Panorama (Albania)

Vëllezërit zihen për pronën në Pezë, plagoset mbesa

- ETLEVA DELIA

Konfliktet e pronësisë vazhdojnë të shkaktojnë përplasje të rënda, madje edhe mes vëllezërve e fëmijëve të tyre.

Një ngjarje e rëndë u arrit të parandaloh­ej në kohë nga Policia dje në Pezë, pasi mund të rezultonte me pasoja fatale, deri në vrasje. Dy vëllezër janë konfliktua­r me njëri- tjetrin për pronën në fshatin Maknor të Pezës e për pasojë ka mbetur e plagosur lehtë vajza e njërit prej tyre. Ndërsa djali i vëllait tjetër ka qëlluar me armë drejt makinës së xhaxhait. Fatmirësis­ht, ngjarja u mbyll pa pasoja të rënda dhe shërbimet e Komisariat­it Nr. 6 arrestuan 58- vjeçarin Petrit S., i cili dyshohet se i ka shkaktuar dëmtime gjatë përleshjes mbesës së tij, vajzës së vëllait. Nga ana tjetër, Policia tha dje se ka shpallur në kërkim djalin e të arrestuari­t, 20- vjeçarin Endri S., si autor i dyshuar për shkatërrim­in e makinës së xhaxhait të tij me armë zjarri, por edhe për kanosjen e tij, po me armë.

NGJARJA Policia e Tiranës tha dje se reagimi në kohë i shërbimeve të Komisariat­it nr. 6 parandaloi përshkallë­zimin e një konflikti me pasoja të rënda. Policia arriti të arrestojë një 58- vjeçar, i cili, gjatë konfliktit për motive pronësie me të vëllain, dhunoi fizikisht mbesën. Ndërsa u bë shpallja dhe në kërkim e djalit të 58vjeçarit, i cili gjatë konfliktit dëmtoi mjetin e xhaxhait, duke e qëlluar me armë zjarri. Shërbimet e Komisariat­it të

Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin Petrit S., 58 vjeç, banues në fshatin Maknor, në Pezë të Tiranës. Policia tha zyrtarisht dje se, në fshatin Maknor, i arrestuari

Petrit S. është konfliktua­r për motive pronësie me vëllain e tij, shtetasin Xhevdet S. dhe gjatë konfliktit ka dhunuar fizikisht mbesën e tij, vajzën e Xhevdetit, duke i shkaktuar lëndime në trup. Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet intensivis­ht për kapjen e djalit të tij, shtetasit Endri S., i cili gjatë konfliktit ka thyer xhamat e mjetit të xhaxhit, shtetasit Xhevdet S., pasi ka qëlluar në drejtim të mjetit me armë zjarri. Materialet procedural­e iu referuan për veprime të mëtejshme Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale ' Dhunë në familje' në ngarkim të shtetasit Petrit S. dhe veprat penale ' Shkatërrim prone', ' Kanosje', ' Prishje e qetësisë publike' dhe ' Mbajtja pa leje e armëve', në ngarkim të shtetasit Endri S.", tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania