Panorama (Albania)

U ARRESTUA PËR PËRHAPJE PANIKU, LIROHET XHULIANA ALIAJ

-

Meli kishte hapur faqen me emrin "Rilindja" dhe u kërkonte qytetarëve të solidarizo­heshin dhe të kontribuon­in në dy numra llogarie. Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se 30- vjeçari nuk ka folur në lidhje me akuzat ngritura. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës ka kërkuar masë më të lehtë. Në përfundim të relatimit të të dyja palëve, Gjykata vendosi të caktojë masën e sigurisë burg për 30 ditë dhe vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij.

ARRESTIMI Policia njoftoi në 28 nëntor se është arrestuar në flagrancë shtetasi Arjan Meli, 30 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë. "Ky shtetas, nëpërmjet rrjetit social ' Facebook', ka hapur një llogari me emrin ' Rilindje'. Në këtë faqe, ky shtetas ka postuar një status në emër të Kryeminist­rit, duke u bërë thirrje qytetarëve për solidarizi­m duke kontribuua­r në vlera monetare në dy numra llogarie, të cilat ky shtetas i kishte publikuar në këtë status. Theksojmë faktin se numrat e llogarisë ishin llogari private të këtij shtetasi dhe se

Gjykata e Durrësit ka lënë në masën e sigurisë "Detyrim paraqitje" Xhuliana Aliajn, e arrestuar disa ditë më parë për disa statuse që kishte bërë në "Facebook". Nën akuzën e "Përhapjes së panikut", e reja u vu në pranga nga Policia e Durrësit, ndërsa Gjykata këtë të hënë vlerësoi të ligjshëm arrestimin, por zbuti masën e sigurisë, duke e lënë në detyrim paraqitje. Avokati mbrojtës mohoi akuzat dhe pretendoi se arrestimi ishte i padrejtë. gjatë kësaj kohe të shkurtër qytetarë të ndryshëm kanë rënë pre e këtij mashtrimi, duke bërë derdhje shumash të ndryshme", njoftoi Policia ditë më parë. Policia bëri të ditur se në bashkëpuni­m me strukturat e tjera të Inteligjen­cës Financiare dhe të sistemit bankar kishin marrë masa për bllokimin e kësaj llogarie. Pas tërmetit shkatërrue­s që goditi vendin tonë në datë 26 nëntor, nuk kanë qenë të paktë rastet kur qytetarë të ndryshëm kanë dashur të përfitojnë nga situata e krijuar. Në Tiranë u vu në pranga edhe shefi i Komisariat­it të Rinasit, së bashku me dy persona të tjerë për përvetësim­in e ndihmave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania