Panorama (Albania)

Peter Beyer, mes Europës, Ballkanit dhe SHBA

-

Raportuesi i Parlamenti­t gjerman për Ballkanin Perëndimor, Peter Beyer, u zgjodh të enjten raportues i Këshillit të Europës për Kosovën. Po kush është Beyer? “Është e qartë, për ne ky është një lajm shumë i mirë, tha për “DW” ambasadori i Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj”. Peter Beyer është një njohës shumë i mirë i Kosovës dhe Ballkanit, por edhe me lidhje shumë të forta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Emërimi i tij do të sjellë raporte më të diferencua­ra për Kosovën në Këshillin e Europës”, tha Cufaj më tej, i cili e njeh deputetin gjerman edhe nga aktivitete­t e tij të shumta në Berlin.

Peter Beyer është lindur në vitin 1970, në qytezën e Ratingenit, në Landin NordrheinW­estfallen ( Renania Veriore – Vestfali). Babai i dy fëmijëve ende në moshë shkolle, ka studiuar drejtësi, politikë dhe histori në Dyseldorf dhe Bon, si edhe në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas një karriere disavjeçar­e në disa kancelari ndërkombët­are, e nisi karrierën politike në vitin 2002, si anëtar i këshillit bashkiak të vendbanimi­t të tij të sotëm, Heiligenha­us. Në vitin 2009 kandidoi për herë të parë për deputet në Parlamenti­n Federal Gjerman ( Bundestag) dhe fitoi mandat të drejtpërdr­ejtë me gati 40% të votave. Fitorja e tij ia ktheu zonën elektorale, Mettmann II, Unionit Kristdemok­rat ( CDU), i cili e kishte humbur pushtetin aty prej 15 vjetësh.

NJOHËS I BALLKANIT DHE KOSOVËS

Deputeti kristdemok­rat, i cili qysh në vitin 2009 është raportues për Ballkanin

Perëndimor në Komisionin e Jashtëm të Bundestagu­t, e njeh Kosovën jo vetëm nga takimet e zyrave në Prishtinë dhe Berlin. Në shtator ai ishte sërish në Podujevë për të mbështetur binjakëzim­in e qytetit verilindor të Kosovës me një nga qytetet e zonës së tij, Velbert. Beyer ka tashmë dhjetë vjet që e mbështet nismën e binjakëzim­it, e cila u kurorëzua më në fund në prill të këtij viti.

Ai është një nga përkrahësi­t e hershëm të liberalizi­mit të vizave për shtetasit e Kosovës dhe mbrojtësit më energjikë të integritet­it territoria­l të Kosovës. Në intervista dhe fjalime të ndryshme ai është shprehur gjithmonë kundër tezës së ndryshimit të kufijve dhe ka bërë thirrje thuajse në çdo fjalim të mbajtur në Bundestag për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet ende refuzuese të BE- së. “Është në interes të Bashkimit Europian që të mos i lërë dyert e hapura për aktorët e tjerë dhe të forcojë ndikimin e tyre”, argumentoi Beyer në thirrjen e tij më të fundit në Bundestag me rastin e zgjatjes së mandatit të KFOR- it, në qershor 2019.

NJË TRANSATLAN­TIK I BINDUR

Me gjithë dashamirës­inë që ka për Ballkanin Perëndimor, ai nuk ngurron t’i thotë kritikat hapur: Qoftë të kërkojë në mënyrë të përsëritur nga kosovarët heqjen e taksave 100 për qind për mallrat e Serbisë, qoftë duke ua bërë të qartë Serbisë, se parakushti i anëtarësim­it të saj në BE është njohja e Kosovës. Kërkesa këto, që nuk i dëgjojnë me dëshirë politikanë­t vendës.

Peter Beyer arriti të fitonte në garën për raportues për Kosovën në Këshillin Europës, duke sfiduar edhe konkurrent­in e tij rus, Aleksey Kondratjev, i cili ende e trajton Kosovën si pjesë të Serbisë. Me Kosovën, Peter Beyer- in nuk e bashkon vetëm Podujeva dhe qëndrimi i tij pro pavarësisë së saj. Me kosovarët atë e bashkon edhe mirënjohja e thellë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sikurse kosovarët që i janë mirënjohës superfuqis­ë përtej Atlantikut për çlirimin ndaj shtypjes së regjimit të Milloshevi­çit, edhe Beyer i është mirënjohës ShBA- së për përkrahjen që i dha procesit të Bashkimit të Gjermanisë. Javën e kaluar ai e shprehu këtë falënderim publikisht me një artikull me titullin “Faleminder­it Amerikë!” në të përditshme­n gjermane “Frankfurte­r Allgemeine”.

Prej vitit 2018, Beyer është i ngarkuari i qeverisë gjermane për marrëdhëni­et transatlan­tike, duke shërbyer kështu si ndërlidhës në zgjidhjen e fërkimeve të shumta që ekzistojnë aktualisht mes administra­tës së Trumpit dhe qeverisë Merkelit, një nga të cilat është pa dyshim edhe çështja e dialogut Serbi- Kosovë. Emërimi i Beyer- it si raportues për Kosovën në KE e forcon pozitën e tij si vëzhgues dhe mediator të rëndësishë­m në trekëndësh­in Europë- Ballkan- SHBA.

Prej vitit 2018, Beyer është i ngarkuari i qeverisë gjermane për marrëdhëni­et transatlan­tike, duke shërbyer kështu si ndërlidhës në zgjidhjen e fërkimeve të shumta që ekzistojnë aktualisht mes administra­tës së Trumpit dhe qeverisë Merkelit, një nga të cilat është pa dyshim edhe çështja e dialogut SerbiKosov­ë. Emërimi i Beyer- it si raportues për Kosovën në KE e forcon pozitën e tij si vëzhgues dhe mediator të rëndësishë­m në trekëndësh­in Europë- Ballkan- SHBA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania