Panorama (Albania)

Suel Çela shpallet i pafajshëm

Gjykata: Nuk u provua që Çela ishte i pranishëm në vendngjarj­e

- Suel Çela

Pas një procesi, i cili nisi me akuzën e "Vrasjes së punonjësit të Policisë", mbetur në tentativë për dy nga të pandehurit, Enea Bekteshin dhe Suel Çelën, e që përfundoi në pretencë me akuzë të ndryshuar nga prokurori, Gjykata arriti në përfundimi­n se prania e Çelës në ngjarjen e shtatorit të 2017- ës nuk ishte provuar. Nga ana tjetër, treshja gjykuese argumentoi se, duke iu referuar provave dhe fakteve të paraqitura, Enea Bekteshi është gjetur fajtor për "Kundërshti­m të punonjësit të Policisë" dhe "Prodhim dhe shitje të narkotikëv­e", duke e dënuar atë me 6 vite burg. "Duke iu referuar provave dhe fakteve, është provuar që në makinën "Audi" ka qenë i pandehuri Enea Bekteshi. Ky i fundit, pasi ka shoqëruar në aeroport vëllain e Suel Çelës, kur është kthyer ka marrë për xhiro makinën "Audi" dhe kur është kthyer rreth orës tetë në treg ka ndodhur ngjarja, ku ka kundërshtu­ar dhunshëm punonjësit e Policisë. Sa i takon provës që konsiston në shenja gishtash, duke iu referuar procesverb­aleve të këqyrjes, këto shenja janë gjetur në pjesën e brendshme të pasqyrës në krahun e shoferit dhe jo në pjesën e pasagjerit, çka vërteton qenien e tij në makinë. Një fakt i tillë mbështetet edhe nga një përgjim ambiental, që i është bërë Enea Bekteshit në komisariat me kunatin e tij", lexoi gjyqtari vendimin e shkurtuar. I fajshëm u shpall edhe i pandehuri tjetër në këtë proces, Kelment Xhaferri, për "Armëmbajtj­e pa leje" dhe "Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit" dhe u dënua me 5 vite burg në total.

PAFAJËSIA

Pas disa seancash gjyqësore dhe marrjes së dhjetëra dëshmive, Gjykata për Krime të

Rënda tha dje se nuk është provuar që Suel Çela, i cili është gjykuar në mungesë, të ishte në "Audin" që përplasi makinën e Policisë. E vetmja provë që lidhte të pandehurin me makinën dhe ngjarjen ishte një cigare puro e gjetur aty, por në dëshmitë e punonjësve të Policisë, kjo provë nuk është gjetur e mbështetur, pasi ata nuk identifiku­an shoferin dhe thanë se ka qenë vetëm një person në makinë, ndryshe nga sa ka pretenduar Prokuroria, që ka qenë Suel Çela dhe Enea Bekteshi. Një prej dëshmitarë­ve, gjatë shqyrtimit gjyqësor tha se ishte i sigurt që në makinë nuk ishte Suel Çela, pasi do ta njihte nëse do kishte qenë ai. "Shpalljen e pafajshëm të Suel Çelës për akuzën e ' Kundërshti­mit të punonjësve të Policisë' dhe ' Goditjes për shkak të detyrës'. Pasi nuk janë gjetur prova që mbështesin pretendimi­n e Prokuroris­ë që i pandehuri ka qenë në drejtim të makinës ' Audi'. Materiali biologjik i gjetur në puron në makinë, vërteton faktin se i pandehuri ka përdorur këtë mjet, por jo se në atë moment ka qenë në drejtim. Gjithashtu, 4 nga punonjësit e Policisë të pyetur në Gjykatë kanë thënë se në makinë kanë parë vetëm një person dhe një prej dëshmitarë­ve ka mohuar, duke pohuar me siguri që ai nuk ishte Sueli, pasi do ta kishte njohur. Nuk janë sjellë në gjykim prova të tjera për vërtetimin e pretendimi­t se në ' Audi' ka qenë i pandehuri Suel Çela", tha Gjykata.

PRETENCA

Prokuroria për Krime të

Rënda ndryshoi gjatë leximit të pretencës akuzat për Suel Çelën, Enea Bekteshin dhe Kelment Xhaferrin, duke rrëzuar vrasjen e punonjësit të Policisë, mbetur në tentativë. Prokuroria tha se gjatë shqyrtimit nuk u gjet e provuar akuza e vrasjes së punonjësit të Policisë, por u gjet e provuar se Suel Çela dhe Enea Bekteshi kanë kundërshtu­ar punonjësit e Policisë dhe i kanë goditur për shkal të detyrës, e për këtë kërkoi dënimin e Çelës me 7 vite burg dhe Bekteshin me 6 vite. Edhe për Kelment Xhaferrin ra akuza e kundërshti­mit të Policisë, por u kërkua shpallja e fajshme e tij për tri vepra të tjera: atë të armë mbajtjes pa leje, largim i të burgosurit dhe mbajtja e lëndëve plasëse, duke kërkuar dënimin me 6 vite burg. Gjatë seancës, Prokuroria pretendoi se është e provuar që në drejtim të "Audit" që përplasi makinën e Policisë ishte Suel Çela dhe pasagjer në ketë automjet ishte Enea Bekteshi.

REAGIMI I PD

Pas dhënies së vendimit për Suel Çelën, Partia Demokratik­e reagoi duke e konsiderua­r si mesazh "që kriminelët dhe ata që blejnë votat janë të paprekshëm". "Shpallja i pafajshëm i banditit të rrezikshëm të Elbasanit, Suel Çela, shërbëtor i pushtetit të Edi Ramës, provoi në mënyrë të përsëritur se me Edi Ramën në qeveri drejtësia nuk është e lirë të ndëshkojë krimin. Mesazhi që iu dha sot shqiptarëv­e është se kriminelët e pushtetit, ata që blejnë vota për karrigen e Edi Ramës, janë të paprekshëm! Kur kriminelët vjedhin zgjedhjet për Edi Ramën, kur bëjnë drogë me lejen e pushtetit të Edi Ramës, kur godasin Policinë dhe e çnderojnë atë me mbrojtjen e Edi Ramës, drejtësia është e pafuqishme të bëjë drejtësi", shkruhej në njoftim.

 ??  ?? Momenti i përplasjes me Policinë në Elbasan
Momenti i përplasjes me Policinë në Elbasan
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania