Panorama (Albania)

Hakmarrja për Harizajn, si i shpëtoi atentatit anëtari i "Gaxhait"

-

Armando Sulejmani ( Çipuri), i cili mbeti i plagosur në një ngjarje të rëndë të ndodhur në Vlorë në shkurt të 2019- ës, ka dyshime se është përfshirë në vrasjen e një prej "të fortëve" të Vlorës, Edison Harizajt. 43- vjeçari Sulejmani ishte në makinë bashkë me kunatin Orest Rexho dhe shokun Arjan Hasani, të cilët mbetën të vdekur. Sulejmani, i thirrur ndryshe me pseudonimi­n "Çipuri", njihet si anëtar i grupit "Gaxhai", i drejtuar nga Gazmir Brakaj. 42- vjeçari është akuzuar për shumë vrasje, bashkë me disa anëtarë të tjerë të grupit. Gjatë trazirave të vitit 1997, grupi i "Gaxhait" ushtronte aktivitet kriminal në qytetin bregdetar të Vlorës bashkë me dy grupe të tjera, grupin e "Xhelitajve" në lagjen "Çentrale" dhe grupin e Zani Çaushit në lagjen "Çole". Pas ekstradimi­t nga Italia, Sulejmani vuajti dënim me disa vite burg, për të rifituar lirinë në 2016, ku vetëm pak kohë pas daljes nga burgu u synua eliminimi i tij fizik. Nuk dihet se ku ka nisur përplasja mes Sulejmanit dhe Edison Harizajt, por ka dyshime se "Çipuri" është përfshirë në vrasjen e "Il Padrinos", i cilësuar si një nga njerëzit më të fortë të Vlorës. Për vrasjen e tij të ndodhur në Durrës në nëntor 2018, dyshohet se autorët kanë qenë me pagesë, por Suljemani mund të ketë luajtur rol indirekt, pasi Harizaj ishte një nga personat më të ruajtur, për shkak të konfliktev­e të shumta që kishte nga trafiku i drogës, vrasjet dhe gjobëvënie­t. Gjithashtu, emri i 39- vjeçarit Harizaj doli edhe në vrasjen mafioze të gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe njihej gjithashtu si mik i Emiljano Shullazit. Harizaj, bashkë me shokun e tij, Genti Çaçi, u qëlluan me mbi 50 plumba, ndërsa po udhëtonin në drejtim të Kavajës me një makinë "Audi A8".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania