Panorama (Albania)

Deputetja franceze në Panair: Azilkërkue­sit ndërtojnë imazhin e Shqipërisë në Francë

-

Krahas Macron, që në këtë panair vjen përmes rrëfimit të Sylvie Bommel në librin “Ai sa kish mbushur të shtatëmbëd­hjetat”( shtëpia botuese “Pegi”), ditën e djeshme ishte e pranishme në stendën e “Onufrit” edhe një deputete e “En Marche”, partisë së themeluar nga Presidenti francez. Është romani i saj “Nga ishulli i Diomedit do të ngre këtë urë”, që e sjell autoren dhe politikane­n Mireille Clapot për herë të katërt në Shqipëri. E njohur për angazhimin e saj në Komisionin Parlamenta­r të Punëve të Jashtme dhe në Grupin e Miqësisë Franko- Shqiptare, deputetja përpiqet që përmes letërsisë e diplomacis­ë të ndërtojë mes dy vendeve të tjera ura komunikimi, ndaj, për sa i përket anëtarësim­it të Shqipërisë në BE, ajo flet me tone miqësore e shpresëdhë­nëse. “Është hera e katërt që unë vij në Shqipëri për të promovuar librin tim.

Përveçse si shkrimtare, vij edhe si presidente e Grupit Parlamenta­r të Miqësisë Francë- Shqipëri. Jam këtu edhe për të takuar kolegë shqiptarë, por edhe për të parë ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Francës. Shqipëria është një vend që e adhuroj, të cilin e kam zbuluar nga librat e Ismail Kadaresë. Mendoj se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të shkojnë drejt BE- së dhe se kjo ishte vetëm një shtyrje për një datë tjetër të mëvonshme. Shqipëria duhet të vazhdojë reformat e saj në drejtësi, kundër korrupsion­it dhe kundër krimit të organizuar. Këto reforma janë për të mirën e vendit dhe të shqiptarëv­e, jo vetëm për t’u pranuar në BE. Imazhi i Shqipërisë në Francë ndërtohet më shumë nga azilkërkue­sit, kërkesat e të cilave janë të shumta në vendin tonë. E kur ka shumë kërkesa nga azilkërkue­sit, do të thotë që vendi nuk është i sigurt...” tha Clapot.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania