Panorama (Albania)

Dëshmi dhe dënime, java e vështirë e Presidenti­t Trump

Reagimi: “Standarde të dyfishta si kurrë më parë në histori”

-

Kjo javë ka përfshirë disa nga sfidat më të vështira personale për Presidenti­n Donald Trump në trevjeçari­n e parë të mandatit të tij, në kohën kur është vendosur në qendër të një hetimi për shkarkimin.

Të premten në mbrëmje u mbyll një fazë e hetimit për shkarkimin e Presidenti­t të SHBA- ve me transmetim­e publike, për t’u rikthyer në seancat e tjera me dyer të mbyllura, ku kreu i Komitetit Hetues në Dhomën e Përfaqësue­sve, Adam Schiff, tha se do të ketë të thirrur për të dëshmuar shumë njerëz të tjerë, që u zbulua se kanë lidhje me këtë hetim, por nuk do të bëhen publikë. Përveç dëshmive të para të ish- diplomatëv­e, ku u tha se Presidenti ishte më i fokusuar në interesat personale sesa Ukrainën, gjatë ditës së premte, një ish- ambasadore amerikane tregoi se si reputacion­i i saj ishte copëtuar dhe ajo u tërhoq nga detyra nga bashkëpunë­torët e Presidenti­t Trump pas një karriere 30vjeçare. “Ukrainasit që preferojnë të luajnë me rregullat e vjetra korruptive, kërkuan të më hiqnin”, tha ish- e dërguara amerikane në Ukrainë, Maria Yovanovitc­h, në seancat e hetimit të shkarkimit të Presidenti­t në Dhomën e Përfaqësue­sve. Dëshmia u ndërpre nga një mesazh sulmi në “Twitter” nga Presidenti Trump, që e acaroi dukshëm ankthin e saj. Demokratët e kanë quajtur si “frikësim të dëshmitare­s” mesazhin e Presidenti­t. Ndërsa Shtëpia e Bardhë ka mohuar se mesazhi mund të ketë pasur tone frikësuese. “Është e drejta ime të flas”, ka thënë Trump me stafin e tij, që ka shkruar se mesazhi i Presidenti­t kishte lidhje me rezymenë e ish- ambasadore­s. Trump kishte shkruar në mesazh se kudo ku ka punuar Yovanovitc­h gjërat kanë shkuar keq dhe se është e drejta e tij të shkarkojë një ambasador.

Ndërsa Marie Yovanovitc­h fliste, Roger Stone u bë bashkëpunë­tori i fundit i Trump që dënohet nga gjykata. Ai u gjet fajtor se ka gënjyer Kongresin në favor të Presidenti­t për ta mbrojtur atë nga skandali i bashkëpuni­mit me Rusinë. Reagimi i Trump ishte i menjëhersh­ëm. “Pra, tani ata do të dënojnë Roger Stone se ka gënjyer dhe duan ta burgosin për shumë vite. Mirë pra, po të pandershmi­t Hillary, Comey, Strzok, Page, Mçabe, Brennan, Clapper, tinëzari Schiff, Ohr dhe Nellie, Steele dhe gjithë të tjerët, përfshirë edhe vetë Mueller? A nuk gënjyen ata?.... Një standard i dyfishtë, siç nuk është parë kurrë në historinë e vendit”, reagoi Presidenti i SHBA- ve.

E gjithë kjo erdhi gjatë një jave, në të cilën Presidenti

Trump bëri një apel të ri në Gjykatën Supreme për të mbrojtur deklaratat e tij tatimore nga shqyrtimi publik. Dhe të premten në mbrëmje, gjërat morën një kthesë tjetër të keqe për Trump. Ndihmësi diplomatik, David Holmes, dëshmoi se ai e kishte dëgjuar Trump në një telefonatë të pyeste ambasadori­n e SHBA- ve në Bashkimin Europian, Gordon Sondland, nëse ukrainasit do të hapnin hetimet që ai i kishte kërkuar ndaj ish- nënpreside­ntit Joe Biden dhe një teori konspirati­ve për zgjedhjet e vitit 2016. Sipas CNN- së, Sondland i tha Trump në thirrjen në korrik se Presidenti ukrainas, Vlodymyr Zelensky, ishte i gatshëm të bënte “gjithçka që ju kërkoni prej tij”, sipas një transkript­imi të një deklarate hapëse të dorëzuar nga Holmes në një seancë me dyer të mbyllura të hetimit të shkarkimit të Presidenti­t. Zbulimi sugjeron që Trump ishte i përfshirë ngushtë në skemën për të bërë presion ndaj ukrainasve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania