në krye të punëve të vendit, për t'i çuar me marsh të pestë të gjitha projektet që kemi për Tiranën dhe Shqipërinë", theksoi ai. Ndërkaq, kreu i bashkisë ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që të bëhen nesër pjesë e aktivitete­ve të ndryshme festive për 75- Vjetorin e Çlirimit. Ai deklaroi se PS është një parti krenare që i ka rrënjët në idealet e antifashiz­mit dhe se Tirana është i vetmi kryeqytet në Europën Lindore, që u çlirua me forcat e veta.

 ??  ?? Veliaj, dje gjatë votimit
Veliaj, dje gjatë votimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania