Panorama (Albania)

Deshamp: Duam vendin e parë, Shqipëria ka cilësi

-

Trajneri i Francës, Didie Deshamp, doli në sallën e konferenca­ve të stadiumit "Air Albania", në vigjilje të sfidës ndaj Shqipërisë. Deshamp u shpreh se ka vlerësim për Shqipërinë, duke deklaruar se kuqezinjtë do të kërkojnë të paraqesin identiteti­n e tyre, në një takim ku gjithashtu inaugurohe­t edhe stadiumi i ri. "Komani nuk është i disponuesh­ëm, kështu që morëm vendim që ai të jetë i gatshëm për klubin e tij, Bajernin e Mynihut. Do të thosha që nesër ( sot) do të jetë një ndeshje e fortë, pasi ata ( shqiptarët) do të luajnë në fushën e tyre, në inaugurimi­n e stadiumit dhe do të manifestoj­në dashurinë e tyre për futbollin. Faktikisht, unë mund të përzgjedh vetëm lojtarë francezë, jo shqiptarë ( qesh...). Do thosha që ju keni lojtarë shqiptarë të një cilësie të mirë, duhet ta pohoj këtë. I referohem edhe humbjes që pësuam në Elbasan 1- 0. Duhet të them se lojtarët shqiptarë kanë një cilësi të mirë. Ne duhet të marrim vendin e parë, pastaj shorti është short. Duhet të punojmë që të mundim ekipet e tjera. Unë besoj se ekipi im nesër ( sot) do të bëjë një performanc­ë të mirë ndaj Shqipërisë së motivuar. Mbape është një lojtar klasi, që bën diferencën, por duhet thënë se kiliani është pjesë e një grupi. Unë kam diskutuar me të edhe kur ai merr nismat individual­e, por varet dhe nga lojtarët që ai ka në krah në ato momente. Por, duhet thënë se është një lojtar që bën diferencën. Do të thosha se edhe për nesër ( sot), unë pres dhe ndihmësi im e ka përgatitur ndeshjen, që ekipi im të marrë një rezultat pozitiv. Ndeshjen e Shqipërisë me Andorrën e kam parë, pasi duhet të përshtatej skema për sfidën e ardhshme", tha Deshamp.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania