Nxirren të pajetë nga rrënojat edhe katër pjesëtarë të familjes Lala

Trupi i pajetë i 31- vjeçares Marjeta Lala u gjet poshtë gërmadhave, në gjoks kishte të përqafuar binjakët e djalin 6 vjeç

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - LEONIDHA MUSAJ

Të përqafuar me njëri- tjetrin e duke shtrënguar në gjoks fëmijët e saj, trupi i pajetë i 31- vjeçares Marjeta Lala u gjet së bashku me tre fëmijët poshtë rrënojave, në zonën e ish- Kënetës në Durrës, duke e bërë edhe më të rëndë tragjedinë që ka goditur vendin tonë.

Viktima janë tre fëmijë, dy prej të cilëve binjakë të quajtur Dionisi dhe Dionisa, djali Emilio, 6 vjeç dhe nëna Marjeta, 31 vjeçe. Ata u gjetën të përqafuar me njëri– tjetrin. Në këtë operacion kanë marrë pjesë forca speciale nga vende të ndryshme. Për të nxjerrë trupat e pajetë nga rrënojat, kanë punuar forcat greke dhe të tjera të huaja, që erdhën të ndihmojnë Shqipërinë në këto momente të vështira. Ndërkohë, më herët, ekipet e kërkim- shpëtimit kishin nxjerrë nga rrënojat edhe pesë anëtarë të kësaj familjeje, katër të vdekur dhe një të gjallë.

FAMILJA LALA Familja Lala nga Dibra, e vendosur prej disa vitesh në zonën e ish- Kënetës në Durrës, është më e goditura nga tërmeti që tronditi qytetin bregdetar mëngjesin e së martës. Nëntë pjesëtarë të kësaj familjeje raportohen të vdekur, një u shpëtua nga grupet e shpëtimit. Më herët ishin nxjerrë nga rrënojat edhe viktimat Selvie Lala, 74 vjeçe, nusja e saj, Sadete Lala, 50 vjeçe, dhe dy vajzat e saj, Amelia Lala, 10 vjeçe dhe Arjela vetëm 5vjeçare. Vila trikatëshe ku jetonin tre vëllezërit Lala së bashku me familjet e tyre, ishte ndër të paktat që u shembën në zonë. Të gjitha objektet që e rrethonin këtë vilë nuk pësuan as dëmtimin më të vogël, ndërkohë që lëkundjet e tërmetit me magnitudë 6.3 groposën nën rrënojat e këtij objekti të gjithë anëtarët e familjes. Për fatin e mirë, kësaj tragjedie i shpëtoi mrekullish­t Ramë Lala, 16 vjeç, i cili u nxor i gjallë nga rrënojën nga grupi i kërkim shpëtimit. Ndërkohë, katër pjesëtarët e tjerë u nxorën të vdekur nga rrënojat.

BANORET Sipas banorëve të zonës, të cilët ishin dëshmitarë të kësaj tragjedie në familjen Lala, autoritete­t kanë ndërhyrë me vonesë dhe nëse do të kishin vepruar më shpejt, do të kishin shpëtuar disa jetë njerëzish aty. Shkak janë bërë rrugët e ngushta dhe mjetet e rënda që e kishin të pamundur të afroheshin pranë vendit të ngjarjes. “Nëse do të kishte ardhur më shpejt zjarrfikës­ja, gratë do kishin shpëtuar, sepse nuk ishin shumë thellë. Zjarrfikës­ja nuk kishte nga të kalonte sepse rruga është shumë e ngushtë, prandaj edhe operacioni i shpëtimit nisi me disa orë vonesë. Një pjesë të fajit e kemi vetë, pasi kemi ndërtuar pa kriter, duke mos llogaritur të linim hapësirë për të kaluar zjarrfikës­ja në raste të tilla. Këto janë pasojat. Nëse do të kishim lënë hapësirën e nevojshme, me shumë gjasa do të kishim më shumë të mbijetuar në këtë familja”, shprehet për gazetën Sadik Thaçi, i afërmi i familjes Lala. Ishte pikërisht grupi i specializu­ar i shpëtimit nga Kosova, që bëri të mundur nxjerrjen e 16- vjecarir Ramë Lala, të gjallë nga rrënojat e vilës.

RAMË LALA, I MBIJETUARI I FAMILJES LALA

SHTËPIA E SHEMBUR E FAMILJES LALA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.