Panorama (Albania)

Bllokohet tuneli i Gjegjanit, 200 mijë euro për riparimin

-

Njëmbëdhje­të grupe ekspertësh me 70 inxhinierë, nga ku 50 të huaj, po operojnë në terren në zonat më problemati­ke të Durrësit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Grupet e ekspertëve po kryejnë aktekspert­ime tek objektet që janë dëmtuar nga tërmeti me magnitudë 6.4, i cili shkaktoi dëme të mëdha në Qarkun e Durrësit. Grupet e ekspertëve përbëhen nga inxhinierë e arkitektë vendës e të huaj, që kanë si objektiv verifikimi­n e dëmeve nëpër objekte. Ekspertët futen në ambientet e brendshme të objekteve dhe aktekspert­imet i kryejnë kryesisht nëpër kolonat mbajtëse dhe në strukturë të pallateve shumëkatës­he. Ata verifikojn­ë çdo kolonë, ato të padëmtuara­t shënjohen me spraj jeshil, ndërsa ato kolona që rezultojnë të dëmtuara, shënjohen me kryq të kuq.

Por, kjo është vetëm faza e parë, pasi një fazë tjetër do të thellohet edhe më shumë në aktekspert­ime. Ato struktura objektesh që nuk krijojnë besueshmër­i tek ekspertët, do t'i nënshtrohe­n një tjetër ndërhyrjej­e, këtë radhë me anë të një aparature të posaçme, e cila vërteton çdo dyshim qoftë pozitiv, apo negativ. "Ne arrijmë që të kuptojmë nëse kolonat janë apo jo të dëmtuara edhe me një aktekspert­im të thjeshtë. Në këtë pallat ( 12katëshi në lagjen 17) tri shtyllat i kemi markuar me të kuqe dhe nuk ka arsye që për momentin ndërtesa të shkatërroh­et. Ne e pamë me çekiç. Shkallën e parë e kemi parë me çekiç, ndërsa shtyllat kanë nevojë për vlerësim të mëtejshëm. Ndërtesa ësh

SHKODER - Tuneli i Gjegjanit që lidh Fushë- Arrësin me disa fshatra të Pukës, Mirditën dhe gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë, përbën një rrezikshmë­ri të lartë dhe në çdo moment mund të shembet. Ky problem shqetësues u ngrit nga kryetari i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj, dhe ai i Fushë- Arrësit, Fran Tuci, në mbledhjen e komisionit të emergjenca­ve civile për situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Kryebashki­aku i Pukës, Gjonaj, mori përsipër investimin prej 200 mijë euro, ndërkohë që kjo shumë që duhet, të akordohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar e t'u kalojë të prekurve nga tërmeti. "Sipas një preventivi të thjeshtë që ka dalë, duhen rreth 200 mijë euro dhe unë mendoj që ne si bashki të marrim përsipër riparimin dhe ky buxhet t'u kalojë të prekurve nga tërmeti. Pra, unë marrë përsipër investimin që duhej ta bënte ARRSH sepse jemi në një situatë të lartë rrezikshmë­rie dhe nuk duhet të presim se kush e ka e kush nuk e ka dhe unë mendoj ta bëj me mjetet që kam dhe shumën prej 200 mijë eurom ARRSH ta kalojë për të prekurit nga tërmeti", u shpreh Gjonaj. Ndërsa kryebashki­aku i Fushë- Arrësit, Fran Tuci, u shpreh se nëse tuneli i Gjegjanit nuk bllokohet, mund të ketë viktima dhe një prej tyre mund të jetë edhe ai vetë duke qenë se kalon çdo ditë aty. s. n të e pabanueshm­e për momentin. Ndërtesa, me këto mure që ka, të jep garanci se nuk bien muret. Pamë pjesën poshtë garazhit dhe nuk pamë dëmtime të mëdha sa u përket kolonave. Ndërtesa nuk ka rrezik për rënie", thotë eksperti zviceran. Një grup pune mund të kryejë deri në 10 objekte aktekspert­im, pasi çdo objekt kërkon hapësirën e nevojshme kohore për t'u inspektuar. Ekspertët thonë se duhet të jenë të kujdesshëm për të dalë në përfundime, prandaj edhe nuk kryejnë dot volum të madh aktekspert­imesh. "Duhet të jemi seriozë në punën tonë, pasi bëhet fjalë për jetë njerëzish. Pavarësish­t se përjetuan tmerr, ata duhet të na besojnë. Nëse themi se ky është i banueshëm, atëherë ai është i banueshëm. Për neve e bardha është e bardhë dhe e zeza e zezë. Ndaj, ju bëj thirrje të mos keni frikë, nëse unë ju them që mund të jetoni këtu, jetoni pa frikë", tha një ekspert francez. Nga 378 objekte të inspektuar­a, ekspertët kanë klasifikua­r të pabanueshm­e 150 ndërtesa. Nga këto, 21 do të shemben nga fadromat e IKMT- së. Sipas shtabit të emergjenca­ve, deri më tani janë shembur 15 objekte në Durrës nga mjetet e rënda të IKMT- së, ku aktualisht po punohet për shembjen e tetë objekteve.

 ??  ??
 ??  ?? Banori i pallatit 12- katësh, Endri Nerjaku
Banori i pallatit 12- katësh, Endri Nerjaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania