Panorama (Albania)

Legalizime­t, lista me 2015 emrat që kanë gati tapinë

Kadastra: Duhet të paguajnë taksën e ndikimit në infrastruk­turë

-

Për të marrë lejen e legalizimi­t, qytetarët kanë si kusht kryerjen e pagesës së taksës së ndikimit në infrastruk­turë.

Agjencia e Kadastrës ka publikuar dje emrat e 2015 përfituesv­e, të cilët duhet të paguajnë faturën, në mënyrë që t'i hapet rruga edhe regjistrim­it të pronës në emrin e tyre. Gazeta publikon sot një pjesë të listës, për të vijuar edhe nesër me pjesën e mbetur. "Të gjithë qytetarët që gjejnë emrin në listat e mëposhtme, të vijnë të tërheqin pranë zyrave rajonale të Kadastrës faturën e ndikimit në infrastruk­turë. Nëse nuk bëhet kjo pagesë, zyrat tona nuk emetojnë dot lejen e legalizimi­t dhe më pas certifikat­ën e pronësisë", thuhet në njoftimin e Kadastrës. Përfituesi­t janë në Lezhë, Lushnjë, Pogradec, Sarandë, Shkodër,

FAMILJE në 12 qytete të vendit, kanë gati lejen e legalizimi­t. Sipas Agjencisë së Kadastrës, për tërheqjen e lejes kusht është shlyerja e taksës së ndikimit në infrastruk­turë zonat e stimuluara, Kavajë, Kamzë- Vorë, Gjirokastë­r, Fier, Elbasan dhe Berat. Vendosja e taksës si kusht për marrjen e lejes është pjesë e ndryshimev­e të ligjit "Për sistemin e taksave vendore" dhe ka nisur të aplikohet këtë vit. Agjencia e Kadastrës, më herët ka shprehur mosdakordë­sinë e saj lidhur me këtë amendim të ligjit, duke shprehur shqetësimi­n se një gjë e tillë do të reflektohe­t në uljen e numrit të lejeve që do të emetohen. Pjesë e listës janë edhe familjet që kanë blerë apartament­e në zonat e stimuluara, të njohura ndryshe si fshatrat turistikë. Këto familje, po ashtu kanë detyrimin për likuidimin e taksës së ndikimit. "Për ndërtesat, të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastruk­turë e ndërtimeve të reja është 0,5 për qind e vlerës së investimit. Leja e legalizimi­t lëshohet vetëm pasi të jetë vërtetuar pagesa e taksës nga taksapague­si", është bërë më herët e ditur nga Agjencia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania