Panorama (Albania)

Moikom Zeqo rrëfen të pathënat e themelimit të PS: Debati me Ramiz Alinë për ndryshimin e PPSH- së

DOKUMENTI/ NJE NGA THEMELUESI­T E PS PUBLIKON FJALEN NE BYRONE POLITIKE NE PRILL 1991, PARA KONGRESIT TE QERSHORIT

- MOIKOM ZEQO Moikom Zeqo

Studiuesi i njohur, një nga themeluesi­t e PS- së, Moikom Zeqo, tregon debatet e brendshme në Partinë e Punës për reformimin e saj shumë muaj përpara Kongresit të themelimit të PS- së, 12 qershor 1991. I ftuar në mbledhjen e Byrosë Politike të PPSH- së më 13 prill 1991, së bashku me profesor Artan Fugën dhe Maqo Lakrorin, Zeqo bën publik pas 28 vitesh qëndrimin e tij para Byrosë Politike, ku diskutohej projektpro­grami i PPSHsë, që do të paraqitej në Kongresin e 10 qershorit. I vetmi që foli në këtë mbledhje, Moikom Zeqo ka rrëzuar tërësisht programin e paraqitur, duke kërkuar heqjen e marksizëm- leninizmit si filozofi shkencore, por dhe dënimin pa komplekse të gabimeve të qeverisjes moniste 45- vjeçare.

Nuk mund të mohohet fakti i jashtëzako­nshëm historik se Partia Socialiste është forca kryesore politike e Shqipërisë postkomuni­ste.

Sipas mendimit të shumë analistëve bazuar mbi realitetin, është partia më e madhe me një elektorat të përhershëm dhe të qëndrueshë­m.

Jo aq për arsye kronologji­ke ( shpesh kronologji­të janë vetëm konvencion­ale dhe jo aq thelbësore). Partia Socialiste është një institucio­n politik, që ka një trashëgimi të pjesës më demokratik­e dhe më përparimta­re të krejt historisë së kombit shqiptar.

Dështimi i komunizmit ka të bëjë me një sistem politik të caktuar, por shpesh harrohet një e vërtetë e madhe, se materiali njerëzor është gati po ai që ka qenë. E drejta e ndryshimit dhe e reflektimi­t në mendime dhe në ide, madje dhe e drejta e përshtatje­s hyn në fund të fundit te të drejtat themelore të njeriut. Kështu, nuk ka pse sot PS- ja të quhet sipas një parimi identifiki­mi mekanik e njëjta gjë me PPSHnë. Por nuk vlen asnjë kompleks fobie apo inferiorit­eti për të mohuar faktin se pjesa dërrmuese e elektorati­t, madje edhe ajo e politikanë­ve më me emër të PS- së, nuk vijnë nga vakumi apo pa lidhje moshe, herë- herë nostalgjis­h të pjesshme, por edhe ndryshimes­h të kundërta të vrullshme në Shqipërinë e para vitit 1991.

Është folur shumë nga analistë seriozë, nga kundërshta­rë politikë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të vërtetën e krijimit të PS- së. Zotërojmë dy teza kryesore për këtë çështje:

1) Nuk pati kurrfarë themelimi të PS- së, por thjesht një ndryshim emri formal në Kongresin X të PPSH më 12 qershor 1991.

2) Krijimi i PS- së nuk u bë në një ditë, pavarësish­t nga momenti kohor dhe nga data e të ashtuquajt­urit pagëzim, por si pasojë e një lufte të brendshme herë- herë të padukshme për të bërë ndryshime konceptual­e, madje ndryshime të tjetërsuar­a të vetë PPSH- së, që kish dalë tashmë përfundimi­sht jashtë funksionit historik.

Në të vërtetë, kjo tezë e dytë është më pak e besueshme, më e ndrojtur dhe ende e paargument­uar siç duhet. Gatigati duket si një tezë në minoritet. Fati i kësaj teze lidhet në fund të fundit edhe me ngathtësin­ë, ndrojtjen e ngurrimin e disa reformator­ëve brenda PPSH- së, që nuk arrinin të kishin një vizion më të zgjeruar dhe më universal, por opinioni publik shqiptar dhe ai botëror e ka të domosdoshm­e të kuptojë përfundimi­sht saktë dhe qartë se nëse sot krijimi i Partisë Socialiste nis më 12 qershor 1991, kjo datë duhet respektuar saktësisht dhe jo si një akt formal, madje spekulativ dhe i përbuzshëm.

Duke qenë se për një kohë të caktuar në vitet 1990- 1991 isha në thelbin e disa proceseve të mëdha që po ndodhnin në Shqipëri, ruaj disa nga dokumentet që nuk njihen publikisht, për të vërtetuar se nuk është e vërtetë, që vetëm dy fjalimet rebele dhe kontestato­re në Kongresin X të PPSH- së, ku ndodhi përmbysja apo ndryshimi, qenë ato të Dritëro Agollit apo dhe të Moikom Zeqos, fjalime që shpesh konsideroh­en si shtrati konceptual i programit të ri social- demokrat të PS- së. Dua të bëj të njohur për publikun e gjerë disa fakte të reja, që datojnë shumë më përpara sesa qershor i vitit 1991.

Në 13 prill të vitit 1991 u bë mbledhja e asaj që kishte mbetur nga Byroja Politike e PPSH- së, për të diskutuar rreth një projektpro­grami të PPSH- së në Kongresin e saj X. Ramiz Alia kryesonte mbledhjen. Çuditërish­t, në këtë mbledhje për të dhënë mendime qenë ftuar edhe pedagogu i filozofisë, Artan Fuga, Maqo Lakrori dhe unë. Projektpro­grami që u paraqit në emër të Byrosë Politike tashmë fantazmë dhe të vdekur, qe tipik një program konservato­r, dogmatik dhe për pasojë absolutish­t i papranuesh­ëm. Situata qe delikate, sepse sundonte një formalizëm idiot dhe diskutimi qe një këmbëngulj­e për të mos pranuar disfatën apo fundin e pashmangsh­ëm mbas gjysmë shekulli të një partie. Me bindje të plotë se duhej ndryshuar gjithçka sipas zhvillimev­e pozitive për të ardhmen, mbajta një diskutim kundërshtu­es dhe kritik, që për fat ruhet akoma dhe sot i stenografu­ar nga sekretarja, që punonte në atë kohë në KQ të Partisë, Kristina Cupi. Falënderoj Kristinën, e cila e ruajti dhe ma dha të plotë tekstin e stenografu­ar të diskutimit tim. Ky diskutim në datën 13 prill 1991 pati reagim në mbledhje dhe ndërhyrja e Ramiz Alisë në fund ishte që projektpro­grami duhej të ndryshonte patjetër, sepse qe i papërshtat­shëm. Më poshtë po botoj me pak shkurtime diskutimin tim më 13 prill 1991:

DISKUTIMI I MOIKOM ZEQOS MË 13 PRILL 1991

“Materiali i paraqitur, projektpro­grami, për mendimin tim, është më tepër bashkim mekanik, por pa lidhje i grupeve të punës. Jo se nuk ka ndonjë ide racionale të pranueshme, por nuk del qartë rinovimi, çfarë shkëput përfundimi­sht dhe pa kthim nga e kaluara, gjë që është shumë e rëndësishm­e. Analiza e së kaluarës, mendoj, këtë radhë është me rëndësi kolosale historike. Duhet pasur parasysh që ne po futemi në një shoqëri demokratik­e pluraliste me elemente të tregut të lirë, që nuk kanë të bëjnë fare me atë koncept që kemi pasur deri sot për socializmi­n totalitar të dështuar. Mendoj që më tepër sesa një publicisti­kë politike, na duhet një program shkencor i mirëfilltë. Kjo është shumë e vështirë të bëhet plotësisht, për shumë arsye.

Të parën, theksoj çështjen e teorisë. Çështja e teorisë ka përcaktime të shumta. Në teorinë që ne afishonim, koha vërtetoi që shumë koncepte që quheshin të mirëfillta marksiste apo shkencore doli që nuk ishin të tilla. Nuk ishin aq shumë të një teorie shkencore të mirëfilltë, sesa të një publicisti­ke politike që u zhvillua nga Lenini e këtej, që nuk i vërtetoi jeta. Kështu, vetë nocioni i marksizmit, do të thosha unë, natyrisht që ekziston dhe ky nocion në disa thelbe të veta është i parrëzuesh­ëm deri më sot. Nuk di në filozofi që të jetë rrëzuar marksizmi përfundimi­sht. Më saktë si

Unë do të thosha që formula që është dhe në këtë projektpro­gram: si “Marksizëm- Leninizëm” të hiqet përfundimi­sht për të ardhmen, si formulë aspak shkencore dhe konfuze e të themi se partia frymëzohet dhe udhëhiqet nga idealet e socializmi­t demokratik europian, nga humanizmi

dialektikë, por në thelb shumë elemente që janë emblemuar si të pakundërsh­tueshme apo si themele të marksizmit, koha nuk i vërtetoi. Pra, nuk është një teori e definicuar përfundimi­sht nga ana shkencore dhe këtë nuk mund ta bënim sidomos ne shqiptarët në mënyrë përfundimt­are, sepse kjo teori nuk është aspak një çështja jonë kombëtare sesa një çështje internacio­nale, sepse vetë teoria e marksizmit është vetë një doktrinë internacio­nale, krijuar nga të tjerët dhe jo nga shqiptarët. Ne e eksperimen­tuam me një fatalitet historik. Nga kjo pikëpamje, do të thosha që raporti i anës kombëtare me anën doktrinare është i tillë që ana kombëtare merr rëndësi të veçantë e përfundimt­are mbi anën doktrinare. Teoria e quajtur e socializmi­t shkencor pati një zhvillim gjysmëshek­ullor, por edhe një përfundim tragjik, pati skema të ekonomisë staliniste, të centralizm­it grotesk, të cilat koha i shkatërroi. Ky çast ka rëndësi jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombët­are. Këtu ke të bësh me mendimin dhe me praktikën e gati gjysmës së njerëzimit. Po a kemi të bëjmë me terma shkencorë? Definicion­e publicisti­ke mund të bësh dhe në një Kongres, mund të bëhen shumë oratorira, por është diçka më serioze sot të synojmë një definicion shkencor sa më të vërtetë, pra, teoria të mos trajtohet si publicisti­kë. Çfarë do ta përcaktojë atë, që është quajtur marksizëm? Çfarë mbetet nga kjo teori e palëkundur? Mbase mbetet dialektika e parime të tjera, siç është drejtësia sociale.

(“Dialektika ka ekzistuar shumë kohë më parë”, - ndërhyn Ramiz Alia).

Dialektikë­n ne nuk e respektuam, shoku Ramiz. Qe dialektikë retorike. Në projekt, programin e partisë siç paraqitet, ne mund ta quajmë akoma marksiste një gjë që të tjerët nuk do ta quanin marksiste, ose ne mohojmë dhe hedhim poshtë një gjë tjetër, që të tjerët mund ta quanin marksiste. Kështu që, kjo do të krijonte një konfuzion të pafund. Ne paraqitemi përpara botës, përpara kombit tonë në radhë të parë, kështu që do të krijonim telashe të tilla, luftëra të pafundme dhe të kota teorike, do të bënim pastaj si në mesjetë debate teologjike shterpe dhe të skajshme dhe të mos harrojmë “Kur Kostandino­poja bie, nuk bëhen diskutime teologjike çfarë seksi kanë engjëjt”. Besoj se më kuptoni.

Unë do të thosha që formula që është dhe në këtë projektpro­gram: si “Marksizëm- Leninizëm” të hiqet përfundimi­sht për të ardhmen, si formulë aspak shkencore dhe konfuze e të themi se partia frymëzohet dhe udhëhiqet nga idealet e socializmi­t demokratik europian, nga humanizmi.

Ana doktrinare është ( n. q. s është) në shërbim të problemeve kombëtare dhe nuk është problemi kombëtar në shërbim të anës doktrinare. Çështja e analizës të së kaluarës mua më duket me rëndësi vendimtare. Nuk jemi më në kushtet moniste, jemi në realitetet pluraliste. N. q. s ne nuk do të marrim vetë iniciativë­n për të thënë gabimet e mëdha të partisë, ashtu si çdo parti që nuk merr iniciativë, ne do të humbasim. Iniciativa është shpirti i partive. Natyrisht, iniciativa e argumentua­r, shkencore, logjike e kohës. Në mënyrë përfundimt­are e pa lëkundje që duhet të shkëputemi nga gabimet e mëdha të së kaluarës. Këtu duhet të përcaktojm­ë çfarë ishte objektive, sepse ka edhe elemente objektive ( p. sh. Jalta e përcaktoi gjeografin­ë e sistemit ku u përfshimë edhe ne). Formula kryesore e shpjegimit është vështrim historik, duke u nisur dhe nga shumë aspekte të tjera të konditave shumë të veçanta, specifike, që ka pasur Shqipëria. Po të themi dhe se çfarë qenë gabimet voluntaris­te. Gabimet voluntaris­te qenë të shumta në Shqipëri. Nuk është çështje sentimenta­lizmi. Kështu është çështja, që po të mos e bëjmë këtë, ne ndodhemi pastaj përpara alternativ­ës, që afishimi i partisë në popull do ta quaja unë, nuk do të ngjiste më. Kjo është një çështje jashtëzako­nisht e rëndësishm­e. Kongresi i ardhshëm këtë ka kryesoren. Të realizojë shkëputjen me vendosmëri nga e kaluara, gjë që do të ishte një kontribut modest edhe në plan kombëtar. Duhet të shkëputemi nga koncepte të monizmit që na mundojnë. Në kushtet e shoqërisë pluraliste, edhe raporti i ideve tona me teoritë e tjera është një raport tjetër, është raport pluralist. Çdo parti në një kohë të caktuar do ta ketë dhe një alternativ­ë të sajën dhe mund t’ia marrë një partie tjetër pushtetin. Po ahere ne duhet të jemi të pajisur me një program shumë afatgjatë, shumë më të lakueshëm, shumë më të përdorshëm në shoqëri. Mund të argumentoj.

Ne kemi kujtuar se kemi qenë dialektikë. Po a janë dialektike fenomenet puriste socialiste? A ishte kjo dialektikë?! Kjo nuk ishte dialektikë, sepse dialektika dhe purizmi janë të kundërt. Fenomenet puriste, të cilat ne kemi menduar se mund të ndodhin në komunizëm, janë gjithashtu utopike. Nuk e dinim që mund të ndodhnin apo jo në komunizëm, sepse nuk mund të nisesh nga një dëshirë e papërmbajt­ur, naive, e pastër ndoshta, që ne shqiptarët do ta sillnim komunizmin shumë shpejt (?!). Por kjo nuk ishte shkencore. Ahere, kush është qëndrimi që duhet të mbajmë? Unë mendoj që duke reflektuar ndaj gabimeve, mund të jemi shumë më tepër shkencorë. Nga kjo pikëpamje, nuk kemi një tradhti të teorisë (!), siç mund të mendohet nga shumë njerëz, sesa mund të kemi një të vërtetë më afër jetës, apo dhe një arritje dhe mendim më shkencor. Fjala vjen, në Shqipëri u hoq sistemi fiskal. Po ky ishte një naivitet i marrë. Sistemi fiskal është vetë shteti dhe shteti zhduket vetëm po të zhduket shoqëria, ose në një të ardhme shumë të largët. Për sa i përket luftës së klasave. Teoria e Stalinit, që lufta e klasave sa vjen e përparon, ashpërsohe­t më shumë, ishte një teori anormale. Sipas kësaj logjike në komunizëm, njerëzit duhej të vriteshin me njëritjetr­in me armë. Pra, një katastrofë. Në Shqipëri, në praktikë, ajo që u quajt lufta e klasave nuk u bazua në atë që quhet normë juridike, por për një gabim njeriu e pësonte vetë ai, por edhe të tjerët, pra nuk respektohe­j norma dhe rasti juridik i çdo personi pavarësish­t nga të tjerët, s’kishte shtet ligjor. Kjo krijoi eksese, të cilat na kanë kushtuar jashtëzako­nisht shumë. Nga ky këndshikim, unë do të thosha, jo të flasim për luftën e klasave në projektpro­gram, por do të flasim për shtetin ligjor, i cili në fund të fundit është i vetmi mjet, me të cilin mund të luftohet për drejtësi sociale. Nuk bëhet më fjalë për barazi sociale, bëhet fjalë për përpjekje, për drejtësi sociale, sepse barazia është një koncept shumë abstrakt. Barazia nuk mund të ekzistojë, përveçse si pabarazi, gjë që deri diku e ka sqaruar dhe Marksi te “Kritika e programit të Gotes”, por ama s’duhet harruar që te kjo vepër e Marksit filluan dhe një mori gabimesh fatale të interpreti­meve të gabuara të socializmi­t real. Vetë njerëzit nuk janë me aftësi të barabarta dhe sidomos futja në marrëdhëni­e të tilla pluraliste, do ta tregojë qartë këtë gjë.

Unë mendoj që duke reflektuar ndaj gabimeve, mund të jemi shumë më tepër shkencorë. Nga kjo pikëpamje, nuk kemi një tradhti të teorisë (!), siç mund të mendohet nga shumë njerëz, sesa mund të kemi një të vërtetë më afër jetës, apo dhe një arritje dhe mendim më shkencor. Fjala vjen, në Shqipëri u hoq sistemi fiskal. Po ky ishte një naivitet i marrë. Sistemi fiskal është vetë shteti dhe shteti zhduket vetëm po të zhduket shoqëria, ose në një të ardhme shumë të largët

 ?? MOIKOM ZEQO ( MAJTAS) RAMIZ ALIA ??
MOIKOM ZEQO ( MAJTAS) RAMIZ ALIA
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? KONGRESI I THEMELIMIT TE PS, QERSHOR 1991
KONGRESI I THEMELIMIT TE PS, QERSHOR 1991
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania