Panorama (Albania)

Vdesin dy 35- vjeçare në Tiranë, njëra u vetëvra, tjetra u aksidentua

-

TIRANE - Dy vajza 35vjeçare kanë humbur jetën në Tiranë, në rrethana të ndryshme. E para është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i 12të i një hoteli në qendër të kryeqyteti­t, ndërsa tjetra u përplas për vdekje në Kamzë, nga një makinë. Ngjarja e parë, që sipas Policisë rezultoi të ishte vetëvrasje, ka ndodhur të enjten, kur Policia u njoftua nga dëshmitarë­t që kishin parë trupin e pajetë të një vajze. Policia tha dje se në lidhje me ngjarjen, ku më datë 14.11.2019, u gjet një shtetase e pajetë në shkallët e emergjencë­s së një hoteli në Tiranë, nga veprimet e kryera nga grupi hetimor, rezultoi se bëhej fjalë për vetëvrasje. Sipas Policisë, nga këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se trupi i pajetë i përkiste shtetases G. V., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Në njoftimin zyrtar që shpërndau dje për mediat, Policia tha se e reja, në kushte të rënduara psikologji­ke, është vetëhedhur nga kati i 12- të i shkallëve të emergjencë­s të hotelit e për pasojë ka ndërruar jetë. Ndërsa mbrëmë, në Kamzë, ndodhi një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtarej­e. Burimet thanë se rreth orës 17: 35, në rrugën "Demokracia", në kryqëzim me bulevardin "Blu", automjeti me drejtuese shtetasen B. D., ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. A., 35 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, këmbësorja 35- vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesja e automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasja B. D. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Policia Rrugore ka qëndruar për disa orë në vendngjarj­e ku ka kryer verifikime­t e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania