Panorama (Albania)

I dyshuar për plagosje, lirohet sërish Florenc Çapja

"I forti" u arrestua në qershor për ngjarjen e 2006- ës

- Fadil Mema Florenc Çapja

ELBASAN - U arrestua për plagosjen e ish- shefit të Policisë, Gjykata pushon hetimet ndaj Florenc Çapjas. Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan ka lënë të lirë 37- vjeçarin e akuzuar për tentativën e vrasjes së Fadil Memës, të ndodhur 13 vite më parë në Elbasan. Çapja u arrestua në qershor, pasi hetuesit kishin zbuluar prova të reja lidhur me këtë ngjarje. Lajmi për pushimin e çështjes është bërë i ditur nga avokati Neshat Fana.

"Gjykata e Elbasanit ka pushuar çështjen ndaj klientit tim, Florenc Çapja", është shprehur ai, duke mos e bërë të ditur shkakun që e çoi Gjykatën në një vendim të tillë. Arrestimi i 37- vjeçarit u bë, pasi ndaj tij rëndonin akuza e "Vrasjes me paramendim, e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtje pa leje e armëve dhe municionev­e luftarake", për shkak se në vitin 2006 akuzohej për plagosjen e ish- shefit të Policisë Rrugore, Fadil Mema. Dyshohet se Gjykata e ka pushuar çështjen për shkak të mungesës së provave për akuzën e ngritur nga tij. Dy seanca më parë, Gjykata e Apelit refuzoi që Çapja të hetohej në gjendje të lirë, pavarësish­t se ofroi garanci pasurore. 37- vjeçari është një emër i njohur për botën e krimit, pasi dyshohet se është përfshirë në disa ngjarje të rënda dhe njihet ndryshe si "i forti" i fisit Çapja në Elbasan. Kjo është hera e dytë që ai arrestohet për këtë çështje, sepse vetëm pak ditë pas plagosjes së Memës u vu në pranga. Mirëpo, edhe gjatë hetimeve të asaj kohe u la i lirë për mungesë provash, pas 4 muajsh në qeli. Atentati ndaj Memës erdhi si hakmarrje, pasi nipi i tij akuzohej nga fisi Çapja për ekzekutimi­n e Sokol Çapjas, xhaxhait të Florencit. Pas atentatit, familja Mema u largua në Itali, por në 13 mars të 2015- ës, Fadil Mema u qëllua për vdekje në Torino me 6 plumba pistolete. Në atë kohë, ngjarja ndodhi pranë banesës ku ai jetonte me bashkëshor­ten dhe dy fëmijët. Konflikti i nisur në vitin 2005 mes Sokol Çapjas dhe Dritan Shemes vijon edhe pas më shumë se 14 vitesh, duke shkaktuar me dhjetëra viktima. Çapja dhe Sheme u përfshinë në një konflikt, që më pas solli vrasjen e Sokol Çapjas. Florenc Çapja në atë kohë u kthye nga emigracion­i për të marrë hak për xhaxhain e tij, duke i bërë atentat Fadil Memës. Ndërsa Dritan Sheme u vra po atë vit në Tiranë, ku qëndronte i fshehur. Përveç këtyre ngjarjeve ka pasur dhe persona të tjerë të ekzekutuar, si shkak i sagës së hakmarrjev­e. Ngjarja më e fundit është masakra e ndodhur në vitin 2016, ku ndaj disa pjesëtarëv­e të fisit Çapja pati atentat, duke lënë tre persona të vdekur dhe tetë të tjerë të plagosur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania