Panorama (Albania)

Zyrtarizoh­et nisma, nga 1 janari nis amnistia për rivlerësim­in e shtëpive

Detyrimi tatimor ulet në 2%. Tabela me çmimet minimale për Tiranën dhe 11 qarqe të vendit, shembujt për shtëpitë para dhe pas ' 93- shit

-

Situata në të cilën ndodhet vendi, nuk ka lëkundur aspak bindjen e qeverisë për rikthimin pas tre vitesh të amnistisë për rivlerësim­in e shtëpive.

E gjendur në mesin e pasojave që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit dhe me krizë të paralajmër­uar në buxhet, qeveria është duke parë çdo mundësi për të arkëtuar të ardhura, ndaj edhe ulja e detyrimit tatimor për rivlerësim­in, është njëra prej tyre. Amendament­i, siç edhe pritej, është depozituar dje në Komisionin e Ekonomisë nga kryetari i këtij komisioni, Arben Ahmetaj. "Unë e kam gati amendament­in për rivlerësim­in e banesave në Republikën e Shqipërisë. Zyrtarisht, amendament­i futet në sistem", tha Ahmetaj dje, teksa mori edhe aprovimin e ministres së Financave Anila Denaj. Rivlerësim­i i shtëpive do të nisë duke filluar nga 1 janari dhe do të zgjasë 9 muaj, që do të thotë deri në shtator të 2020ës. Ndryshimet në ligjin "Për rivlerësim­in e banesave" ulin detyrimin tatimor, sikundër ndodhi edhe tre vite më parë, nga 15 që është aktualisht në 2 për qind. Rivlerësim­i i shtëpive është mundësi për të gjithë ata që duan ta sjellin pasurinë në vlerat reale të saj, për ta shitur më pas. Gazeta riboton edhe një herë çmimet fiskale që aplikohen në Tiranë dhe në 11 qarqe të vendit, duke iu dhënë mundësinë qytetarëve t'i bëjnë vetë llogaritë. Në tabelë janë dy shembuj ilustrues për ata që kanë shtëpi para vitit 1993 dhe ata që kanë shtëpi të reja, pra pas vitit 1993. Si bazë për rivlerësim­in e shtëpive të para ' 90- ës, si edhe për apartament­et e reja, do të shërbejnë çmimet fiskale që aplikohen për zonën kadastrale në të cilën ndodhet objekti. Nga shumëzimi i kësaj vlere me sipërfaqen, del edhe vlera e sotme e banesës. Për shtëpitë e para ' 90, ka një specifikë. Për shkak të amortizimi­t, duke qenë se kanë kaluar gati tri dekada, nga shuma zbritet 30 për qind. Pra, vlera reale është 70 për qind e vlerës së dalë nga shumëzimi i sipërfaqes me çmimin fiskal minimal që aplikohet për metër katror. Pas viteve ' 90, janë ndërmarrë 3 amnisti për rivlerësim­in e shtëpive dhe trojeve. Qeveritë, përveçse si një mënyrë për të nxitur qytetarët dhe bizneset të deklarojnë çmimet reale të pasurisë së tyre, e kanë parë edhe si mekanizëm për të arkëtuar para. Ministrja e Financave, Anila Denaj, tha se prej saj parashikoh­en të arkëtohen 4 miliardë lekë ose rreth 40 milionë dollarë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania