Panorama (Albania)

“Rrjedh në këngë e ligjërime”, TKOB vendos veprat e Feim Ibrahimit në skenë

Bashkëshor­tja e mjeshtrit: Do të doja që sot këtu të ishte Feimi, por shorti më ra mua, dëshmitare e shumë ngjarjeve

-

Mund të thuhet shumë për artistët që kanë kontribuua­r në atë kohë e që i kanë shërbyer me artin e tyre sistemit, por më mirë të vërtetat i dimë ne, që e kemi jetuar atë periudhë. Feim Ibrahimi pati kurajën të eksperimen­tojë në një realitet tmerrësish­t të rrezikshëm

“E ardhmja mund të jetë pozitive vetëm nëse respekton të sotmen dhe të djeshmen”, thotë muzikanti Ermir Krantja, entuziast që do të dirigjojë në koncertin “Rrjedh në këngë e ligjërime”, kushtuar Feim Ibrahimit, një prej kolosëve të muzikës shqiptare e bashkëpunë­torit të tij.

Koncerti do të mbahet sot, në orën 19: 00, në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse dhe shënon një tjetër premtim të mbajtur të drejtoresh­ës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Zana Çela, e cila në 22vjetorin e ndarjes nga jeta nderon kompozitor­in me një ngjarje të tillë, që premton të jetë me vlera të larta artistike. E pranishme gjatë konferencë­s për mediat është edhe Vera Ibrahimi, bashkëshor­tja e kompozitor­it. “Do të dëshiroja që këtu të sot të ishte ulur Feimi, por shorti më ra mua, dëshmitare e shumë ngjarjeve. Sot dua që të falënderoj të gjithë artistët për punën e bërë, duke mos ndalur te ngjarjet. Vitin e kaluar, pas një shfaqjeje në ‘ ArTurbina’, Zana më ndali edhe më tha: Vera, vitin që vjen do të kujtojmë Feimin. U emocionova atë natë, po aq e emocionuar jam edhe sot. I jam mirënjohës­e që e mbajti premtimin”, thotë Vera me zërin që i dridhet. “Rrjedh në këngë e ligjërime” është në vazhdë të koncerteve, që TKOB mban prej 3 vitesh në nder të mjeshtërve që themeluan TKOB dhe që kanë dhënë një kontribut të çmuar në veprimtari­në artistike. “Ne kemi pas fatin të risjellim fondin e artë të krijimtari­së së mjeshtërve, që janë themeli i krijimtari­së muzikore në artin tonë. Feim Ibrahimi, me krijimtari­në e tij të pasur, i bëri sfidë mentalitet­it të asaj kohe, tendencës së realizmit socialist. Jo vetëm që ishte ndër të parët kompozitor­ë që u arsimua në shkollën tonë, por krijimtari­a e tij shënon një moment shumë interesant në krijimtari­në muzikore shqiptare. Ai i ka sjellë kombit shumë vepra në krijimtari­në vendëse, nga miniaturat e vogla për piano, te veprat skenike e simfonike, ku nuk mungojnë as vepra të muzikës akustike”, thotë drejtoresh­a e TKOB- së, Zana Çela. Siç kritika është shprehur për studentin e Tish Daijas, Ibrahimi ka mundur të thyejë kornizat e realizmit socialist me muzikën e krijuar. “Mund të thuhet shumë për artistët që kanë kontribuua­r në atë kohë e që i kanë shërbyer me artin e tyre sistemit, por më mirë të vërtetat i dimë ne, që e kemi jetuar atë periudhë. Feim Ibrahimi pati kurajën të eksperimen­tojë në një realitet tmerrësish­t të rrezikshëm”, thotë Krantja, i cili sjell në vëmendje bashkëpuni­met e hershme me mjeshtrin e më pas me të bijën, pianisten Etrita Ibrahimi, që po ashtu do të interpreto­jë në piano gjatë këtij koncerti. Të tjerë artistë që do të risjellin veprat e kompozitor­it janë: Armando Likaj, Vikena Kamenica, Nina Muho etj. Sipas Krantjas, ky koncert që dirigjohet prej tij plotëson veprën e Feim Ibrahimit, imazhin e tij dhe njëherazi shërben edhe për të dhënë një mesazh për të rinjtë. “Ju që sot keni liri veprimi dhe fjale duhet që të gërmoni, duhet të dini se çfarë është bërë në të kaluarën. Ibrahimi ishte vetëm 20 vjeç kur e nisi rrugëtimin e tij dhe e përmbushi qëllimin, sepse një njeri që ka ide, synime, duhet të shikojë përpara, pavarësish­t pengesave”, thotë muzikanti, duke evidentuar edhe mungesën e kritikës, e cila do të evidentont­e vlerat e vërteta të artit e kulturës në vend.

 ??  ?? Kompozitor­i Feim Ibrahimi ( 1935- 1997)
Kompozitor­i Feim Ibrahimi ( 1935- 1997)
 ??  ?? Pianistja Etrita Ibrahimi, vajza e kompozitor­it
Pianistja Etrita Ibrahimi, vajza e kompozitor­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania