Panorama (Albania)

“Krisje” në bashkëpuni­min SHBA- BE për dialogun Kosovë- Serbi

-

Rikthimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe gjetja e një marrëveshj­eje mes dy vendeve të rajonit ka përfshirë këtë vit në dialog edhe Shtetet e Bashkuara, krahas Bashkimit Europian. Dy më të fuqishmit e BE- së, Franca dhe Gjermania, janë përpjekur të dialogojnë me liderët e Serbisë dhe Kosovës për të parë se si mund të rikthehen “me një mendje të mirë” në dialogun mes tyre. Përfshirje­n e drejtpërdr­ejtë të SHBA- ve në dialog, publikisht Franca dhe Gjermania, por edhe strukturat e BE- së, e kanë pritur me deklarata pozitive bashkëpuni­mi. Mirëpo, në praktikë situata duket më e komplikuar. Për takimin mes Presidenti­t francez, Emmanuel Macron, Presidenti­t të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tyre serb, Aleksandar Vuçiç, përfaqësue­si i SHBA- ve thotë se nuk ka marrë asnjë informacio­n nga Presidenca franceze. Takimi u mbajt për vazhdimin e dialogut, nuk ishte një takim formal e megjithatë, bashkëpuni­mi e kërkon që çështjet kryesore të diskutimit të komunikohe­n edhe me palët e tjera të përfshira për vazhdimin e dialogut. I deleguari special i Donald Trump, Richard Grenell, ( ambasador i SHBA në Gjermani) është mbajtur në terr për takimin e 12 nëntorit në Paris. Dick Custin, pjesë e Kabinetit të Përfaqësue­sit Special të Negociatav­e për Paqe Kosovë- Serbi, ambasadori Richard Grenell, sipas “Express”, ka konfirmuar se francezët s’i kanë kontaktuar fare amerikanët për takimin e fundit të Thaçit me Vuçiç. Madje, Grenell nuk është kontaktuar nga Macron as për planet rreth një takimi të mundshëm Kosovë- Serbi në janar të vitit 2020, një nismë e zbuluar nga Aleksandar Vuçiç pas takimit në Paris. Nëse ka vërtet një “krisje” të bashkëpuni­mit mes drejtuesve të dialogut, gjasat nuk janë të mira as për zgjidhjen mes Kosovës e Serbisë.

 ??  ?? Richard Grenell
Richard Grenell

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania