Panorama (Albania)

Evakuohen 10 pallate në Kombinat, janë të pabanueshm­e

Humbi jetën të shtunën në spital, rrethohet me shirit godina 5- katëshe ku banonte Xhesika Biqiku

- ETLEVA DELIA

Lagjja Kombinat e Tiranës rezulton më e dëmtuara në kryeqytet, deri tani me 10 pallate të shpallura të pabanueshm­e, banorët e të cilëve janë evakuuar.

Në këtë zonë u shënua edhe viktima e parë e tërmetit në Tiranë. Ishte 20- vjeçarja Xhesika Biqiku, e cila ndërroi jetë të shtunën paradite në Spitalin e Traumës. Ajo ishte transportu­ar aty me plagë të rënda në kokë, në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit dhe qëndroi për disa ditë në gjendje kome. Xhesika jetonte në katin e parë të një pallati në Kombinat, i cili tashmë është i rrethuar me shirit si i pabanueshë­m. Duke nxituar të dilte nga shtëpia bashkë me prindërit dhe motrën, 20- vjeçarja u godit nga një tullë që ra nga kati i pestë i pallatit dhe mbeti e plagosur rëndë, duke ndërruar jetë të shtunën në spital. Inspektime­t vijojnë të kryhen në këtë lagje të Tiranës dhe nuk përjashtoh­et mundësia që pallate apo banesa të tjera të shënjohen me kryq apo të rrethohen si të pabanuara. Qindra banorë kanë nisur të boshatisin shtëpitë e tyre, madje duke rrezikuar, janë futur brenda duke nxjerrë disa nga objektet e nevojshme. Disa janë strehuar në shkolla, disa te të afërmit e të tjerë vazhdojnë të flenë në makina, pasi nuk kanë ku të shkojnë.

PALLATET Një kompleks pallatesh të vjetra në zonën e Kombinatit, pas shkollës “Musinë Kokalari”, është boshatisur nga banorët, për shkak të dëmtimit të strukturës nga tërmeti i 26 nëntorit. Një tjetër pallat pesëkatësh me 40 hyrje është shpallur i pabanueshë­m pas inspektime­ve në terren në Njësinë Administra­tive nr. 6. Disa prej banorëve, të cilët pësuan lëndime të lehta, por edhe të rënda nga tërmeti, nuk janë kthyer më në shtëpitë e tyre që kur dolën në orën 04: 00 të mëngjesit, pasi ra tërmeti shkatërrim­tar. Por ka banorë të tjerë, që pavarësish­t se u është bërë e qartë rrezikshmë­ria e pallateve, vazhdojnë të qëndrojnë aty, pasi shprehen se janë me fëmijë të vegjël dhe nuk kanë ku të strehohen. Zona e Kombinatit rezulton më e prekura nga tërmeti i një jave më parë. Deri tani, janë 10 pallate të pabanueshm­e, por mësohet se janë edhe dhjetëra shtëpi të shkatërrua­ra plotësisht. Ekipet në terren po evidentojn­ë rast pas rasti, por kërcënues për jetët e njerëzve nga verifikime­t rezultojnë sheshpushi­met e dëmtuara, ku qytetarët kanë vendosur depozitat e ujit, nga pesha e të cilave rrezikon edhe shembja e godinave. “Nuk e dimë ku të shkojmë. Kërkojmë vetëm një çadër”, thonë disa banorë. Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës në bashkëpuni­m me institucio­net e tjera ka vënë në dispozicio­n të 100 familjeve të Kombinatit, shkollën “Betim Muço”. “Është vetëm Instituti i Ndërtimit që vlerëson faktin që ky pallat është në rrezik dhe duhet evakuuar. Vetë qytetarët duhet më pas t’i drejtohen njësisë administra­tive që t’i shpërndajë në qendrat sociale, apo në shkollën ‘ Betim Muço’, që ne kemi vënë në dispozicio­n për ta”, shprehet nënkryetar­ja e Bashkisë së Tiranës.

BANORI Andi Shyti është një nga banorët e pallatit pesëkatësh në Kombinat, ku jetonte familja e Xhesika Biqikut, e cila humbi jetën në Spitalin e Traumës ditën e shtunë. Ai tregon se aktualisht po fle në makinë, pasi pallati ku ka shtëpinë është i dëmtuar dhe nuk mund të rrezikojë që të futet më aty. Shyti shprehet se kjo godinë e ndërtuar me punë vullnetare dhe ku ai ka jetuar që prej vitit 1973, ka marrë herë pas here dëmtime nga tërmetet. Që nga i pari tërmet, të cilin ai ka përjetuar në vitin 1979 dhe deri te tërmeti i 21 shtatorit i këtij viti, që i shkaktoi dëmtime të shumta.

 ??  ?? Një nga pallatet e dëmtuara në Kombinat
Një nga pallatet e dëmtuara në Kombinat
 ??  ??
 ??  ?? Pallati ku u plagos Xhesika Biqiku
Pallati ku u plagos Xhesika Biqiku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania