Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohen pas një viti dy të kërkuar

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

PUKE - Policia e Pukës në bashkëpuni­m me atë të Krujës kanë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për drogë. Bëhet fjalë për Agron Bami dhe Gëzim Ndoj, të prangosur në kuadër të operacioni­t "Lokalizimi", i nisur pak ditë më parë. Bami, 33 vjeç, banues në fshatin Nikël të Krujës dhe Ndoj, 40 vjeç, banues në Fushë- Arrëz, ishin shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëv­e. Policia bën të ditur se pas hetimeve proaktive të kryera nga Policia e Pukës, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpuni­m dhe me shtetasin Jozef Gjoka, i arrestuar 2 ditë më parë, dyshohen si autorë të veprës penale "Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpuni­m", ndodhur në vitin 2018 në Fushë- Arrëz, si dhe për "Armëmbajtj­e pa leje". Tashmë, Policia vijon hetimet për dokumentim­in e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Dy ditë më parë, Policia e Pukës në bashkëpuni­m me atë të Krujës arrestuan edhe shtetasin Jozef Gjoka në kuadër të operacioni­t të nisur "Lokalizimi". Shtetasi Jozef Gjoka që u arrestua në operacioni­n e Policisë së Pukës dhe Fushë

Krujës ishte shpallur edhe ai në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëv­e. Ndalimi i Gjokës u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariat­i i Policisë Pukë dhe në bazë të plan- operacioni­t për kapjen e tij, forcat policore, në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Krujë, kanë bërë lokalizimi­n dhe kapjen e tij në fshatin Nikël të Krujës. Gjykata e Shkallës së Parë Pukë, pas hetimeve proaktive të kryera nga Policia e Pukës, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për këtë shtetas, pasi dyshohet si autor i veprës penale "Kultivimi i bimëve narkotike", në vitin 2018, në Fushë- Arrëz bashkë me dy të arrestuari­t e tjerë. s. n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.