Panorama (Albania)

Kokaina rekord, zbardhen kodet e porositësv­e dhe mesazhet e Arbër Çekajt

Prokuroria kërkon 35 vite burg për të arrestuari­t. Çfarë dëshmuan punëtorët e firmës dhe itinerari i kontejneri­t

-

PRETENCA “Policia ka marrë njoftim nga përgjegjës­i i kontejnerë­ve në Doganën Durrës se do të bëhej kontroll i një kontejneri me banane me origjinë nga Kolumbia, pasi kishte dalë me shenjë ‘ RED’ ( me risk të lartë). Është shkuar në terminalin e kontejnerë­ve dhe për shkak të motit me shi janë zhvendosur në sheshin e terminalit doganor, pranë peshores, ku është vendosur dhe kontejneri i kompanisë ‘ Pelikani transport’. Në kontroll kanë qenë prezentë njësia e kontejnerë­ve, dy oficerë të seksionit të narkotikëv­e të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, një nga Dogana dhe një nga Policia Kufitare. Po kështu, gjatë kontrollit kanë qenë të pranishëm dhe oficerë të hetimit doganor. Nga ana e subjektit që kishte mallin ishte prezent agjenti doganor, përfaqësue­si i firmës ‘ Arbri Garden’, shtetasi/ i pandehuri Donaldo Lushaj dhe disa punëtorë për të shkarkuar bananet. Nga dokumentac­ioni rezultonte se ky kontejner, pasi ishte nxjerrë nga Dogana me analizë risku dhe me orientimin për t’u skanuar, më pas i është nënshtruar skanerit, ku ka rezultuar i markuar me ‘ Red’, në fundin e kontejneri­t. Duke parë këto dyshime, nisur edhe nga pamja e skanerit, është bërë një ndërhyrje në mesin e kontejneri­t me trapano, duke bërë një vrimë. Nga kjo vrimë është konstatuar se ka dalë një material i bardhë, i cili për nga ngjyra, era dhe karakteris­tikat, ngjasonte me lëndën narkotike kokainë. Në vazhdim është lejuar kontejneri të dalë nga Porti i Durrësit i ngarkuar me banane. Ndërkohë, shtetasit Donaldo Lushaj dhe Armado Pezaku janë mbajtur në vëzhgim nga ana e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operaciona­le. Disa momente pas mbërritjes së kamionit në magazinat e firmës ‘ Arbri Garden’, është vendosur ndërhyrja e punonjësve të Policisë, pasi vetë orari i vonë, errësira, pozicioni dhe shtrirja e magazinës frigorifer­ike të firmës ‘ Arbri Garden’, nuk lejonin mbajtjen nën monitorim dhe rrezikonin heqjen dhe zhdukjen e lëndës narkotike, të konstatuar që në Portin e Durrësit, por që ende nuk dihej me saktësi se sa ishte ekzaktësis­ht. Në momentin e ndërhyrjes, punëtorët kanë qenë në vijim të punës për shkarkimin e bananeve nga kontejneri. Pasi është shkarkuar ngarkesa me banane, është hequr e gjithë shtresa e dyshemesë së kontejneri­t duke përdorur mjete prerëse, ku është vënë re se pjesa më e madhe e dyshemesë ishte e mbushur me pako në formë drejtkëndë­she, të vendosura në mënyrë të çrregullt. Nga kontrolli në dyshemenë e kontejneri­t janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provave materiale, 528 pako të mbështjell­a me natriban, me mbishkrime të ndryshme ‘ KE’, ‘ 020’, ‘ CR77’ dhe me ngjyrë jeshile pa mbishkrime, të cilat brenda tyre kanë një sasi lënde e ngurtë, ngjyrë e bardhë, e cila rezultoi të ishte lëndë narkotike e llojit kokainë”.

DYSHIMI “Nëpërmjet procesverb­alit të datës 20.02.2019 janë analizuar të dhënat e përftuara nga aktekspert­imi, për skedar ‘ Skype’ ‘ Chat’ ‘ Messenger’, ku janë konstatuar komunikime të shumta në gjuhën shqipe, anglisht dhe spanjisht me persona të ndryshëm. Rezulton i kontrollua­r komunikimi i datës 01.04.2015 deri më datë 10.04.2015 ( nga informacio­net rezulton se në këtë periudhë në Ekuador është kapur një sasi lënde narkotike kokainë, për të cilën dhe është dyshuar Arbër Çekaj). Konkretish­t, kjo bisedë zhvillohet ndërmjet komunikues­ve Arbër Çekaj dhe ‘ Anodirë’, dhe është e datës 05.04.2015. Arbër Çekaj: Më ka ndodhur diçka e keqe, kanë bërë diçka të keqe, kështu që s’di çfarë me ba, s’më lanë të kthehem. Ndërsa Anodirë i përgjigjet: ‘.... e di që je pa faj’. Gjithashtu, është përmendur në këtë procesverb­al një komunikim i përdoruesi­t Arber Çekaj me Donaldo Lushaj më datë 10.11.2014, ku flitet për problem të internetit të zyrës, kërkesën e bërë nga Arbri për të bërë këmbimin e 20 apo 30 mijë dollarëve”.

AUTORITETE­T GJERMANE “Në datë 07.09.2018 iu është kërkuar autoritete­ve gjermane kryerja e disa veprimeve hetimore, ku përfshihej edhe pyetja e shtetasit Arbër Çekaj. Me shkresën datë 08.04.2019 janë përcjellë aktet në zbatim të kësaj letër porosie ku dokumentoh­et marrja në pyetje e personit nën hetim, Arbër Çekaj, më datë 14.12.2018, në ambientet e institucio­nit të vuajtjes së dënimit

Dussëldorf/ Ratingen, në prani të prokurorit pranë Prokuroris­ë Esen, Prokurorit të çështjes në Prokurorin­ë për Krime të Rënda, mbrojtësit të të pandehurit Arbër Çekaj, avokatit Maksim Haxhia, mbrojtësit gjerman, dhe dy oficerëve të Policisë Gjyqësore shqiptare. Për sa i përket pyetjes së shtetasit Arbër Çekaj, nga prokurori i është bërë ftesë për bashkëpuni­m. Mbrojtësi me shtetësi gjermane ka pretenduar faktin se pse kontejneri nuk ishte hapur në vendin e destinacio­nit ( duke pyetur prokurorin lidhur me këtë fakt dhe duke marrë prej këtij të fundit përgjigjen se kësaj pyetje do t’i përgjigjej më vonë) dhe ka pyetur rreth faktit se cilat ishin lehtësirat që i krijoheshi­n klientit të tij në rast bashkëpuni­mi, duke vijuar pyetjen me faktin nëse urdhri i arrestit mund të revokohej ( duke marrë prej prokurorit përgjigjen negative). Më tej rezulton se avokati gjerman ka kërkuar kohë të konsultohe­t me klientin e tij dhe ka marrë një kohë prej dhjetë minutash. Në kthim është shprehur se fillimisht i hetuari nuk do të bënte asnjë deklarim”.

NGARKESA “Nisur nga praktika e lëvizjes së kontejnerë­ve, nga deklarimet e personave që tregojnë rrethana të hetimit, kontejneri do të transporto­hej në terminalin e Portit Durrës menjëherë pas shkarkimit të ngarkesës me banane, për t’u ngarkuar mbi ndonjë porosi tjetër që kompania së cilës i përkiste kontejneri, mund të merrte për ndonjë ngarkesë të ndonjë kompanie eksportues­e nga Shqipëria për në vende të tjera, ende e papërcaktu­ar në kohë dhe destinacio­n. Për pasojë, provat e administru­ara, tregojnë se pikërisht ky ambient, magazina e firmës ‘ Arbri Garden’ ka qenë vendmbërri­tja e parë e lëndës narkotike. Manipulimi me ngarkesa ‘ të ligjshme’, por edhe fshehja jashtë ngarkesës, si në rastin konkret në trupin ( dyshemenë) e kontejneri­t, është metodë e përdoruar gjerësisht, nga trafikuesi­t e lëndëve narkotike, gjatë transferim­it të lëndës narkotike nga një shtet në një tjetër, në rastin konkret nga Kolumbia në Shqipëri, si vendmbërri­tje e parë, jo vetëm për të garantuar mënyrën e fshehjes, por edhe për t’u mundësuar të krijojnë alibi, në lidhje me mospërfshi­rjen e tyre në këto lloj aktivitete­sh të kundërligj­shme”.

RIPARIMI “Një e dhënë tjetër me vlerë të plotë provuese është edhe fakti se gjatë komunikimi­t me televizion­in ‘ News 24’, i pandehuri Arbër Çekaj mundohet ta largojë përgjegjës­inë e tij, duke pretenduar se kontejneri është i firmës CMA- CGM dhe nuk kanë asnjë lidhje me të apo me firmën ku ai ka porositur bananet. Është e vërtetë që pronësia e kontejnerë­ve është e kësaj firme, por siç rezulton nga provat e administru­ara, ‘ riparimi’ i tij është bërë nga kompania CFS ( Compania Fruitera de Sevilla LLC), një nënkontrak­tues i Banacol dhe është vetë Banacol që caktoi kontejneri­n GESU944954­8, ku ishte fshehur lënda

 ??  ?? I PANDEHURI, ARBER ÇEKAJ
I PANDEHURI, ARBER ÇEKAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania