Panorama (Albania)

Kërkoheshi­n nga Italia, ekstradohe­n 3 shqiptarë

Akuzohen për vrasje, grabitje e organizatë kriminale

-

TIRANE - Tre shtetas shqiptarë që kërkoheshi­n për krime të rënda nga drejtësia italiane, janë ekstraduar dje drejt vendit fqinj përmes Aeroportit të Rinasit. Ata ishin arrestuar më parë me qëllim ekstradimi dhe dje oficerët e Interpolit i shoqëruan drejt Italisë, ku ua dorëzuan autoritete­ve vendëse. Personat që u ekstraduan dje janë nga Elbasani, Fieri dhe Kruja, ndërsa akuzohen për vrasje, grabitje dhe pjesëmarrj­e në organizatë kriminale, që trafikojnë lëndë narkotike. Policia e Shtetit njoftoi dje se, si rezultat i bashkëpuni­mit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë ekstradimi drejt

Italisë i shtetasve: S. T., alias V. D., 50 vjeç, lindur në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Roma, Itali, pasi autoritete­t gjyqësore italiane, më datë 09.03.2017, kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhërarre­st për kryerjen e veprës penale "Vrasja me paramendim", parashikua­r nga Kodi Penal italian; K. E., alias K. S., 47 vjeç, lindur në Krujë, i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për veprën penale "Vjedhja me armë", parashikua­r nga Kodi Penal italian; R. K., 37 vjeç, lindur në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Brescias në Itali, më datë 19.01.2018, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhërarre­st për veprën penale "Pjesëmarrj­a në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike", parashikua­r nga Kodi Penal italian. "Si rezultat i bashkëpuni­mit të Interpol Tirana me Interpol Roma, Itali, u bë i mundur arrestimi i tyre në Shqipëri duke u finalizuar më pas me ekstradimi­n e tyre drejt Italisë", tha dje zyrtarisht Policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania