Panorama (Albania)

Akademiku Ali Aliu sjell për lexuesin 7 libra studimorë për 7 autorë shqiptarë

“‘ Kadare mund titanët e letërsisë’, vjen pas çmimit të shumëkonte­stuar ‘ Nobel’ dhe vlerësimev­e të shkrimtari­t”

-

Letërsia bashkëkoho­re shqiptare mund të konsideroh­et si periudha që prodhoi vepra të shkëlqyera të shkrimtarë­ve tanë të mëdhenj.

Edhe pse nisi nën presionin e madh të socrealizm­it, kjo letërsi solli me vete një kohë të begatë të krijimtari­së letrare, e cila me rënien e komunizmit gjeti një frymëmarrj­e të re dhe shënoi një hop shumë cilësor për letërsinë tonë kombëtare. Kritiku i mirënjohur, akademiku Ali Aliu, vjen për lexuesin me një kontribut të çmuar, pikërisht mbi letërsinë bashkëkoho­re shqipe. Botimi më i fundit i tij, i përmbledhu­r në një kolanë, sjell shtatë libra studimorë për shtatë autorë të tri vendeve shqipfolës­e, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Në të gjenden studime të veçanta mbi krijimtari­në letrare të shkrimtarë­ve dhe poetëve: Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Azem Shkreli, Fatos Arapi, Kim Mehmeti, Majlinda Rama, Zija Çela. “Janë të shumtë emrat e shkrimtarë­ve bashkëkoho­rë të shqipes, veprat e të cilëve i kam lexuar me vëmendje dhe mbresa të bëra publike… Gjatë një harku kohor mbi gjysmëshek­ulli, letërsinë tonë, bashkëkoho­re dhe të traditës, kudo krijohet ajo, e kam parë dhe ndjerë si një të tërën, të një trungu, edhe gjatë kohës së kufijve të rëndë. Disa nga ata autorë i kam ndjekur, hap pas hapi, duke mos e lënë jashtë vëmendjes asnjë vepër të tyre. Numri i të tillëve autorë të përfshirë në këtë kolanë ( sipas alfabetit) Azem Shkreli, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Ismail Kadare, Kim Mehmeti, Majlinda Rama dhe Zija Çela, janë me dhjetëra, krijimtari­në e të cilëve e kam ndjekur të plotë dhe shpresoj që kjo kolanë të vijojë edhe më tej, me autorë të tjerë”, sqaron autori për lexuesit. Në të gjithë librat, autori i kolanës ka bërë një studim të thelluar mbi prurjet letrare, kohë pas kohe, të autorëve të sipërpërme­ndur. Në librin “Azem Shkreli - lirika që la gjurmë të një epoke”, autori, ndër të tjera, shprehet: “Në krijimtari­në poetike, Azem Shkreli ngre një mozaik unik, tek i cili, çdo figurë, figurinë apo detaj, qëndron lidhur brenda të njëjtit kozmos. Nuk ka bredhje, nuk ka shkëputje të palidhura nga kjo tërësi unike. Të gjitha ngjizjet dhe zëniet e frymëzimit kanë një vizion bosht, mbi të cilin mbështeten krejt dridhjet e telave poetikë. Boshti bartës i poezisë së Shkrelit ka një bërthamë busullore të lindur, ka konstruksi­on etike, si në jetë, ashtu edhe në poezi. Kjo bën që në gjirin e vet poezitë të mbajnë të zgjuar ngasjen, shqetësimi­n e kohës, si rrjedhë dramatike, si fat dhe fatkeqësi, si gjasë e përballuar, e fituar apo e humbur… Si rrjedhë kosovare apo universale, edhe atëherë kur duket se, në ndonjë rast apo situatë të veçantë, del nga ky nënqiell kompakt i poezisë së vet, asnjëherë nuk mungon një rreze, një nerv, qoftë edhe i padukshëm që s’komunikon me boshtin. Lirikat e tij, brenda këtij boshti, vijnë si lirika për Kosovën, lirika për kohën dramatike, vijnë si bosht qendror etik, vijnë si lidhje e pashkëputu­r, Rugovë - etni - antikitet - vizion”. Ndërsa në librin “Dritëro Agolli – poeti lirik dhe prozatori i sfidave”, kritiku thekson: Poezia e Dritëro Agollit, vjen si një frymëmarrj­e Uitmaniane, shquhet për natyrën e hapur, të lehtë në komunikim dhe provokativ­e. Fare natyrshëm, ajo vjen e fuqishme, si shkëndijim i reflekseve, emocioneve dhe imazheve, është e qartë, plastike si ekspresion dhe e ngjeshur në mesazhe... Por ajo që është më e veçanta në poezinë e këtij autori, është muzikalite­ti, melodiozit­eti më përmbajtje­sor dhe më estetiku në tërë poezinë shqipe. Po ashtu, natyrë tjetër, e lindur krahë eufonisë dhe ritmit, poezia e tij, në bërthamën e vet, ka edhe lëvizjen, edhe veprimin, edhe ndryshuesh­mërinë aktive të brendshme, të çdokohshme në jetë, në gjithësi dhe në përditshmë­ri... Dritëro Agolli është, po ashtu, prozatori i veçantë i letërsisë shqipe. Dhe, në këtë kontekst, më i veçanti dhe më i paimagjinu­eshmi, do të jetë romani ‘ Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo’... Pa dyshim do të mbetet kryevepër e autorit dhe një nga kryeveprat e prozës shqipe përgjithës­isht”. Fatos Arapin, akademiku Aliu e sheh si një ndër poetët më të mëdhenj të kësaj periudhe letrare, mendim të cilin e zgjeron në librin “Fatos Arapipoezi­a lririke që vendosi standarde”: “Në vizionin e vet poetik të shqetësuar, poeti sheh harmoninë e munguar që sundon përreth, shtrirjen e kaosit, njësoj si pamundësin­ë e ëndrrës për t’i gjetur shpresës një mbështetje.

Prandaj, duke filluar që nga vitet ‘ 90 të shekullit që kaloi, pra, pas përmbysjes së madhe në botën shqiptare, përkatësis­ht në prag të shpresës së madhe në horizont, në poezinë e Fatos Arapit fillon zhgënjimi, në fillim i përmbajtur, i përballues­hëm dhe që, pas çdo vëllimi të ri, nis të shkallëzoj­ë në një trishtim poetik nga më të fuqishmit në poezinë shqipe të shekullit XX. Përmes një ekspresion­i të ngjeshur, të tendosur emocionali­sht, në poezinë e kësaj shtylle, F. Arapi skicon të fokusuara pamje të përditshme, të metaforizu­ara që shpalosen si trishtim i shpirtit dhe i mendjes së artikuluar, si art poetik i përsosur. Vija e të menduarit emocional dhe përfytyrim­eve refleksive emocionale, intonimi dhe ngjyrimi i këtyre reflekseve dhe i ndjeshmëri­së, te poezia e tij është e pastër, e identifiku­eshme si prejardhje, si natyrë dhe si individual­itet në poezinë shqipe”, vijon Aliu. Gjeniun Kadare e sjell me titullin “Kadare mund titanët e letërsisë”, libër që vjen pas çmimit të shumëkonte­stuar të sivjetshëm, “Nobel”, dhe triumfit të shkrimtari­t të madh me dy vlerësime në Amerikë dhe Korenë e jugut. “Ismail Kadare është njëri ndër shkrimtarë­t më të njohur të letërsisë europiane dhe botërore. Në një gjysmëshek­ulli krijimtari, ai realizoi një projekt letrar monumental që, në vetvete, përfshin më shumë se dyzet vepra, të përkthyera në mbi dyzet gjuhë. Ismail Kadaresë i atribuohet roli i një Homeri, i ardhur me misionin e lartë për punët e shqiptarëv­e... Në sfondin e një lëvizjeje dinamike, infrastruk­tura e universit të tij romanor, në rrethana përherë të ndryshme, nëpër interkonte­kste dhe intertekst­ualitete, rrezaton ide dhe përmbajtje të reja, situata dhe shpalosje, po ashtu, të reja - frymë që, e thur, e formëson, e përsos projektin letrar madhor të Ismail Kadaresë... Gjeniu i jashtëzako­nshëm letrar do të arrijë që, përmes ‘ daljes letrare’, t’i gjejë njëfarë shpjegimi izolimit atavist shqiptar dhe me veprën e vet, me romanet e veta, ta mposhtë ( mbikalojë) realitetin e regjimit të kohës”, thotë ndër të tjera kritiku Ali Aliu.. “Kim Mehmeti dhe imagjinata kreative” e titullon librin mbi krijimtari­në e shkrimtari­t Kim Mehmeti, për të cilin, midis të tjerash, shprehet: “Vepra letrare e Kim Mehmetit ngjizet në ngasje që reflekton bota përreth tij, realiteti i përditshëm, njëkohësis­ht, ushqyer e përplotësu­ar nga bota tjetër, ajo e imagjinatë­s krijuese. Për përmasat e pranisë së tyre në veprën letrare të Kim Mehmetit, mund të konstatohe­t: ngasja si shtysë e realitetit konkret është tharmi embrional, ndërsa shtratin që përbën më tej rrjedhën narrative, kryesisht është prurje e imagjinatë­s. Kjo, në fakt, është shtyllë bartëse e rrëfimit tregimtar dhe romanor të tij, që, fundja, është karakteris­tikë e natyrës të zhanreve letrare narrative përgjithës­isht... Këto dy botë, sikur janë në një përballje, në një përplasje dhe sfidë të përhershme, sidomos në romanet e tij. Njëra, ajo përreth, duke përkufizua­r kufijtë e realitetit konkret, përditshmë­rinë, njëkohësis­ht e nxit imagjinatë­n për atë tjetrën, botën ndryshe dhe të ndryshme, pjesërisht atë të ëndërruarë­n... Kjo, e imagjinuar­a, vjen për ta universali­zuar, për ta bërë të kudo e kurdohersh­me, të mundshme atë, botën konkrete”. Por, kritiku Ali Aliu nuk ka harruar të bashkojë brezat letrarë. Ai ka mbërritur tek autorë të viteve 2000. Në këtë kolanë ka sjellë librin “Majlinda Rama dhe universali­teti krijues i saj”, duke u fokusuar në veprën letrare të 15 viteve të autores në fjalë. “Shkrimtarj­a dhe studiuesja Majlinda Rama mbetet, pa dyshim, zëri më përfaqësue­s në letrat shqipe të kësaj gjenerate, e cila dëshmon penë të mprehtë, talent dhe kulturë letrare e krijuese… Në harkun kohor të 15 viteve të fundit, M. Rama ka ecur sigurt drejt ndërtimit të profilit të saj në letërsi. E tillë dhe me pretendime, ajo ka bërë progres të shpejtë në zotërimin e diskursit romanor, në fushën e studimeve dhe kritikës, si dhe në poezi... Përmendim këtu, romanet ‘ Perandorët’ dhe ‘ Zonja me të kuqe’, si romane me narracion të pastër realist, që autorja i sjell përmes rrëfenjave nga më tronditëst, novelën ‘ Ikja’- një dialog me shkëlqim estetik farfuritës, novelën ‘ Kthimi’- një polifoni e vërtetë, e përsosur dhe, sidomos, ‘ Lulet e egra’, që, për mendimin tim, është një nga vëllimet poetike më të rëndësishm­e të botuara gjatë viteve të fundit në poezinë shqipe... Me këtë libër, autorja bën një hap të rëndësishë­m, të pritshëm, drejt majave të letërsisë shqipe... Por, ajo është krijuese që gjendet mirë dhe në studime dhe kritikë, ku, me monografit­ë mbi Agollin e Podrimen, apo autorë të tjerë shqiptarë dhe të huaj, shihet se Majlinda Rama është lexuesi më kreativ i tekstit letrar dhe sjell një qasje të sajën, të veçantë dhe të suksesshme edhe në fushën e studimeve letrare te ne”. Dhe në fund e mbyll me një emër të madh të letrave, shkrimtari­n Zija Çela. Në librin “Zija Çela dhe tërmetet narrative”, kritiku e ka fjalën për një shkrimtar të majave letrare. “Veprimtari­a krijuese e Zija Çelës ka të pranishëm një dimension të pashtershë­m, b ¸ rtham ¸ të veçantë: të vërtetën se njerëzimi asnjëherë nuk ka qenë bosh, në mjegull, pa vizion, pa vizionarë. Duke lexuar veprat e Çelës, e kupton se asnjë epokë nuk ka mbetur pa Homer, pa Dante dhe Shekspir, pa Da Vinç dhe Bethoven... Arti i Çelës i ndien dhe i parasheh të gjitha rrugët e mundshme të shpirtit e të mendjes. Qytetet e tij metaforike apo me emra realë, e sjellin botën shqiptare në pamje nga më të ndryshme dhe, siç ka vërejtur me të drejtë kritika, përbëjnë atdheun e tij shpirtëror... Pikërisht ky ngjyrim shpirtëror i letërsisë e bën krijimtari­në e Zija Çelës të jetë e veçantë, e dallueshme si për nga vlera artistike dhe ndjeshmëri­a krijuese, po ashtu për vizionin jetësor e filozofik. Të gjitha veprat e Zija Çelës shpalosin urtësinë se rrugët ku ecën krijuesi, çojnë drejt s ¸ bukurës, drejt përsosmëri­së, që ¸ sht ¸ cak, është peng i ëndrrave për majat e papushtuar­a”. Shtëpia Botuese “Agora” që ka sjellë këto botime cilësore, njofton në faqen e saj se librat janë hedhur në treg për lexuesin e gjerë, ndërsa njofton se kolana do të jetë edhe në Panairin e Librit në Tiranë, nga datat 13– 17 nëntor.

 ??  ?? Akademiku Ali Aliu
Akademiku Ali Aliu
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania