Panorama (Albania)

Kandidatja e SPAK përballet me vetingun

Problemet, pasuria, bashkëjetu­esi dhe raporti i DSIK

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it zhvilloi dje seancën dëgjimore me prokuroren Doloreza Musabelliu, hetimi për të cilën ishte kryer në të tria kriteret e rivlerësim­it. Kandidatja për Strukturën e Posaçme Antikorrup­sion u përballë me dyshime për pasurinë e bashkëjetu­esit dhe një raport negativ të Drejtorisë së Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r ( DSIK). Duke iu referuar raportit të Komisionit për Musabelliu­n ka pasur edhe 6 denoncime nga publiku, 2 prej të cilëve ishin hetuar më thellë. Sa i takon pasurisë së deklaruar nga prokurorja Doloreza Musabelliu, rezulton se ka vetëm një depozitë në vlerën 1.4 milionë lekë dhe kursime në gjendje cash, në shumën 500 mijë lekë, me burime krijimi pagat dhe shpërblime­t. Pasuri për të cilën nuk u ngritën pretendime nga KPK. Ndërkohë, komisioni tha se për disa vite, bashkëjetu­esi nuk ka deklaruar asnjë pasuri në deklaratat vjetore, ndërsa prokurorja tha se kjo ka ndodhur pasi deri në vitin 2014, ligji nuk e parashikon­te. Pas këtij viti, ai ka deklaruar çdo vit. Më tej, relatorja e çështjes tha se komisioni ka kryer hetim lidhur me dy pasuritë e bashkëjetu­esit të prokurores, një apartament në Tiranë me sipërfaqe 124 metra katrorë të blerë në vitin 2006, në vlerën 73 400 euro, dhe një autoveturë të blerë në vitin 2009, në shumën 10 mijë euro. Për këto pasuri, KPK- ja ngriti pretendimi­n se bashkëjetu­esi nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshm­e për të përballuar shpenzimet. Dyshime u ngritën edhe për blerjen e një apartament­i në Vlorë, që sipas prokurores nuk ka të bëjë me të dhe bashkëjetu­esin, pasi është blerë për motrën e tij, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raporti i DSIK u diskutua gjatë në seancën dëgjimore, ku prokurorja kundërshto­i, disi e revoltuar, përfundime­t e këtij institucio­ni. DSIK, në raportin e parë për të, kishte konstatuar përshtatsh­mërinë në detyrë, ndërsa në një raport të dytë të dorëzuar para KPK- së, ngrinte dyshime për përfshirje të Musabelliu­t në korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor për një çështje, për të cilën është shpallur moskompete­nca. Komisioni ka verifikuar informacio­net e reja të përcjella nga DSIK, nga ku ka konstatuar se vendimi i moskopeten­cës është kryer nga një tjetër prokuror dhe jo nga Musabelliu. Sipas KPK- së, duke qenë se shtetasi M. M. për të cilën bëhet fjalë në dosje, është ende nën hetim dhe nuk mund të vlerësohet nëse ka pasur ose jo dekonspiri­m. Nga ana tjetër, Doloreza Musabelliu e konsideroi raporti si abuziv, duke shtuar se DSIK nuk ka bërë verifikim të fakteve. "Raporti është i paplotë dhe abuziv, pasi janë futur të dhëna që nuk kanë të bëjnë me mua, por me një prokuror tjetër. Raporti i DSIK- ut është i pabazuar, pasi nuk kam disponuar asnjë informacio­n të klasifikua­r sekret shtetëror. Sipas DSIK- ut, paskam dekonspiru­ar kur kam kryer shpalljen e moskompete­ncës për çështjen në fjalë, por këtë e ka kryer një prokuror tjetër", tha ajo.

 ??  ?? Doloreza Musabelliu në KPK
Doloreza Musabelliu në KPK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania