Panorama (Albania)

Kryemadhi: Një vëmendje më të shtuar të Senatit për Shqipërinë

-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në vijim të vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dje ka zhvilluar disa takime. Përmes postimeve në rrjetet sociale, Kryemadhi ka bërë me dije se është takuar me senatorin amerikan, Kristofer Kons. Gjatë këtij takimi, ajo thotë se e ka njohur senatorin e SHBA- ve me disa nga problemet më të mëdha të Shqipërisë. Më tej shkruan se i ka kërkuar Kons një rritje të vëmendjes së SHBA- ve për Shqipërinë, por edhe rajonit të Ballkanit. "Me z. Christophe­r Coons, senator i Delaëare, dhe stafin pata kënaqësinë të ndaja mjaft probleme, çështje të brendshme në Shqipëri, por edhe disa nga argumentet më të nxehta të politikës së jashtme të rajonit tonë. Kërkova një vëmendje më të shtuar të SHBA dhe Senatit të saj për Shqipërinë", shkruan kryetarja e LSI- së në postimin e saj në "Facebook". Gjatë qëndrimit të saj në SHBA, Monika Kryemadhi është takuar gjithashtu edhe me simbolin e demokracis­ë polake,

Lech Valesa, të cilin e ajo e konsideron një shembull frymëzimi edhe për vendin tonë. "Takim shumë i veçantë me Lech Valesa. Me simbolin e përmbysjes së komunizmit në Poloni, drejtuesin e sindikatav­e Solidarnos­h dhe ish- Presidenti­n e Polonisë. Një shembull i jashtëzako­nshëm se si përmbysen diktaturat, qofshin edhe të forta në aparencë", shkruan Monika Kryemadhi. Kryetarja e LSI- së, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar edhe me David Kostelanci­k, drejtor i Zyrës për Europën Jugore e Qendrore në Departamen­tin Amerikan të Shtetit. Gjithashtu, Kryemadhi ka takuar edhe disa senatorë, ku në fokus ka qenë kriza politike 9- mujore në Shqipëri dhe mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve.

 ??  ?? Kryemadhi dhe Kons
Kryemadhi dhe Kons

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania