Panorama (Albania)

ATENTATI ME DY PLUMBA

-

Me këtë motiv, tre persona të maskuar janë paraqitur në shtëpinë e Taf Shabanit. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 18: 00 të së martës në Fushë- Milot, në momentin kur në banesë ndodhej vetëm e moshuara e shtëpisë, Hume Shabani, 69 vjeçe. Kryefamilj­ari Taf Shabani shprehet se autorët kanë arritur që të marrin nga kasaforta një shumë prej 300 mijë eurosh.

GRABITJA Tre persona të maskuar, por pa armë, kanë arritur që të mashtrojnë të moshuarën, duke i thënë se kishin shkuar për të ushtruar kontroll. Ata i kanë thënë 69vjeçares se i biri që është i dënuar në Itali, është arratisur nga burgu dhe për këtë arsye kishin shkuar për ta arrestuar. Me këtë argument, “policët nga Tirana” kanë nisur kontrollin e banesës, duke pasur si qëllim kryesor zbulimin e vendit ku fshihej kasaforta.

Dyshohet se autorët kanë qenë tre persona, dy prej të cilëve kanë hyrë në banesë dhe një tjetër ka kontrollua­r zonën jashtë. Dy prej autorëve më pas janë ngjitur në katin e dytë, ku në dhomën e djalit të familjes kanë gjetur kasafortën në mur, të cilën e kanë hapur me forcë. Aty kanë marrë para, dokumente dhe sende të tjera me vlerë. Hume Shabani thotë se në një moment, njëri prej tyre e hoqi maskën, por ajo nuk arriti ta identifiko­jë sepse ka probleme me shikimin. Gruaja ka kuptuar se po grabitej, por thotë se ishte në pamundësi për të dhënë alarmin, sepse kishte frikën se mos dhunohej. Kryefamilj­ari Taf Shabani pretendon se shuma e grabitur shkon në rreth 300 mijë euro, kursime të punës së fëmijëve. “300 mijë euro kanë grabitur. I kanë sjellë fëmijët nga puna në emigracion”, tha ai. Policia e Kur

Xhevahir Shabanit, në korrik të vitit 2015 i bënë atentat me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ndodhi vetëm dy ditë pasi ishte kthyer nga Italia. Nga hetimet e Policisë rezultoi se ngjarja kishte ndodhur pas një konflikti për gërvishtje­n e makinës. Në atë kohë, 26 vjeç, Shabani debatoi me një person tjetër në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. I riu nga Fushë- Miloti udhëtonte me makinë tip “Golf 6”, ndërsa autori me një motor tip “Hyundai”. Ky i fundit ka qëlluar me armë në drejtim të Xhevahir Shabanit, duke e plagosur atë në gjoks. Autori dhe i plagosuri e kishin nisur zënkën mes tyre në kryqëzim, ku nga dëshmitë u bë e ditur se motori është fërkuar me automjetin tip “Golf 6”. Shabani dhe drejtuesi i mjetit kanë debatuar ashpër në kryqëzim, pasi i riu i kërkonte llogari se përse ia gërvishti makinën. Pas disa fjalëve që kanë shkëmbyer me njëri- tjetrin, secili prej drejtuesve është nisur në rrugën e tij, për t’u ndeshur vetëm pak metra më lart. Shabani, pasi është larguar rreth 300 metra nga kryqëzimi, ka zbritur për të parë gërvishtje­n e makinës. Në atë moment ka sharë drejtuesin e motorit, i cili ka qenë vetëm pak hapa më larg. Kjo ka bërë që ky i fundit të humbë kontrollin dhe ta qëllojë dy herë. binit ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen dhe janë shoqëruar disa persona, por ende nuk ka një person të arrestuar si autor i grabitjes. Dyshimet janë se autorët mund të kenë qenë në dijeni të shumës së parave që ndodheshin në banesën e familjes Shabani dhe për këtë arsye, dyshohet se ata janë të afërm të tyre.

KASAFORTA Familja Shabani tregon se në kasafortë, përveç parave të djemve në emigracion, ishin dhe paratë e një prej vajzave të tyre që ka humbur bashkëshor­tin. Ajo i kishte dërguar paratë te prindërit, me idenë se atje do të ishin më të sigurta sesa në apartament­in e saj në Tiranë. Autorët, pasi kanë zbuluar vendin ku fshihej kasaforta, e kanë hapur atë me fresibël. Shumica e parave dyshohet se janë të ardhura të siguruara nga djali i tyre, Xhevahir Shabani. 31- vjeçari ndodhet i dënuar në Itali për vjedhje. Ai është arrestuar në gusht të vitit të kaluar dhe cilësohej si “grabitësi akrobat”. Këtë nofkë e mori për shkak të aftësisë zvarritëse për t’u ngjitur në çatitë e shtëpive. Shabani është dënuar me 2 vite e 9 muaj burg, për grabitje banesash dhe automjetes­h. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën maska dhe një gur fresibël, që e përdorte për të hapur kasaforta. Ka dyshime se shuma e madhe e parave është akumuluar pikërisht nga aktiviteti kriminal i 31vjeçarit në Itali.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania