Panorama (Albania)

Dy operacione antidrogë në Tiranë, kapet kokainë e kanabis

-

Policia e Tiranës tha dje se janë goditur dy raste të veprimtari­së kriminale në fushën e shpërndarj­es së drogave në doza, gjatë dy operacione­ve policore nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e, në bashkëpuni­m me Forcën e Posaçme "Shqiponjat". Gjatë këtyre operacione­ve, u sekuestrua­n 42 doza me lëndë narkotike kokainë e kanabis, lekë dhe euro të përfituara nga shitja e lëndës narkotike në doza. Ndërsa janë vënë në pranga dy të rinj. Policia tha dje se, në kuadër të operacioni­t të koduar "Mapo", u arrestua në flagrancë shtetasi A. Xh., 24 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugën "Hamdi Cenoimeri" me doza lënde të dyshuara narkotike, kokainë. Në vijim, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku i janë gjetur doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike kokainë e kanabis. Policia i sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 3 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 31 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 aparat celular. Po gjatë orëve të fundit, u zhvillua operacioni i koduar "Shigjeta 3", në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi G. L., 21 vjeç, banues në Rrëshen. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas po lëvizte, Policia gjeti 8 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Këtij personi iu sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale, 8 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një mjet, një aparat celular, 34 400 lekë të rinj dhe 315 euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave me lëndë narkotike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania