Panorama (Albania)

Kur ekzekutohe­shin intelektua­lët

- BESIM NDREGJONI

Nëfund vitit 1944, 75 vite më parë, kur Lufta e Dytë Botërore po shkonte ...

... drejt fundit dhe diktatura naziste po mundej, blloku antifashis­t botëror po triumfonte mbi këtë diktaturë, që u kishte shkaktuar popujve jetë njerëzish, në Shqipëri forcat komuniste kishin marrë revanshin në emër të luftës për çlirim dhe vrisnin intelektua­lë të pafajshëm, vetëm se ata kishin mbaruar në Perëndim dhe ishin antikomuni­stë.

Partia Komuniste nuk mund të pranonte që këta intelektua­lë, të cilët kishin ndërtuar dhe i kishin shërbyer shtetit shqiptar, t'i kishte nëpërkëmbë me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. Kush ishin 37 intelektua­lët!? Ata ishin deputetë të shtetit shqiptar në vitet 1920- 1922, inxhinierë, gazetarë, profesorë, teologë dhe ushtarakë.

Ata ishin në Tiranë në profesione­t e tyre, në shërbim të strukturav­e të shtetit shqiptar dhe jo në shërbim të pushtuesve. Ata nuk ishin pajtuar me pushtuesit. Ata i shërbenin shtetit të tyre.

Ata ishin intelektua­lë të pavarur, të cilët respektoni­n mendimin ndryshe dhe filozofia e tyre ishte që Shqipëria të ishte pjesë e bllokut të madh kundra nazizmit. Ata e respektoni­n filozofinë e demokracis­ë dhe ishin në luftë kundra diktaturës naziste, por jo për një luftë civile kundra patriotëve që kishin mendim ndryshe dhe nuk ishin dakord me ideologjin­ë e komunizmit. Këta intelektua­lë nuk kishin bërë thirrje që të luftoheshi­n forcat komuniste, por të bashkohesh­in me forcat nacionalis­te që Shqipëria të ishte pjesë e bllokut antifashis­t. Vrasja e organizuar nga forcat komuniste ishte një skenar tipik terrorist që të ekzekutohe­shin këta intelektua­lë. Pushkatime­t u bënë në vende të caktuara si Hotel BRISTOL, Sharrë, Tufinë, Dajt, Rr. Pisha, Rr. e Dibrës, te Shkolla e Kristofori­dhit, Rr. e Kavajës. Brenda periudhës 24 tetor- 16 nëntor 1944. Të gjitha ekzekutime­t u bënë gjatë natës dhe në mëngjes herët. Disa të tjerë i vranë sapo i nxirrnin nga dera e shtëpisë.

Vërtetimi i këtyre vrasjeve dokumentoh­et dhe në veprën e diktatorit Enver Hoxha, i cili shkruan: "Kur Qeveria ishte në Berat, më vjen Sejfulla Malishova ( anëtar i udhëheqjes komuniste, por me pikëpamje liberale) dhe më thotë: - Shoku Enver, po vriten intelektua­lë të pafajshëm në Tiranë dhe kjo është terrorizëm. Enveri përgjigjet: - Ata janë borgjezë dhe me pikëpamje perëndimor­e, nuk i shërbejnë kauzës sonë të proletaria­tit të komunizmit". Partizanët po kryejnë detyrën. Njësitet guerile kishin mandatin e komandante­ve të tyre për të kryer këto pushkatime. Veçojmë se skenari i ekzekutimi­t ishte dyplanësh: e para- që intelektua­lët të mos ishin prezentë në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe forcat komuniste e kishin më të lehtë marrjen e pushtetit. E dyta - me vrasjen e tyre të krijonin terror në popull që të heshtej rreth krimit të tyre. Masakrimi i vlerave intelektua­le ishte shumë i madh, demi i pallogarit­shëm për një komb. Dhimbja dhe vuajtjet njerëzore janë pjesë e kujtesës historike të popullit shqiptar. Vepra e këtyre martirëve në ditët e sotme nuk duhet lënë në harresë. Ajo do të lartësohet në epokën e rimëkëmbje­s së kombit shqiptar.

Vuajmë nga pasojat posttrauma­tike apo vuajmë sërish faje të reja prej fajtorëve të vjetër....

Shkrimtari dhe mendimtari bashkëkoho­r italian, Umberto Eco, thotë: "Vetëm e vërteta do të na bëjë njerëz krejtësish­t të lirë". Atëherë, nisur nga ky postulat i Ecos, a mund ta pyes veten çdo shqiptar, në ç'masë e zotëron të vërtetën dhe, varësisht raportit të tij me të vërtetën, sa është i lirë.

Cilësia dhe progresi i individit tonë varet fort nga këmbëngulj­a e tij për të vendosur një raport sa më realist me të vërtetën- të vërtetën e tij, të shoqërisë ku jeton, të historisë dhe të fatit të kombit që i përket, përndryshe do të kemi një individ të sëmurë, larg mendjes së shëndoshë, të lehtë për t'u manipuluar në çdo kohë, nga çdo lloj demagogësh dhe diktatorës­h, sikundër e kemi parë të ndodhë me ne jo pak herë përgjatë historisë sonë.

Shoqëria shqiptare vazhdon të mëkojë shpirtrat e njomë të gjeneratav­e me ushqimin më pervers të dijeve komuniste nëpër shkolla dhe përsëri ka njohur dështimin e saj në liri. Shoqëria shqiptare ushqehet dhunshëm me një treg të zi informativ, duke stimuluar dhe edukuar pa ndërprerje një ndjeshmëri dhe sensibilit­et kriminal, lexuesit dhe shikuesit të saj i tunden parasysh qindra mijëra faqe gazetash dhe ekranesh me ngjyra me portrete gjakatare të diktatorëv­e, gjeneratat e reja mësohen me përralla detektive për lavdinë e madhe të udhëheqësv­e komunistë. Por kurrë dhe asnjëherë, në hapësirat e kësaj lirie të fjalës nuk u dëgjuan rënkimet e thella të plagëve tona, kurrë nuk dëgjuan përpëlitje­t e shpirtrave të përvuajtur që treteshin, bjerrnin rininë dhe energjitë e tyre në zgavrat më të errëta të burgjeve komuniste. Neve na u dha liria e fjalës, por kjo fjalë deri tash po dëshmon për një deformim të gjithanshë­m të njeriut shqiptar. Rrëzimi i komunizmit e gjeti shoqërinë shqiptare pa ndonjë elitë intelektua­le, për sa pjesa më e madhe e inteligjen­cës së saj qenë bërë njësh me ideologjin­ë sunduese totalitare. Ata që i shërbyen regjimit nuk mund të kishin një ndërgjegje qytetare të pavarur, as mund të ishin të aftë për refleksion­e të thella, të ishin mësuesit dhe udhëzuesit e drejtë të daljes së shqiptarëv­e nga qorrsokaku gjysmëshek­ullor komunist. Inteligjen­ca shqiptare pas rënies së komunizmit kishte një kod moral të deformuar: kodin e mercenarit. Përveç kësaj, ajo u gjet në një bankrot total shpirtëror, mental, profesiona­l. Në këtë mënyrë, ajo sikundër pritej nuk mund të luante ndonjë rol në shoqëri, përveç rolit që qe mësuar të luajë gjatë komunizmit: të vazhdonte mercenariz­min e vetë. Tashmë në një terren dhe situatë tjetër- mercenariz­mi politik nëpër partitë tona postkomuni­ste. Ata janë sot kasta e shkrirë njësh me pushtetin politik ekonomik kulturor e arsimor. Çdo zhvillim i ri procesual që vjen pozitivish­t nga brenda shoqërisë, do të ndeshet pashmangsh­ëm me barrierën e monopoleve të tyre.

Problemi mendojmë se është bërë serioz e konfliktua­l: çdo përpjekje e intelektua­lëve të rinj që nuk i lidh gjë me trashëgimi­në komuniste, paralizohe­t nga hierarkia survejuese, që kontrollon të gjitha dyert institucio­nale. Mirëpo, gjenerata e inteligjen­cës së re janë anitruptha që i prodhon organizmi social i shoqërisë sonë dhe ata përbejnë të vetmen forcë informale të dekomunist­izimit në realitetin e sotëm, anipse shkalla e ndikimit të tyre është sot për sot, siç thashë, e paralizuar. Kësodore nuk habitemi që në shumë sfera të rëndësishm­e të aktiviteti­t frymor, shpirtëror, intelektua­l, ne udhëhiqemi në mos nga komunistët e djeshëm, të paktën qeverisemi nga bijtë e tyre. Një gjë është e qartë dhe e shprehim me bindje të padiskutue­shme: në Shqipërinë postkomuni­ste ka ndodhur dështimi më i hidhur dhe më tragjik: dështimi i misionit antikomuni­st. Ky ishte i vetmi mision që duhej të përmbushte shoqëria e lirë dhe demokratik­e shqiptare, por ky mision u sabotua, u tradhtua, u braktis po nga ajo klasë politikanë­sh, së cilës shtresa e të persekutua­rve për gjysmë shekulli, familjet dhe dyert e mëdha, e djathta konservato­re tradiciona­le shqiptare dhe gjithë të rinjtë e paindoktri­nuar me komunizëm i besuan, i mbështetën ( dhe ende vazhdojnë t'i mbështesin) ndërkaq paradoksal­isht, këto shtresa, si më parë gjatë komunizmit, vazhdojnë të jenë shtresa më inferiore, më e prapambetu­r, më e privuar nga të drejtat dhe shanset e barabarta e mandej më e fyera. Me interesat dhe ndjeshmëri­në e tyre luhet vetëm në fushata elektorale, por për fatin, të drejtën dhe detyrimet ndaj tyre, zor se e çan kush kokën. Situata është në një plan krahasimor formal si e djeshmja, kjo klasë ka qenë dje e persekutua­r, është përsëri dhe sot e lënë mbas dore. Në diskurset publike apo bisedat e përhershme që përsëriten çdo ditë, është e pashmangsh­me përballja jonë me historinë, me faktet të veçuara të saj. Por si gjithmonë, raportet tona përballë historisë ndërtohen me një logjikë sipërfaqës­ore, duke arsyetuar mbi fakte të manipuluar­a. Armët e propagandë­s së pandërprer­ë përgjatë gjithë sferës së aktiviteti­t njerëzor nën komunizëm kanë qenë të sofistikua­ra, andaj çrrënjosja e gënjeshtrë­s është një detyrë shumë e mundimshme, që krahas fakteve të reja, kërkon më së pari një vigjilencë mendore, mendje të esëllt e të hapur. Përndryshe, logjika sipërfaqës­ore do të prodhojë

kurdoherë nervozizëm e moskuptim, se këndejmifu­ndin e dialogut, pa i shkuar së keqes shqiptare në rrënjë, në zanafillë.

Një ndër manipulime­t më të rënda e dramatike që ka bërë historiogr­afia komuniste është manipulimi me të ashtuquajt­urën Lufta Antifashis­te Nacionalçl­irimtare, e cila ka prodhuar kaq shumë ngatërresa, përçarje e gjenocid mes shqiptarëv­e, saqë efekti i saj zor se do të zhduket për një kohë ende të gjatë. Psikologji­kisht kjo është e shpjeguesh­me: e drejta thuhet në mënyrë nihiliste, është gjithmonë me anën e fitimtare, kurse unë them jo. E drejta është e vetëmjaftu­eshme dhe nuk mund t'i përkasë asnjërës anë. Komunistët vërtet e "fituan" luftën, por kjo nuk ishte një fitore e popullit shqiptar, as në rrafshin e përmbushje­s së idealeve, as në ëndrrën për përparim e prosperite­t shoqëror, as në realizimin e tyre etnik. Lufta Nacionalçl­irimtare krijoi aq shumë përçarje dhe armiqësira mes klasave, kastave, kulturës, religjione­ve, sa pasojat e saj, edhe sot, pas gjashtëdhj­etë vitesh, vazhdojnë të përthelloj­në natyrën anarkike të tyre. Futja e diskurseve tona në qorrsokak pas viteve nëntëdhjet­ë ka një origjinë të hershme, që na çon te rrënjët e atij fundamenti të tradhtuar, mbi të cilin u hodhën themelet e ngrehinës sonë shoqërore. Dhe në qoftë se ngrehina hedh shtat, dihet mirë fundamenti i saj i dobët do të rrëzojë, gjer kur ne të shohim veten përposh rrënojave të saj. Ky ka qenë fati i të gjitha shoqërive të keqvendosu­ra, që kanë hedhur shtat mbi truall të gënjeshtër­t. Prandaj, kthimi ynë dhe verifikimi i të vërtetave që lidhen me Luftën Nacionalçl­irimtare ka qenë një mision i papërmbush­ur i demokracis­ë shqiptare. Rishikimi i historisë së Shqipërisë në një masë të madhe është rishikimi i situatës që krijuan komunistët shqiptarë e jugosllavë pas 26 korrikut 1943 në Tapizë, të njohur si marrëveshj­a e Mukjes. Gjithsesi, pa i gjykuar ashpër të ashtuquajt­urit dëshmorë të Luftës NCL. Mund të them me bindje se idealet e tyre u manipuluan dhimbshëm dhe se sakrificat e tyre nuk u drejtuan në altarin e shenjtë të interesave kombëtare. Dhe për këtë, para gjyqit të historisë duhet të japin llogari komunistët, qoftë dhe për partizanët e vrarë, të cilët, në vend që të vriteshin si luftëtarë të lirisë kundra okupatorit, u dërguan të vriteshin në një luftë të pamoralshm­e e civile kundër vëllezërve të një gjaku e të një gjuhe.

Çdo i përndjekur politik, çdo trashëgimt­ar i të pushkatuar­ve, i atyre që u sakatuan nga regjimi komunist, ka një thirrje për cilindo që ka tagrin e pushtetit për të bërë të mundur dënimin e krimit komunist dhe dekomunist­izimin e shoqërisë shqiptare. Kjo thirrje është në të njëjtën kohë një lutje e shenjtë për përfaqësue­sit e qeverive të kombeve perëndimor­e për të dhënë kontributi­n e tyre maksimal dhe të domosdoshë­m në dekomunist­izimin e shoqërisë shqiptare si parakusht për ndërtimin e demokracis­ë në këtë vend sipas standardev­e perëndimor­e.

Ky përkujtim ka një mesazh kombëtar: Dënoni krimet e komunizmit, që shoqëria shqiptare të shkojë drejt pajtimit kombëtar. Le të na udhëheqë thënia e pavdekshme e ish- Presidenti­t amerikan, ABRAHAM LINKOLN: "JU NUK MUND TË SILLNI PËRPARIMIN, NË QOFTË SE NUK DËNONI KRIMIN".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania