Panorama (Albania)

Reja sfidon Francën: Në futboll s'fiton gjithmonë më i miri

Trajneri i Komëtares flet para sfidës: Do të doja që të vija më shpejt te Shqipëria

- TIRANE

Andorra nuk duhet harruar! Duhet të shërbejë për të nxjerrë mësime dhe për të kuptuar se Kombëtarja shqiptare duhet të përmirësoh­et akoma më shumë.

Kjo është linja që ndjek trajneri kuqezi, Edi Reja, përpara ndeshjes me Francën. "Nuk mendoj se situatat taktike në fushë janë vendimtare. Mënyra sesi i interpreto­n ato me lojtarët në fushë është shumë e rëndësishm­e dhe në këtë mënyrë janë lojtarët më të rëndësishë­m. E dimë në mënyrë perfekte se ku mund të na vërë Franca në vështirësi dhe në këtë aspekt kemi punuar gjatë këtyre dy ditëve pas ndeshjes me Andorrën. I dimë mirë vlerat që ka Franca dhe duhet të jemi të kujdesshëm në aspektin mbrojtës. Por, kundërshta­ri këtë herë është një skuadër që edhe mund të pësojë, ndërsa ne duhet të jemi të zotët që t'i shfrytëzoj­më rastet që do të na paraqiten. Në këtë pikë, i kemi të gjitha kualitetet për ta vënë në vështirësi Francën".

Deshamp - "Si fillim, duhet t'i bëj kompliment­et, sepse është kampion i botës dhe jo më kot është zgjedhur si trajneri më i mirë. Unë më shumë kam punuar në klubet e ndryshme dhe shkoja aty ku kisha oferta dhe ku më kërkonin. Oferta për të drejtuar një kombëtare erdhi pak vonë, por prej disa kohe e kisha mbaruar eksperienc­ën time me klubet dhe doja një kombëtare".

Mungesat - "Kundër Francës kampione bote do të kemi disa lojtarë që në nivelin ndërkombët­ar janë shumë të fortë. Këtë e dimë mjaft mirë, por jo gjithmonë fiton më i miri. Ne duhet të përdorim zemrën, por edhe mendjen. Duhet të jemi të zotët në aspektin taktik dhe të kemi inteligjen­cë kur përballemi me këta kampionë. Shpresoj që Shqipëria të luajë mirë, por gjithmonë nëse Franca do të na lejojë".

Nga Andorra te... - "E thamë që kundër Andorrës gabuam edhe më shumë sesa një gabim në aspektin taktik apo të lojës. Ishte një gabim psikologji­k dhe përveçse humbëm shumë raste, pësuam 2 gola të evitueshëm. Na shënoi 2 herë një skuadër që nuk shënonte prej 9 vitesh në transfertë dhe kjo është një pikë që na bën të mendohemi mirë. Hysaj tha se duhet ta harrojmë Andorrën, por unë them jo. Duhet që ta harrojmë për momentin dhe të mendojmë për Francën, por duhet të nxjerrim leksione. Kundër Francës na pret një tjetër ndeshje dhe e dimë se ata nuk mbyllen si Andorra në mbrojtje. Na lejon të dalim në lojën tonë dhe të kemi disa raste. Shpresoj që të jemi psikologji­kisht gati për t'i shfrytëzua­r ato raste", ka deklaruar Reja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania