Panorama (Albania)

Shtohen 4 mijë raste të reja në vit me diabet

-

Në vendin tonë janë rreth 78 mijë diabetikë, ndërkohë që çdo vit di agnostikoh­en afërsisht 4 mijë raste reja. Nëse nuk trajtohet në kohë, kjo sëmundje mund të sjellë ndërlikime serioze si: sëmundje kardiovask­ulare, verbim, sëmundje të veshkave- deri në insuficien­cë renale e dializë, infeksione urinare, amputime të këmbëve etj. Te të sëmurët diabetikë, rreziku për sëmundje kardiovask­ulare është 2- 4 herë më i lartë se te personat pa diabet, ose amputimet e këmbës janë 10 herë më të shpeshta se te personat pa diabet. Sipas Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së, diabeti është shkaku i 7- të i vdekjeve në Botë. Diabeti prek rreth 5% qind të popullsisë së botës dhe numri i të sëmurëve është vazhdimish­t në rritje, duke u dyfishuar çdo 10 vjet. Në botë, sot numërohen mbi 420 milionë diabetikë dhe në vitin 2030 mendohet se mund të jenë afërsisht 500 milionë diabetikë, apo 6.3 % e popullsisë së botës të jetë prekur nga diabeti. Duke theksuar se një lehtësi që i kursen çdo familjeje që ka një fëmijë apo të ri me diabet 1.2 milionë lekë në vit, është rimbursimi i fishave të diabetit falas, ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, tha se po vlerësohet mundësia për shtrirjen e mbulimit edhe për të moshuarit mbi 65 vjeç. “Pas fëmijëve 0- 18 vjeç mundësuam fishat e diabetit falas edhe për studentët. Nga janari 2019 janë shpërndarë 346 mijë fisha diabeti falas për fëmijët dhe të rinjtë deri në 25 vjeç, ndërsa po vlerësojmë mundësinë për ta shtrirë mbulimin me fisha edhe për pensionist­ët”, u shpreh Manastirli­u në Ditën Botërore të Diabetit. Ministrja shtoi po ashtu se lehtësimi i procedurës për personat diabetikë, të cilët detyrohesh­in të vinin në QSUT për një konsultë, u ka kursyer atyre kohë, duke e mundësuar atë afër vendbanimi­t. “Nuk është më e nevojshme që pacientët nga rrethet të vijnë në QSUT, por konsultat po realizohen nëpërmjet telemjekës­isë mes QSUT dhe spitaleve rajonale, ku vetë pacienti merr shërbimin dhe përfiton trajtimin me rimbursim, pa pasur nevojë të bëjë kilometra të tëra për të ardhur në Tiranë. Një tjetër lehtësi është ofrimi i recetave 6- mujore për të gjithë diabetikët e stabilizua­r”, tha ministrja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania