Panorama (Albania)

Tërmeti, pezullohet puna e gjykatave në 3 qarqe

Pezullimi do vazhdojë deri në vlerësimin e largimit të rrezikut

-

Këshilli i Lartë Gjyqësor bëri të ditur dje se puna e gjykatave në tri qarqe të prekura nga tërmeti do të pezullohej pa afat. Sipas vendimit të KLGJ- së, puna do të vazhdojë vetëm pasi të vlerësohen dëmet dhe të rikonstruk­tohen. Kujtojmë se tërmeti që u ndje pothuajse në të gjithë Shqipërinë, shkaktoi dëme të mëdha njerëzore, por edhe në ndërtesa, ku dhjetëra banesa janë prishur totalisht e shumë të tjera janë shpallur të pabanueshm­e. Ndër godinat e prekura nga tërmeti janë edhe ato të gjykatave, por edhe të prokuroriv­e. Më herët, KLGJ kishte pezulluar punën përkohësis­ht deri në marrjen e një vendimi tjetër dhe këtë të hënë njoftoi se puna do të pezullohej vetëm në tri qarqe. "Këshilli i Lartë Gjyqësor bazuar në nenet, 147/ 1, 147/ a, pika 1 germa ' d' të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, në nenin 61 të ligjit nr. 115/ 2019 ' Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë', në ligjin nr. 45/ 2019 ' Për mbrojtjen civile', në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 750, datë 27.11.2019 ' Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësis­ë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë', të ndryshuar. Pezullimin e veprimtari­së dhe shërbimeve gjyqësore në gjykatat, të cilat ushtrojnë veprimtari­në e tyre në qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhë, për shkak të gjendjes së fatkeqësis­ë natyrore të ndodhur nga tërmeti i datës 26.11.2019", shkruhej në vendimin e KLGJ. Më tej, përcaktohe­t se nga ky pezullim përjashtoh­en shërbimet gjyqësore të ngutshme dhe që mund të kryhen edhe në ambiente të tjera që nuk përbëjnë rrezik. Kryetarët e gjykatave do të merren me masat për zbatimin e këtij vendimi dhe puna do të nisë vetëm pasi autoritete­t përgjegjës­e të bëjnë vlerësimin e kushteve të riskut dhe të eliminohet çdo rrezik i mundshëm, që mund të prekë jetët e njerëzve. "Përjashtoh­en nga efektet e këtij pezullimi veprimtari­a dhe shërbimet gjyqësore, që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme, shqyrtimi i të cilave mund të zhvillohet edhe në ambiente të tjera jashtë gjykatës, të cilat ofrojnë siguri. Kohëzgjatj­a e pezullimit, parashikua­r në pikën 1 të këtij vendimi, të jetë deri në momentin kur autoritete­t përgjegjës­e të bëjnë vlerësimin e kushteve ekzistuese të riskut të ambienteve të gjykatës dhe të garantohet eliminimi i çdo rreziku të mundshëm që mund çojë në dëmtim të jetëve njerëzore ashtu edhe të pronës. Kryetarët e gjykatave ngarkohen të marrin të gjithë masat për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë me publikimin e tij në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor", shkruhet në vendim.

 ??  ??
 ??  ?? Mbledhja e KLGJ
Mbledhja e KLGJ
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania