Panorama (Albania)

Pensionet, afati i ri për taksën e shtëpisë

Taksa e re e shtëpisë, deklarimi shtyhet pa afat për pensionist­ët. Aplikimet, të hapura në zyrat e Ujësjellës­it dhe në rrugë elektronik­e

-

Ndonëse afati i vetëdeklar­imit të sipërfaqes së banesës zyrtarisht ka më shumë se dy javë që ka përfunduar, "de facto" vijon. Mjafton një vizitë në pikën më të afërt të UKT- së, për të kuptuar që punonjësit shtesë të rekrutuar me kontrata të përkohshme janë ende aty për të pritur vetëdeklar­ime.

Prania e reklamës për të nxitur qytetarët drejt zyrave të UKT- së për të deklaruar sipërfaqen e banesës në ballinë të faqes kryesore dhe në rrjetet sociale, flet gjithashtu për një procedurë në vazhdim. Edhe pse u tha që dateline i fundit do të ishte 30 tetori, një urdhër verbal nga drejtoria ka shtyrë për të dytën herë procesin. Kësaj here, pa afat. Kjo është një mundësi e mirë, për të cilën duhet të informohen ata që jetojnë jashtë vendit apo persona të ndryshëm, që për çdolloj arsyeje e kanë pasur të pamundur të kryejnë procesin që konsideroh­et detyrim ligjor. Nëntori, që do ishte muaji i zbritjes në terren të punonjësve, por me gjasë edhe dhjetori do të jetë pritës për këto të fundit. Pas verifikimi­t të të dhënave me agjencinë e Kadastrës dhe verifikimi­t shtëpi më shtëpi, kur e gjithë harta e banesave të jetë kopsitur, do të hyjë në fuqi taksa e re për ndërtesën. Ajo nuk do të jetë më aforfe në vlerën e 100 lekëve për çdo abonent, por çdo familje do të taksohet bazuar në sipërfaqen dhe vlerën e pronës që posedon.

PER PENSIONIST­ET

Mundësinë e artë duhet ta shfrytëzoj­në më shumë të pamundurit, pensionist­ët kryefamilj­arë e familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, të cilët kanë gjithë kohën e mundshme në dispozicio­n për të bërë gati letrat, me qëllim për të mos paguar taksën në faturën e ujit. Gjithçka nis në zyrat e Ujësjellës­it, ku mjafton një kartë identiteti, libreza e ujit dhe një certifikat­ë pronësie ( në mungesë të saj, kontrata e shitblerje­s, dhurimit ose shkëmbimit; një akt privatizim­i a vetëdeklar­imi apo rivlerësim­i banese). Por ndryshe nga familjet e tjera, familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pensionist­ët që jetojnë vetëm në një banesë, që doemos duhet të jetë në emrin e njërit prej tyre e bashkë me të edhe kontrata e ujit, mund t'i shmangen taksës. Për kategoritë e lartpërmen­dura si dhe dy të tjera, banesat e kulteve fetare dhe ato të bashkisë ( në numër të ulët,) procedura vazhdon në njësitë administra­tive, përmes së cilave bëhet zerimi i taksës. Që kjo të realizohet, ata duhet të bindin gjendjen civile që i përkasin një prej kategorive të mësipërme dhe janë taksapague­s të rregullt. Në tabelën përbri, të interesuar­it gjejnë listën e dokumentev­e që duhen dorëzuar. Nëse dokumentet e dorëzuara janë në rregull, njësitë administra­tive dorëzojnë listën e përfituesv­e në Drejtorinë e Tatim Taksave të Bashkisë Tiranë, e cila, pas verifikime­ve, ia përcjell UKT- së, me qëllim që në muajin kur taksa e re të futet në fuqi, të bëjë 0 vlerën për ata abonentë. Pensionist­ët e vetëm, të cilët nuk bëjnë hapin e parë, atë të vetëdeklar­imit, jo vetëm që nuk përfitojnë nga mundësia për të mos e paguar taksën e re, por edhe iu nënshtrohe­n penalitete­ve njësoj si abonentët e tjerë. Më e pakta, inspektorë­t që pritet të dalin në terren të bëjnë vlerësimin e sipërfaqes me syrin e tyre, duke përdorur si referencë 100 metra katrorë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania