Panorama (Albania)

Agim Kajmaku në arrati, Prokuroria urdhër noterëve: Njoftoni nëse paraqitet!

Ish- kryetari i Bashkisë së Vorës mund të kërkojë noterizimi­n e prokurës për avokatin. Noterëve u kërkohet të lajmërojnë Policinë

-

Prokuroria e Tiranës urdhëron të gjithë noterët që të lajmërojnë Policinë e Shtetit në rast se ish- kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, paraqitet te ndonjëri prej tyre për të kryer ndonjë veprim noterial.

Madje, organi i Akuzës i paralajmër­on noterët se do të mbajnë përgjegjës­i penale në rast se nuk njoftojnë në numrin 129, nëse Kajmaku paraqitet tek ata. Përmes një shkresë të një jave më parë, konkretish­t të datës 14 nëntor, drejtuar Dhomës Kombëtare të Noterisë Tiranë, Prokuroria kërkon bashkëpuni­m, në mënyrë që të ekzekutohe­t vendimi i Gjykatës së Tiranës, e cila më 9 nëntor caktoi masën "Arrest me burg", në mungesë për Agim Kajmakun. Vetëm pak ditë më parë, edhe pse i është shmangur drejtësisë dhe vazhdon të qëndrojë në arrati, ishkryetar­i i Bashkisë së Vorës kërkoi lirinë në Gjykatën e Apelit. Përmes avokatit të tij, sigurisht i pajisur me prokurë të noterizuar, Kajmaku apeloi masën e sigurisë që ka caktuar më parë Gjykata e Shkallës së Parë.

KERKESA

Në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me juridiksio­n të përgjithsh­ëm, zhvillohen hetime në çështjen penale nr. 8185, regjistrua­r më datë 30.10.2019 për veprën penale "Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëv­e", e parashikua­r dhe e dënueshme nga neni 190/ 1 i Kodit Penal, "Falsifikim i dokumentev­e zyrtare", e parashikua­r dhe e dënueshme nga neni 186 i Kodit Penal, si dhe "Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij", e parashikua­r dhe e dënueshme nga neni 249 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Agim Kajmaku etj. Për të bërë të mundur zbatimin e vendimit të Gjykatës, e konkretish­t të vendimit penal nr. 2516, regjistri themeltar, datë 09.11.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, njoftoni të gjithë noterët që e ushtrojnë funksionin e noterit në Republikën e Shqipërisë, që nëse shtetasi Agim Kajmaku, me identitete ( i biri i Ymer dhe Maxhe, lindur më 06.07.1971 në Fushë

Prezë, Tiranë dhe banues në Gjeç, Kodër- Pezë, Tiranë, me shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i martuar), paraqitet për kryerjen e ndonjë veprimi noterial, cilado qoftë kërkesa e tij, të njoftoni paraprakis­ht Policinë e Shtetit në numrin 129. Mosbërja e njoftimit ngarkon noterët me përgjegjës­i penale.

MANDATI

Disa ditë para se Prokuroria të kërkonte arrestimin e tij, KQZ i hoqi mandatin ish- kryebashki­akut të Vorës, pasi Prokuroria e Përgjithsh­me i kishte dërguar një shkresë për këtë qëllim. Pavarësish­t se Kajmaku iu drejtua me një letër Kryeprokur­ores Arta Marku, ku thoshte se ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Janinës për falsifikim të kartëmoned­ha nën emrin e Jorgo Totos, fshehja e kësaj çështjeje në formularin e vetëdeklar­imit përbën shkelje. "Nga verifikime­t e kryera konfirmohe­t se subjekti Agim Kajmaku ka pasur dijeni të plotë në lidhje me faktin që ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor penal në zhvillim. Kjo, sepse ai është arrestuar në flagrancë dhe ka dalë para Gjykatës greke ku i është bërë e ditur e gjithë procedura që do ndiqet ndaj tij. Nga ana tjetër rezulton se subjekti ka kryer veprime konkrete për fshehjen këtij fakti para autoritete­ve shqiptare, duke ndryshuar në datë 30.03.2004 emër/ mbiemër nga ' Jorgo Toto' në ' Agim Kajmaku', si dhe duke mos e deklaruar këtë fakt në formularin e vetëdeklar­imit", thuhet në shkresën e prokurorit Arben Kraja.

 ??  ??
 ?? Agim Kajmaku ??
Agim Kajmaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania