Panorama (Albania)

Hysaj tregon "muskujt": S’na trembin kampionët

-

Elseid Hysaj e di mirë që Franca nuk ka ndërmend të bëjë dhurata, pavarësish­t se Kombëtarja shqiptare do të inaugurojë stadiumin e ri. "Besoj që ne do të futemi në fushën e lojës si ndeshjet e kaluara dhe jo si në atë me Andorrën. Ishte një ndeshje ku u futëm me një nivel psikologji­k më poshtë, por duhet të ishim më të egër në fushë dhe më të bindur. Ne e kuptuam këtë gabim dhe në ndeshjen me Francën do të hyjmë me mentalitet tjetër. Sigurisht që do të jetë një ndeshje më e vështirë, sepse Franca ka ndërtuar një ekip të ri dhe ka lojtarë si Mbape, Grizman, Koman dhe shumë të tjerë. Ka shumë lojtarë me emra të mëdhenj dhe me prestigj të madh. Edhe ne kemi ndërtuar një skuadër të re dhe e dimë të gjithë se ato ishin kualifikue­se që i luajtëm më shumë me zemër sesa me skema. Besoj se një skuadër e tillë si Franca, me kaq shumë kampionë, nuk mendon fare që të vijë dhe të luajë për të na dhuruar një rezultat pozitiv, meqë ne kemi bërë stadium të ri. Ata janë profesioni­stë dhe si në miqësore dhe eliminator­e luajnë për të marrë tri pikët. Sigurisht që ne duhet të jemi ndryshe nga ndeshja me Andorrën dhe të tregojmë mentalitet­in tonë. Në ndeshjet e kaluara kemi treguar se kemi një grup të mirë lojtarësh dhe dimë të luajmë futboll. Nuk jemi si më parë, kur vraponim kot nëpër fushë. Duhet të jemi të bindur që kemi forcë edhe mund ta tregojmë atë kundër Francës. Nuk është se nuk luajmë me zemër, por po thosha që me ardhjen e këtij trajneri kemi arritur të krijojmë edhe një lojë tonën. Një lojë që na ndihmon për të treguar veten tonë. Por, pa zemrën nuk kemi ku shkojmë, pasi shqiptarët e kanë të parën këtë gjë. Do të jetë një ndeshje e veçantë. Këtë stadium nuk e kemi pasur as në ëndërr. Po të jemi të qetë dhe të mos kemi frikë nga kampionët, ne do të kemi rastet tona, duhet të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë", tha Hysaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania