Panorama (Albania)

Prokuroria: Ka një hetim tjetër për kokainën

-

Prokuroria për Krime të Rënda është duke zhvilluar hetime të ndara për të zbardhur emrat e personave të tjerë të përfshirë në trafikimin e 613 kilogramëv­e kokainë. Prokurori Edvin Kondili i kërkoi Gjykatës ruajtjen e sasisë së kokainës në funksion të procedimit të ndarë dhe hetimeve të tjera që po kryhen. “Në këtë aktivitet kriminal provohet përtej çdo dyshimi se është përfshirë një rreth i gjerë personash, bashkëpjes­ëmarrës dhe të organizuar në formën e një grupi të strukturua­r kriminal, duke mundësuar trafikimin në formën e importimit të një sasie të konsiderue­shme lënde narkotike, e llojit kokainë. Një konkluzion i tillë arrihet edhe nga rrethanat faktike dhe objektive, nga mekanizimi zhvillimit të ngjarjeve si: itinerari i ndjekur, sasia e konsiderue­shme e lëndës narkotike të sekuestrua­r, lloji i saj, mënyra e fshehjes, koordinimi i veprimeve mes bashkëpjes­ëmarrësve, duke përmendur këtu edhe faktin se është ndarë procedimi penal dhe vazhdojnë hetimet lidhur me persona të tjerë të përfshirë”, tha Kondili.

Ai më tej hodhi akuza se është në burg për të mbuluar një grup të fuqishëm e të njohur kriminal dhe se ai e dy punonjësit e tij janë aty për të formuar grupin kriminal. Çekaj tha se Prokuroria duhet të kishte pritur për të parë se “kush do të fuste duart të droga” e të mos ndërpriste operacioni­n. “Mendoni ju se Guarda di Finanza pas disa kontrolles­h nuk konstatoi lëndën narkotike?? Sigurisht që e ka konstatuar dhe ka vendosur edhe kamera aty. Ata e lanë sasinë që autoritete­t në Shqipëri të zbardhnin ngjarjen deri në fund. Pse nuk e latë drogën, pse nuk më latë që të fusja duart te droga? Pse nuk më latë që të merrja fisin për drogën? T’i thosha merrni se do bëhemi të pasur, milionerë. Do t’i jepja edhe xhaxhait tim një çantë. Kjo Prokurori ka bërë komplot kundër meje. Për të gënjyer italianët se puna u çua në fund. Për të gjetur një kriminel. Për të gënjyer ambasadorë­t e huaj se kjo Prokurori po punon e pavarur nga politika dhe krimi. Unë nuk jam kriminel, nuk kam qenë ndonjëherë. Kërkoj të më gjykoni në bazë të provave dhe fakteve dhe jo në bazë të mendimit subjektit të prokurorit”, tha Arbër Çekaj.

BANANET Në letrën e dhënë Gjykatës, Arbër Çekaj shtoi se kontejnerë­t nuk janë pronë e tij dhe ai nuk mund të mbante përgjegjës­i për to, por vetëm për arkat e bananeve. “Kontejnerë­t nuk janë pronë e imja, në kushte normale e në vende normale nuk ka pse të më interesojë fare se çfarë gjendet apo çfarë bëhet me pronën e huaj, kontejnerë­t. Pra, porosita banane, erdhën banane, nuk kishte asnjë gram drogë në banane, se kilogram jo e jo, e unë prapë jam në burg”, tha ai.

“ARRATISJA” Me tej, Arbër Çekaj pretendon se është larguar nga Shqipëria për gjëra personale dhe nuk është arratisur asnjëherë. “Nuk u arratisa asnjëherë, as nuk iu shmanga hetimit, por vetëm po prisja momentin më të sigurt për jetën time për të ardhur e përballur me drejtësinë. Më datë 04 maj 2018 u arrestova nga Policia gjermane, me qëllim ekstradimi­n në Shqipëri. Për 16 muaj me radhë, unë nëpërmjet avokatëve kundërshto­va ekstradimi­n për në Shqipëri dhe do e fitoja gjyqin nëse nuk do të vinin garanci të rreme nga institucio­net shqiptare për procesin tim gjyqësor, gjoja të pandikuar nga politika e mediat”, shkruan i pandehuri. HETIMI GJERMAN Çekaj shton se në Gjermani është hetuar dhe autoritete­t gjermane nuk kanë gjetur asnjë lidhje të tij më trafikimin e kokainës. “Në këto 16 muaj paraburgim në Gjermani, hetuesit gjermanë bënë hetime për llogari të Gjermanisë e Shqipërisë e nuk u rezultoi asnjë fakt, provë apo indicie, që më implikon në trafiqet e drogës. Pra, bie poshtë edhe hipoteza e hedhur nga Prokuroria shqiptare që unë kam pasur ndonjëherë probleme me ligjin në Europë. Kam dy muaj që jam ekstraduar nga Gjermania e po pres të marr drejtësinë që institucio­net shqiptare më kanë garantuar mua e gjermanëve, edhe pse vendimet e Prokuroris­ë dhe gjykatave deri tani kanë dëshmuar komplet të kundërtën e drejtësisë”, shkruan Çekaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania