Panorama (Albania)

Ikën prej tërmetit, fëmijët nisin shkollën në Shkodër

Në Velipojë janë të akomoduar 120 persona nga Durrësi

- SHKODER/

Kush më mirë se Shkodra do t’i mikpriste të dëmtuarit nga tërmeti në Durrës dhe zona të tjera?

Tërmeti i fortë i përjetuar në vitin 1979, i bëri ata më të ndjeshëm se çdo qytet tjetër. Aq e ngrohtë ka qenë pritja, sa që fëmijët janë ndierë si në shtëpinë e tyre. Disa prej tyre kanë nisur edhe shkollën.

Dje, shkolla 9- vjeçare “Gjergj Vat Martini” në Velipojë hapi dyert për 6 nxënës të rinj. Janë fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti, të cilat, prej 4 ditësh, janë strehuar në një hotel në Velipojë. Pasi kanë ngrënë vaktin e mëngjesit, ata u transportu­an me autobus nga hoteli deri te shkolla në praninë e psikologëv­e, teksa shoqërohes­hin edhe nga drejtoresh­a e shkollës. Ndërkohë, në shkollat e qytetit të Shkodrës, të strehuarit, të paktën në ditën e parë, nuk kanë pranuar që të shkojnë në shkollë ndërsa pritet të shihet në ditët e tjera. Nga 16 fëmijë që ndodhen të strehuar në Velipojë, ditën e parë vetëm 6 prej tyre pranuan me shumë dëshirë që të shkojnë në shkollë, madje janë të gëzuar që do të njohin shokë dhe shoqe të reja në klasë, ndërsa pjesa tjetër nuk preferuan që të shkojmë.

“Ndihemi shumë mirë që do të shkojmë në shkollë dhe njëkohësis­ht shumë të lumtur. Kam shumë dëshirë të njoh shokë dhe shoqe të reja. Tërmetin e kemi përjetuar shumë keq, kemi pasur shumë frikë, por tani ka kaluar dhe duam të shkojmë në shkollë. Ndihemi shumë mirë sepse kemi mjekët, psikologët dhe këdo tjetër që na kanë qëndruar pranë duke na ndihmuar”, shprehet një nga të strehuarat, teksa po shkonte në shkollë. Një tjetër nxënës e kishte me shumë dëshirë dhe ishte i bindur se shokët dhe shoqet e reja do ta prisnin shumë mirë. “Kam shumë dëshirë që të shkoj në shkollë sepse u bënë disa ditë që nuk kemi pasur mësim dhe na ka munguar. Shkolla është e bukur dhe më pëlqen, ndaj pres që të shkoj sa më parë dhe të njihem me shokët dhe shoqet e reja që besoj se do më presin shumë mirë. Edhe motra ime do shkojë në shkollë bashkë me mua”, tregon 7- vjeçari nga Durrësi. Në Velipojë janë të akomoduar rreth 120 persona nga qyteti i Durrësit. Fillimisht janë strehuar rreth 78 persona, ndërkohë në hotelin që ka hapur dyert për të pastrehët, kanë mbërritur edhe 41 persona të tjerë bashkë me fëmijët e tyre. Një e moshuar e strehuar ende nuk e ka kaluar momentin e vështirë, ndërsa tregon se pallati i saj kishte vetëm 8 vite i ndërtuar dhe e quan të turpshëm dëmtimin, duke fajësuar investitor­ët dhe inxhinierë­t. “Nuk kam komunikuar fare për shtëpinë. Kur erdhi nipi dhe më mori, unë po flija gjumë dhe tërmeti po bënte hatanë se unë isha në katin e shtatë, një tmerr. Turp për ata inxhinierë, ata teknikë që kanë bërë një lustër të bukur nga jashtë dhe ato pallate u pa që nuk vlejnë aspak dhe janë të dobët. Janë matrapazë, janë hajdutë, nuk kanë kontroll sepse një pallat prej 8 vitesh i ndërtuar të bëhet në atë gjendje është tmerr, ndaj kemi marrë rrugët. Jam edhe e sëmurë dhe falënderoj këta që na kanë pritur”, shprehet ajo.

 ??  ?? SHKOLLA 9- VJEÇARE “GJERGJ VAT MARTINI” NË VELIPOJË
SHKOLLA 9- VJEÇARE “GJERGJ VAT MARTINI” NË VELIPOJË
 ??  ?? Një djalë 7 vjeç dhe një vajzë 11 vjeçe nga Durrësi, duke ndjekur shkollën në Velipojë
Një djalë 7 vjeç dhe një vajzë 11 vjeçe nga Durrësi, duke ndjekur shkollën në Velipojë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania