Panorama (Albania)

"Thumba" për të gjithë, Reja: E keqja e Ramës është Juve

-

Politika e sporti kanë vërtet nevojë për njëra- tjetrën në vendin tonë. E para për pjesën e popullarit­etit, ose thënë ndryshe edhe për periudhën e fushatave, në të cilat përdor materiale mbi popullarit­etin që ka sporti në tërësi apo futbolli në veçanti. Sporti ka nevojën e paketës ligjore, por edhe mbështetje­s shtetërore për projekte madhore si ai i ndërtimit të një stadiumi të ri kombëtar. Dje, në vigjilje të seancës zyrtare stërvitore para Francës, Kombëtarja është vizituar nga Kryeminist­ri Edi Rama. Kreu i qeverisë u ka bërë "guidën" në impiant kuqezinjve, teksa me trajnerin Edi Reja, presidenti­n e FSHF- së, Armand Duka, dhe lojtarët kuqezinj kanë shkëmbyer jo pak batuta. Teksa Rama shprehet se impianti është më i bukur se stadiumi "Allianz" i Juves, italiani ia tregon tifozllëku­n për bardhezinj­të si një të metë. Rama: Çuna, mirë? Mirë stadiumi, ë? Reja: Mirë, mirë. Gjithçka në rregull. Stadium i bukur. E kam parë dhe ju garantoj që është shumë bukur. Besoj se jo të gjithë nga ju e kanë parë. Hysaj e Dermaku i pashë që ikën direkt sipër në fushë dhe e panë fushën. Ju të tjerët do vini re që është një vepër arti, sipas meje. Mirëpo, çuna, duhet ta meritojmë një stadium të tillë.

Reja, batutë për Ramën: Ka vetëm një defekt: bën tifo me Juven ( Qesh).

Reja, Cikalleshi­t: Cika! Inaugurimi i stadiumit me një si ti që s'luan. Nuk luan sepse të vjetrit bien pak dhe nuk është se i kanë shumë elastike fibrat muskulore ( Qesh...)

Hysaj: Shumë i bukur, por mungon vetëm skuadra ( Qesh..). Ta bëjmë skuadrën pak më të fortë.

Reja: Për një stadium të tillë, duhet të kemi edhe ekip më të fortë. Rama: Ky është më i bukur mër burrë se i Juventusit. Reja: Në aspektin arkitekton­ik, ky është më i bukur. Inxhinieri fantastike në këtë impiant. Vërtet vepër arti.

Reja: Impresionu­ese janë edhe këto dritat e vendosura rreth mbulesës së tribunave. Mund të ofrojnë një spektakël të vërtetë.

Rama: Po, po. Nesër ( sot) do jetë një spektakël edhe me dritat këtu, para nisjes së ndeshjes. Por edhe akustika është fantastike. Zhurma do duket sikur janë 60 mijë. Edhe kjo fasada që pret zërin.

Reja: Ta provojmë me një fishkëllim­ë ( Fishkëllen dhe oshtin). Do të më dëgjojnë lojtarët sa herë t'u vërshëllej. Imagjino 20 mijë ( Qesh...)

Duka: Hysaj, hë mo si të duket stadiumi? Ke kohë ta shkelësh se je i ri. Ne jemi të vjetër, unë dhe Reja. Ky është për ty, jo për ne.

Rama: Këtu në këtë fushë nuk ka rëndësi rezultati. Le të fitojë kush të dojë. Këtu duhet të japim jetën. Duka: Ne, në fakt, duhet të fitojmë! Rama: Ore, këtu duhet të mësohen njerëzit që jepni jetën. Pastaj, kush fiton, fiton. Rëndësi ka që këtu duhet të jenë 90 minuta zjarr. Sidomos ato minutat e shtesës, amon, se aty është tmerri. Kur vjen ajo shtesa, fillon makthi se do bëjnë të tjerët gol.

Balaj: Ky stadium na bën të ndihemi të huaj në shtëpinë tonë. Diçka e re për ne. Duka: Prapë do të ndihesh si në shtëpi ti, ë? ( Qesh...) Balaj: Jo, por sepse është ajo ndjesia e fillimit. Na duket sikur po luajmë jashtë, sepse jemi mësuar që vetëm jashtë ka stadiume të tilla.

Rama: Si jashtë shtetit pra. Jua sollëm edhe stadiumin nga jashtë shtetit, jo vetëm juve nga jashtë shtetit. Do më thonë që e more edhe Kombëtaren kur t'më shohin këtë foton të gjithë bashkë ( Qesh...). Nesër, shpirtin këtu. Kaq!

Balaj: Nesër do fluturojmë, se kemi edhe "Air Albania Stadium".

Rama: Ty për të fluturuar të kemi, se në tokë nuk kap gjë. Të kapësh ndonjë gjë nga ajri të paktën. Akustikën e ka të fortë, shumë zhurmë.

Salihi: Do dëgjohet shumë mirë kur t'ju shajnë ( Qesh...).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania