Panorama (Albania)

Policia dhe TIA, marrëveshj­e për sigurinë e aeroportit

Bashkëpuni­mi, pas dy grabitjeve spektakola­re në pistën e avionëve

- ETLEVA DELIA

Pas dy grabitjeve spektakola­re, ku u vodhën miliona euro në pistën e Aeroportit të Rinasit, më në fund u vendos që të nënshkruhe­t një marrëveshj­e për shtimin e masave të sigurisë mes TIA- s dhe Policisë së Shtetit.

Marrëveshj­a e nënshkruar tashmë, edhe pse e kërkuar nga Policia që prej qershorit të vitit 2016 kur ndodhi grabitja e parë, parashikon investime të reja dhe një bashkëpuni­m më të ngushtë mes Policisë dhe Aeroportit. Policia e Shtetit i ka kërkuar TIA- a të rrisë nivelin e sigurisë në rrethimin e aeroportit, ndërsa drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, u shpreh dje se duhet të rritet cilësia e kamerave të sigurisë dhe të qëndrojnë 24 orë ndezur. Pas grabitjes së ndodhur më 9 prill të këtij viti, Aeroporti "Nënë Tereza" u mor në ruajtje në perimetrin e tij të jashtëm nga forcat Ushtrisë dhe të Policisë së Shtetit.

DREJTORI I POLICISE

"Marrëveshj­a konsiston në rritjen e parametrav­e të sigurisë dhe detyrimet që duhet të ketë Tirana Internatio­nal Airport për sa u përket detyrimeve, që duhet të ketë ky institucio­n në lidhje me vendosjen e kamerave të sigurisë të një cilësie shumë të lartë, të një shërbimi 24 orë, ku të monitorohe­t edhe nga Policia e Shtetit. Njëkohësis­ht, edhe për kushtet e tjera të sigurisë për sa i përket rrethimit, mënyrës së protokolli­t të hyrje- daljeve, personeli që duhet të futet. Pra, janë një sërë normash, të cilat janë përcaktuar në këtë marrëveshj­e, që do të ndikojnë sigurisht në rritjen e parametrav­e të sigurisë, njëkohësis­ht edhe në forcimin e bashkëpuni­mit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe TIA- s. Punonjësi i Policisë, mbi bazën e marrëveshj­es është vendosur edhe për monitorimi­n e kamerave në sallën, e cila është aktualisht funksional­e, por në marrëveshj­en e re është përcaktuar që do të jetë një sallë edhe më e madhe me sistemet e fundit, ku pa dyshim që Policia e Shtetit do të jetë prezente në monitorim. Njëkohësis­ht, në marrëveshj­e është përcaktuar edhe rikonstruk­sioni dhe shtimi i ambienteve të Policisë. Në ligj përgjegjës­ia është e TIA- s, ne jemi partnerë", u shpreh dje drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

MARREVESHJ­A

Sipas marrëveshj­es që u nënshkrua dje mes drejtorit të përgjithsh­ëm të Policisë,

Ardi Veliu, dhe Constantin von Alvenslebe­n, drejtori i përgjithsh­ëm ekzekutiv, TIA do të marrë përsipër edhe rikonstruk­sionin e Komisariat­it të Policisë së Rinasit. Gjatë nënshkrimi­t të marrëveshj­es ishin të pranishëm drejtori i përgjithsh­ëm i operimeve, Volker Wendefeuer, drejtori i Departamen­tit për Kufirin dhe Migracioni­n në Policinë e Shtetit, Eduart

Merkaj, dhe shefi i Komisariat­it të Policisë Kufitare Rinas, Përparim Demaj. Burimet thanë se në zbatim të kësaj marrëveshj­eje, është rënë dakord që kamerat e sigurisë do të jenë të një rezolucion­i mjaft të lartë dhe Policia do të ketë akses në monitorimi­n e tyre. Gjithashtu është rënë dakord edhe për shtimin e hapësirave të sallave të monitorimi­t e kontrollit.

 ??  ?? Gjatë ekstradimi­t të shqiptarëv­e drejt Italiasë
Gjatë ekstradimi­t të shqiptarëv­e drejt Italiasë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania