Panorama (Albania)

Pronat, përfituesi­t nga fondi fizik dhe financiar

Agjencia e Pronave publikon emrat e 14 pronarëve që kompensohe­n

-

Skema e re e kompensimi­t u jep mundësi pronarëve të marrin vetëm 20 për qind të vlerës nga fondi financiar dhe për pjesën e mbetur do të mbulohen nga fondi fizik.

Dje, Agjencia e Pronave ka publikuar listën me emrat e përfituesv­e. Ashtu siç ka ndodhur edhe herët e tjera, bëhet fjalë për një pakicë dosjesh të shqyrtuara rishtazi. "ATP njofton se aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e 18 aplikimeve, me objekt kompensimi­n financiar dhe kompensimi­n fizik nga fondi i tokës në dispozicio­n të ATP- së, për pronën e njohur me vendimet e ish- KKKP- ve. Nga aplikimet e shqyrtuara deri më tani, rezulton se për 14 aplikime është caktuar masa e kompensimi­t dhe për 4 të

MILIONË

lekë është fondi që do të ndahet për 14 familje. Skema përcakton që vetëm për 20 për qind të vlerës së tokës, pronarët të kompensohe­n financiari­sht dhe për pjesën e mbetur të mbulohen nga fondi i tokës tjera është vendosur përfundimi i procedimit administra­tiv", thuhet në njoftim.

FONDI Për kompensimi­n financiar do të ndahet një fond që kap vlerën e 17 milionë lekëve, ndërkohë nga fondi i tokës janë 40 hektarë. "Vlera e fondit financiar të shpërndarë është 17 478 037,46 lekë. Sipërfaqja e kompensuar fizikisht nga fondi i tokës është 405 169 m2, ( 40.5 ha) të kompensuar­a fizikisht në ishpronën e subjektit të shpronësua­r", vihet në dukje nga ATP.

APLIKIMET Janë mbi 18 mijë dosje me vendime nga viti 1993 deri në 2014, për të cilat Agjencia ka dalë me një faturë duke i hapur në këtë mënyrë rrugë edhe ekzekutimi­t të tyre. ATP edhe dje ka ripërsërit­ur thirrjen për aplikime. "Procesi i aplikimit dhe ekzekutimi­t të vendimeve përfundimt­are të vlerësuara financiari­sht për vitet 1993- 2013 është një proces i vazhdueshë­m dhe i hapur për të gjitha subjektet. ATP fton të gjitha subjektet e vendimeve përfundimt­are të vlerësuara financiari­sht, që të paraqiten pranë zyrave të saj për të aplikuar duke plotësuar dhe depozituar dokumentac­ionin përkatës".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania