Panorama (Albania)

Çapja dhe Çela të lirë, Policia sulmon gjyqtarët

"Gjyqtari Kullolli mbajti 1 muaj e gjysmë dosjen në shqyrtim"

- Florenc Çapja Fadil Mema

Policia e Shtetit reagoi dje në lidhje me lirimin nga burgu të Florenc Çapjas dhe shpalljen të pafajshëm të Suel Çelës, duke sulmuar gjyqtarët që dhanë vendimet në Elbasan e Tiranë.

Dy ditë më parë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, konkretish­t gjyqtari Tomor Kullolli, ka vendosur të lirojë nga burgu një prej personave me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit. Gjyqtari Kullolli ka vendosur pushimin e çështjes penale nr. 40, viti 2006, për veprat penale "Vrasja me paramendim mbetur në tentativë, kryer në bashkëpuni­m" dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", në ngarkim të të pandehurit Florenc Çapja, në dëm të viktimës Fadil Mema, me argumentin se nuk provohet se ai e ka kryer këtë vepër penale. "Sqarojmë opinionin publik se Florenc Çapja është arrestuar në datën 14.06.2019, gjatë operacioni­t policor ' Krasta', zhvilluar në Elbasan, pasi gjatë hetimeve të kryera nga Njësia Hetimore Qendrore në Departamen­tin e Policisë Kriminale, bazuar në provat e administru­ara në bashkëpuni­m dhe nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Elbasan rezultoi se ishte autor i vrasjes së mbetur në tentativë të ish- punonjësit të Policisë, shtetasit Fadil Mema, ngjarje e ndodhur në vitin 2006", tha zyrtarisht Policia e Shtetit.

FLORENC ÇAPJA Në deklaratën zyrtare, Policia e Shtetit tha dje se në lidhje me plagosjen e Fadil Memës, pas kryerjes së disa veprimeve hetimore dhe procedural­e në vitin 2007, Prokuroria e Elbasanit ka vendosur pushimin e hetimeve në ngarkim të Florenc Çapjas dhe pezullimin e hetimeve në lidhje me procedimin penal nr. 40, të vitit 2006. Aktet e këtij procedimi penal i kanë kaluar Drejtorisë së Policisë Elbasan, me qëllim zbulimin e autorit. Në vitin 2018, oficerët e Njësisë Hetimore të Task Forcës Speciale, në Departamen­tin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, kanë nisur në Prokurorin­ë e Elbasanit një relacion, me qëllim rifillimin e hetimeve në lidhje me këtë çështje penale. Mbi bazën e këtij relacioni, Prokuroria ka rifilluar hetimet në lidhje me këtë procedim penal. Gjatë veprimeve hetimore të kryera në bashkëpuni­m të ngushtë me Prokurorin­ë e Elbasanit, gjatë vitit 2018 dhe 2019, është bërë i mundur dokumentim­i me prova ligjore i kësaj ngjarjeje dhe më pas Gjykata ka caktuar masën e sigurimit "Arrest në burg" për shtetasin e dyshuar si autor, Florenc Çapja. Nga provat e administru­ara, pas kryerjes së një sërë veprimesh hetimore e procedural­e, pas analizës në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë, është vendosur që ngjarja të marrë një tjetër kualifikim, nga "Vrasje me dashje mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", në "Vrasje me paramendim mbetur në tentativë, kryer në bashkëpuni­m" dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak". "Theksojmë faktin se shtetasi Florenc Çapja, i cili ishte i ndaluar gjatë operacioni­t ' Krasta', ka apeluar në dy raste masën e sigurimit, por përsëri Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan dhe Gjykata e Apelit Durrës kanë lënë në fuqi masën e sigurimit ' Arrest në burg'. Me komunikimi­n e akuzës për Florenc Çapjan, prokurori i çështjes i ka kërkuar Gjykatës kalimin e çështjes në gjykim, e cila është shqyrtuar nga gjyqtari Tomorr Kullolli. Ai e ka mbajtur dosjen për rreth një muaj e gjysmë në shqyrtim dhe më datën 20.11.2019, me shkurtimin e vendimit ( 13- 20196855) ka vendosur pushimin e çështjes penale nr. 40, të vitit 2006, për veprat penale ' Vrasja me paramendim mbetur në tentativë, kryer në bashkëpuni­m' dhe ' Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak', në ngarkim të të pandehurit Florenc Çapja, në dëm të viktimës Fadil Mema", tha Policia. Ndërsa sjell në vëmendje faksin se Florenc Çapja është i dyshuar si një nga drejtuesit e një grupi të rrezikshëm kriminal që vepron në qarkun e Elbasanit, por edhe më gjerë, i arrestuar shumë herë për vepra të rënda penale, po që ka arritur të lirohet dhe t'i shpëtojë ndëshkimit në sajë të këtyre vendimeve arbitrare të organeve të drejtësisë, të paligjshme. "Ky vendim nuk është i formës së prerë, por gjithsesi ka bërë që ky individ me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore të lirohet nga burgu dhe sot të jetë i lirë", tha Policia.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania