Panorama (Albania)

Tërmeti i parë, si u zvarrit riparimi i dëmeve

Tenderet, dy muaj vonesë për çeljen e fondit dhe k ontraktimi­t

-

Zbardhet fatura financiare e qeverisë për dëmet e shkaktuara në tërmetin e parë, atë të datës 21 shtator. "Open Data Albania" thotë se bëhet fjalë për gati gjysmë miliardë lekë ose 3.7 milionë euro që ka akorduar qeveria për riparimin e 233 banesave në qytetet: Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë dhe Kamzë. "Qeveria Shqiptare ka dhënë për tërmetin e 21 Shtatorit 457 722 940 ( Katërqind e pesëdhjetë e shtatë milionë e shtatëqind e njëzet e dy mijë e nëntëqind e dyzet) lekë për rikonstruk­sion dëmi në banesa ( shtëpi), në Qarqet Durrës dhe Tiranë". Por kjo shumë e ndarë veç nga qeveria, nuk u vu dot në punë për më shumë se dy muaj, për shkak se procedura për çeljen e fondit, vlerësimi dhe kontraktim­i me tenderuesi­t që morën përsipër punimet, u zvarrit, edhe pse u bënë me negocim të drejtpërdr­ejtë. Veç kostos financiare, "Open Data Albania" ka bërë publike edhe emrat e kryefamilj­arëve ( me iniciale) të banesave që duhej të riparohesh­in në kohë. Pikëpyetja më e madhe në këtë mes lidhet me faktin se në listën e bërë publike, sa prej këtyre banesave tërmeti i 26 nëntorit ua dha goditjen përfundimt­are, që në jo pak raste rezultoi në fatalitet?!

PROCEDURA E TENDERIMIT Vetëm në datën 25 nëntor, një ditë para tërmetit të tmerrit, u njoftua përzgjedhj­a e kompanive që do të ndërtonin 233 banesat e verifikuar­a nga grupet e punës, të ngritura asokohe. Ministria e Mbrojtjes, si dikaster përgjegjës për emergjenca­t civile, ka negociuar për përzgjedhj­en e kompanive të ndërtimit që do të bënin riparimin e dëmeve. Negocimet u bënë të ndara në katër lote. Loti I, për "Ndërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Bashkinë Durrës" ka një vlerë prej 100 505 333 lekësh; loti II "Ndërtim i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Bashkitë Durrës dhe Krujë" parashikoh­et të riparojë dhjetëra banesa kundrejt një vlere totale prej 131 317 060 lekësh; loti III "Ndërtim i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Bashkinë Shijak", me 133 036 117 lekë dhe loti IV "Ndërtim i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Bashkitë Kavajë, Rrogozhinë dhe Kamzë", që i ka kushtuar qeverisë 92 846 430 lekë. Në kontratë nuk thuhet data e fillimit të punimeve, por ka një "date line" për përfundimi­n e tyre. Qeveria ka specifikua­r që brenda muajit dhjetor të gjitha familjet të hyjnë në shtëpitë e tyre të riparuara. Nuk dihet se si do të arrihej kjo gjë, në një kohë kur vetëm para një jave janë shpallur emrat e katër kompanive fituese që do të bëjnë punimet dhe sakaq ende nuk figuron asnjë kontratë e lidhur. Vëmendja e qeverisë tashmë është e gjitha e përqendrua­r në gjetjen e burimeve të financimit për rindërtimi­n e banesave që u shembën a dëmtuan rëndë në goditjen e madhe të datës 26 nëntor. Vlera e mësipërme prej 457 722 940 lekësh për përballimi­n e dëmeve u gjenerua nga Fondet Financiare në dispozicio­n të Ministrisë së Mbrojtjes, drejtoria e përgjithsh­me e Emergjenca­ve Civile, në programin buxhetor "Emergjenca­t civile", si dhe shuma prej 500 milionë lekësh që Këshilli i Ministrave i kaloi në programin buxhetor të "Emergjenca­ve civile". Kujtojmë që kjo procedurë u zhvillua për tërmetin e parë. Dokumenti i tenderit flet vetëm për riparim dëmi. Nuk është e qartë nëse ka fond tjetër për strehimin e familjeve me shtëpi të pabanueshm­e.

 ??  ?? PALLAT I DEMTUAR NE DURRES
PALLAT I DEMTUAR NE DURRES
 ??  ?? Banesë e dëmtuar nga tërmeti
Banesë e dëmtuar nga tërmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania